Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, thirrje për largimin e Bashës
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edith Harxhi, nëpërmjet...
Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka një qëndrim të qartë kundër thirrjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, për të ushtruar funksione zgjedhore.
Kuvendi pritet të thirret në datat 28 dhe 29 prill, për herë të parë në historinë e PD-së, jo për një vendim politik apo ndryshime statutore, por për të zgjedhur strukturat e reja drejtuese, megjithëse këtë detyrë e ka ushtruar katër vite më parë dhe sot ende është një Këshill Kombëtar me mandat 4-vjeçar që përfundon në shtator 2018.
Lulzim Basha bëri thirrjen e Kuvendit Kombëtar për të zgjedhur strukturat drejtuese, megjithëse nuk ka zhvilluar ende zgjedhjet në bazë. Statuti i PD-së e përcakton qartë se zhvillohen zgjedhjet në seksione, grup seksione, kuvendet e degëve dhe më pas thirret Kuvendi Kombëtar, të cili i shtohen deputetët dhe personat që statuti u njeh mandatin.
Më pas është ky Kuvend, i cili zgjedh Këshillin Kombëtar dhe në finale është vetë ky Këshill që zgjedh strukturat drejtuese, sekretariatet dhe departamentet.
Në rastin konkret, Basha po thërret një Kuvend Zgjedhor, ndërkohë që këtë proces statutor, Kuvendi që po thirret e ka ushtruar katër vite më parë, dhe nuk ka të drejtë një Kuvend të zgjedhë paralelisht dy struktura.
Janë vetë përfaqësuesit e këtij Kuvendi të cilët duhet të votohen edhe një herë në bazë. Të marrin mandat përfaqësues, pasi kanë humbur dy procese elektorale dhe minimalisht duhet të votohen në bazë.
Pas zgjedhjes së Këshillit Kombëtar dhe strukturave të reja nga Kuvendi i vjetër, PD do të fillojë zgjedhjen e strukturave në bazë dhe në degë, pra duke rinovuar dhe rimandatuar anëtarët e këtij Kuvendi.
Kuvendi i ri nuk do të ketë çfarë detyre të ushtrojë, pasi i vjetri i ka dhënë Këshillit Kombëtar një mandat 4-vjeçar dhe e drejta e delegatëve të vendit për të zgjedhur strukturat e reja nuk do të zhvillohet.
Të gjitha këto dhe të tjera argumenta kanë bërë që ish-kryeministri Berisha dhe lideri historik i PD-së të mbajë një qëndrim kundër zgjedhjeve që do të zhvillojë ky Kuvend.
Burime të besueshme i thanë CNA.al se Berisha është qartazi kundër zgjedhjeve të strukturave të reja nga Kuvendi i vjetër i PD-së. Berisha qartazi ka mbështetur, idenë e zgjedhjeve në bazë pas përfundimit të analizës dhe më pas Kuvendi ashtu siç e kërkon statuti.
Thirrja e Kuvendit për ndryshime statutore ose çështje të rëndësishme politike, si forumi më i lartë i PD-së, quhet një hap normal dhe veprim politik nga Berisha. Ai kundërshton zgjedhjet të cilat parimisht sipas Berishës, janë në shkelje të statutit./ CNA.al
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edith Harxhi, nëpërmjet...
Ish- zv. ministrja e Jashtme në kohën e PD, aktualisht anëta...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Qeveria ka pranuar tashmë zyrtarisht se do të ndërhyjë në sk...
Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira t...
DASHI 21. mars – 20. prill Euforia juaj e tepruar sot mund ...
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jash...
Një 80-vjeçar është gjetur i pajetë në vendin e quajtur “Gur...
Federata e Hendbollit e Kosovës ka marrë vendim të papritur ...
Aksidenti i mbrëmjes së sotme në të cilin humbën jetën dy pe...
Politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviq, ishte kërcënuar ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka sulmuar qeve...
Pasi janë prangosur nga ana e forcave të Policisë së Prishti...
Një nga marrëveshjet më të komentuara në Kosovë ka marr fund...
Avokati Altin Goxhaj, ka vijuar me sulmet ndaj kryetarit të ...
Emisioni “ARENA” i Dritan Hilës, po trajton mbrëmjen e sotme...
Votiomin e Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, e ka përs...
Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në rubrikën “Opinion” në New...
Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar nishani, is...
Kryetarja e Bashkisë Sarandë Florjana Koka ka hedhur akuza t...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...