web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush është këngëtari që po sfidon Noizy-n me Ferrari dhe me jetën luksoze?

8 Mars 2018, 11:05, Lifestyle CNA

Noizy njihet si për hitet ashtu edhe jetën luksoze, por një emër mjaft i dashur për publikun shqiptar duket se po e sfidon në të dyja drejtimet.

Si ai dhe Ardian Bujupi njihen për të ardhura të mira dhe për pasionin për makinat  e shtrenjta.

Ky i fundit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve sot, pasi ka postuar një foto me një Ferrari të kuq.

Me siguri të gjithëve iu kujtua Noizy, i cili zotëron një makinë identike dhe ashtu si Ardiani, nuk nguron të “shesë mend” në rrjetet sociale.

Madje në fotot e tjera të postuara në Instagram, Ardiani shihet të ndërrojë shumë makina të shtrenjta, ashtu si Noizy.

Duke parë se ndajnë gjithashtu të njëjtin pasion edhe për orat e shtrenjta, mund të themi me plotë gojë se Adriani po sfidon “hapur” Noizyn,  për sa i përket jetës luksoze./CNA

 





Lajmet e fundit nga