web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetarja tregon arsyen pse ra 19 kg: Doktori i tha troç 'je e shëndoshë'

8 Mars 2018, 01:10, Lifestyle CNA

Instituti i Shëndetit Publik në Britani ngriti alarmin ditën e djeshme, duke njoftuar qytetarët se duhet të reduktojnë në mënyrë dramatike porcionet e ushqimit. Megjithatë sipas Sarah Vine, një gazetareje britanike që prej tetorit ka rrëzuar 19 kg, kjo është një filozofi e gabuar për të ndjekur.

?Nuk është mëngjesi prej 400 kalorish dhe dreka dhe darka nga 600 problemi. Por institute i Shëndetit Publik po harron thelbin. Rënia në peshë lidhet me atë që të shkon në mendje, po aq sa me atë që të shkon në stomak.?

?Askush nuk vendos të jetë obez. Përfundojmë aty për të tjera arsye, arsye që s?kanë lidhje fare me rrënjë komplekse sociale dhe kulturale. Ushqimi, veçanërisht ai me yndyrë apo sheqer, që ngacmon sensorët e kënaqësisë në tru, sigurojnë rehati dhe shërbejnë si një batanije ku mund të mblidhesh kur bota bëhet shumë për të duruar. Këtë po humbasin profesorët dhe politikanët.?

Vine vijoi të tregojë se njerëzit e lumtur nuk hanë dhe pamundësia për të ndaluar është e gjitha në mendjen e tyre. Njëjtë ishte edhe për të, deri në momentin që foli me doktorin e saj dhe ai i tha të vërtetat e pakëndshme në fytyrë.

?Sado e vështirë të jetë, ndonjëherë thënia e gjërave troç në fytyrë funksionon. Për mua funksionoi. Madje mund të më ketë shpëtuar jetën. ?

Ishte falë sinqeritetit të doktorit rreth peshës së saj që e shtyu t?i japë zgjidhje problem që e shqetësonte prej vitesh.

?Ma tha në fytyrë që jam e shëndoshë dhe unë pranova rekomandimin e tij për të rënë 19 kg, që në fund të fundit ishte një shqetësim i drejtë mjekësor nga ana e tij. Për të zgjidhur një problem duhet të pranoni fillimisht që e keni. Dhe për sa kohë shmangim termat ?i/e shëndoshë?, ?obez? dhe i kthejmë në ?plus-size? apo ?me forma?, asgjë e tillë nuk do të ndodhë.?

Vine tregon se për të rënë në peshë ka ndryshuar totalisht sjelljen e saj me ushqimin. S?ka më justifikime, ushqimi nuk është trofeu në fund të ditës apo arratisje nga realiteti, është burim energjie që duhet të përdoret me zgjuarsi./CNA





Lajmet e fundit nga