web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestimi i ish-efektivit grek për vrasje/ Artan Hoxha ironizon Ramën: Punë ka, por s'ka profesionistë

5 Shkurt 2018, 19:11, Aktualitet CNA

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka reaguar pas arrestimit të ish-efektivit të forcave speciale greke, Efthimiyou Efthimiyous, i cili dyshohet se është vrasësi 41-vjeçarit Devi Kasmi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Hoxha teksa ironizon kryeministrin Edi Rama, shprehet se, “këtu punë ka, por nuk ka profesionistë…”

“Kur kryeministri Rama tha:
?Ketu pune ka, por nuk ka profesionist…?
Ne ate kohe e pashe me dyshim, por sot i jap plotesisht te drejte. Rasti i ish-pjestarit te forcave speciale greke qe ishte punesuar si vrases me pagese ne Tirane eshte nje fakt i pakundershtueshem se te ne, jo se nuk ka pune, por nuk gjen profesionist…
Meqe jemi te fronti i punes, nje vend pune per profesioniste me pagese shume te kenaqeshme sapo eshte liruar, urojme te mos na e marrin shperblimin profesionistet e huaj…” /CNA.al





Lajmet e fundit nga