Tronditet Venezuela/ Dy tërmete të fuqishme godasin vendin, 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Zbardhet vendimi i Gjykatës së Tiranës që lejoi ekstradimin në Itali të Nezar Seitit, i konsideruar si financieri i grupit kriminal të vëllezërve Habilaj. Vendimi i datës 18 dhjetor 2017 me numër 1506, i cili u zbatua nga ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj në lejimin e ekstradimit, duket se konfirmon mungesën e kordinimit mes institucioneve në lidhje mekëtë rast.
Sipas togave të zeza, ekstradimi i Nezar Seitit, u lejua pasi në procesin e zhvilluar gjatë muajve nëntor e dhjetor 2017, në seancë gjyqësore nuk u paraqit asnjë dokument apo njoftim që të tregonte se ndaj Nezar Seitit, kishte një procedim penal të filluar në Shqipëri.
Në argumentimin e vendimit që lejoi ekstradimin, gjykata shprehet se e ka verifikuar edhe këtë fakt, por bazuar në provat e paraqitura në seancë, ka arritur në përfundimin se për të njëjtin fakt, ndaj shtetasit shqiptar Nezar Seiti nuk është dhënë një vendim i formës së prerë dhe nuk po zhvillohet ndonjë procedim penal në Republikën e Shqipërisë. ??se nga ana e prokurorisë u argumentua se nuk ekziston asnjë nga pengesat ligjore të parashikuara nga neni 491 i K. Pr. Penale, që do ta bënin të pamundur ekstradimin në Itali të shtetasit Nezar Seiti (Seitaj)??-thuhet në vendimin e gjykatës.
Mungesë koordinimi
Ky konstatim është bërë nga gjykata e Tiranës në dhjetor 2017 kur prokuroria e krimeve të rënda siç ishte njoftuar edhe publikisht, kishte të paktën një muaj që kishte regjistruar procedim penal ndaj shtetasve Nezar Seiti dhe Armand Kocerri, në lidhje me drogën e kapur në magazinat e grupit të Habilajve në Vlorë.
Pikërisht për shkak të mungesës së këtij koordinimi që ka sjellë si pasojë ekstradimin e Seitit në Itali edhe pse ndaj tij ishte dhënë një masë arresti për procedimin e nisur nga krimet e rënda, kryeprokurorja Arta Marku ka urdhëruar nisjen e verifikimeve për katër prokurorët që janë marrë me këtë rast.
Neni 491, pika ç, duket se ka qenë i zbatueshëm në këtë situatë pasi parashikon shprehimisht se ekstradimi nuk lejohet të bëhet kur ndaj shtetasit ka filluar procedimi ose kur ai është gjykuar në Shqipëri edhe pse vepra është kryer jashtë shtetit.
Katër prokurorët e proceduar
Dy nga prokurorët e dosjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të cilët kanë përfaqësuar akuzën në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër të arrestuarit Nazer Seitaj, i cilësuar nga prokuroria e Katanias, si financieri i grupit kriminal që drejtohej nga Moisi Habilaj, janë vënë në ndjekje disiplinore.
Bëhet fjalë për prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, të cilët sipas verifikimeve që kreu Drejtoria e Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka rezultuar se nuk kanë njoftuar prokurorinë e Përgjithshme por edhe nuk kanë pasur një komunikim me prokurorinë e Tiranës, e cila kishte në shqyrtim çështjen për ekstradimin në Itali të Nazer Seiti. ??ndalimi i shtetasit Nazer Seitaj është vlerësuar i ligjshëm nga Gjykata për Krime të Rënda dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurimit ?arrest në burg? me afat 20 ditë dhe në përfundim të këtij afati është caktuar masa e sigurimit ?arrest në burg?.
Kjo prokurori nuk ka asnjë komunikim në lidhje më çështjen as me Prokurorinë e Tiranës dhe as me Prokurorinë e Përgjithshme. Vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për vlerësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit i janë dërguar për zbatim Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve??-thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.
Veç dy prokurorëve të tjerë Arta Marku, ka urdhëruar ndjekje disiplinore për prokuroren Armida Hamiti (Moçka), e cila ka përfaqësuar akuzën në gjykatë, në dosjen e ekstradimit të Nazer Seitit.
Po kështu është kërkuar ndjekje disiplinore edhe për një tjetër prokuror të Tiranës, Shahin Pashën. Njëherësh në njoftim thuhet se Arta Marku ??ngarkon Drejtorinë e Studimeve pranë Prokurorisë së Përgjithshme të studiojë rastin dhe të nxirren udhëzimet me karakter të përgjithshëm për të njehsuar praktikat në procedurën e ekstradimeve dhe më gjerë nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm??. Nezar Seiti, i njohur ndryshe si financieri i grupit “Habilaj” për trafikun e drogës Shqipëri-Itali u ekstradua para dy ditësh në Itali.
Nezar Seiti bënte shpërndarjen e parave mes anëtarëve të bandës, para këto të fituara nga trafiku i kanabisit. Drejtësia italiane shpalli në kërkim Seitin, pas hetimeve nga prokuroria e Cattanias për grupin Habilaj, ku në tetor 2017 u shkatërrua grupi kriminal me në krye Moisi Habilajn. Nezar Seiti u arrestua në Babicë Vlorës me 19 tetor të vitit të shkuar, gjatë një operacioni antidrogë ku u sekuestruan afërsisht 4 ton kanabis./shqiptarja.com
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, së bashku ...
Ajo njihet si “vajza e 500 trëndafilave”, dhurata që i bënte...
Nuk është vetëm dëmtimi i traktit tretës problemi kryesor i ...
Arratia e tretë e Edi Ramës!Të dashur miq, Edi Rama dje mori...
Mjekët e quajnë atë “efektin e fundjavës”. Pacientët të shtr...
Thuhet se antenat gjigande të kompanive celulare ose jo vetë...
Një 27 vjeçare punonjëse policie në komisariatin e Kuçovës k...
I ftuar sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ishte Leonard...
Çështja vazhdon ai, është masive dhe cënueshmëria kaq thell...
Rritja e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë por jo ...
Operacioni “Night Off” i karabinierëve të Livornos arrestoi ...
Më 28 janar të vitit 1936, 81 vite më parë, lindi poeti dhe ...
Ismail Kadare kishte thënë se e ka kritikuar Ibrahim Rugovën...
Një vajzë pesëvjeçare është sulmuar nga gjarprinjtë helmues ...
Ashtu si kjo fundjavë edhe fillimi i javës tjetër do të jetë...
Një vit e dy ditë pasi Italia fashiste kishte hyrë në luftë ...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvilllimit Rural, z. Niko Peleshi ...
A është qeni miku më i mirë i njeriut? Me sa duket po dhe kë...
Kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira falenderoi ...
Pas votimit pro Brexit, dhe pasi hoqi dorë nga posti i krye...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...