Helmimi i kursantëve në Akademinë e Sigurisë/ "Zgjohet" AKU
Pas nisjes së hetimeve nga Policia dhe Prokuroria, është z...
Pas nisjes së hetimeve nga Policia dhe Prokuroria, është z...
Viti 2017 ka nisur me protesta edhe është mbyllur protesta. Për tre muaj me radhë në fillim të vitit opozita, ngriti çadrën para Qeverisë, duke kërkuar largimin e saj dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.
E gjithë kriza politike, pavarësisht krisjes PS-LSI, u mbyll me marrëveshje mes Ramës dhe Bashës, marrëveshje e cila duket se qëndron ende.
Zgjedhja e ish kreut të LSI ?së, Ilir Meta, President dhe zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, ishin dy ngjarje të tjera politike që patën vëmendjen e ndërkombëtarëve.
Ndonëse doli humbës nga zgjedhjet e 25 qershorit, Lulzim Basha, sërish garoi për kreun e PD ?së, me 22 korrik 2017. Por, rizgjedhja e tij, pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit ishte një zhgënjim për pjesën më të madhe të demokratëve, të cilët i faturojnë përgjegjësitë, drejtpërdrejt Bashës për humbjen në zgjedhje.
Reforma në drejtësi, rasti ?Tahiri? dhe zgjedhja e Kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, në kushtet e ?luftës?, janë tre ngjarje që kulmojnë vitin 2017.
Fundi vitit, është mbyllur me protesta, të cilat nisën nga opozita në shenjë kundërshtimi, për zgjedhjen e Kryeprokurores e më pas ishin naftëtarët ata që dolën në rrugë, për mosmarrjen e pagave.
1.Protesta e opozitës në bulevard
Opozita e ka nisur vitin 2017 me protesta.
Lidhjet e qeverisë me drogën dhe krimin, zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por edhe çështje të tjera si shëndetësia, arsimi apo korrupsioni, kanë qenë disa nga arsyet që e nxorën opozitën në rrugë.
Për tre muaj me radhë opozita qëndroj në sheshin përpara kryeministrisë duke kërkuar largimin e Qeverisë si kusht për garantimin e zgjedhjeve të lira në Qershor.
2.LSI ?braktis? Ramën
Në 3 Prill, LSI ofrohet e gatshme të lërë postet e saj në qeveri, ndërsa vuri në pikëpyetje vazhdimin e koalicionit me socialistët dhe ?kërcënoi? që opozitës t?i jepen të gjitha garancitë e mundshme që të hyjë në zgjedhje.
3.lir Meta u zgjodh President, pasi Parlamenti dogji 4 raundet e para pa kandidatë
Më 28 prill 2017, Ilir Meta është zgjedhur Presidenti i Republikës së Shqipërisë me 87 vota pro dhe 2 kundër.
Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila në atë kohë ishte në protestë jashtëparlamentare prej disa javësh, ishte deklaruar kundër kandidaturës së Metës.
Kandidatura e Metës u paraqit me shkrim në seancën e datës 28.04.2017 në Parlamentin e Shqipërisë nga 23 deputetë. 48 vjeçari Meta u zgjodh President në përpjekjen e katërt radhazi të Parlamentit për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë.
4.Marrëveshje mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit demokrat Lulzim Basha
Më 18 maj 2017, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD ?së, Lulzim Basha nënshkruan një marrëveshje politike, ku konfirmuan vullnetin e tyre për dialog të drejtpërdrejtë si shprehje e domosdoshmërisë për një nivel të ri të dialogut politik në vend.
Në këtë kuadër, palët u angazhuan për institucionalizimin e dialogut mes kryetarit të mazhorancës dhe kryetarit të opozitës si dhe u krijua qeveria teknike me emrat e Bashës.
Angazhimi i palëve për zgjedhje me standarte demokratike ishte pjesë thelbësore e kontributit të përbashkët dhe të vazhdueshëm të palëve në kuadër të çeljes së negociatave dhe perparimit të vendit në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
5.Zgjedhjet e 25 qershorit 2017
Më 25 qershor në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet parlamentare, ku morën pjesë 18 parti politike.
Në këto zgjedhje morën pjesë në votim 1.613.087 zgjedhës, ose 46,72 për qind e numrit të përgjithshëm, ndërsa numri i përgjithshëm i votave të vlefshme ka qenë 1.580.778.
Pas numërimit të votave u konstatua se: Partia Socialiste kishte marrë 48.33% të votave, e përkthyer në 74 mandate deputetësh në Parlamentin e ri 2017-2021.
Partia Demokratike kishte marrë 28.81% të votave, që të përkthyera në numër deputetësh përbëjnë 43 mandate.
Lëvizja Socialiste për Integrim kishte marrë 14.28%, pra 19 mandate deputetësh. Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet kishte marrë 3 mandate deputetësh. Partia Social Demokratike kishte marrë vetëm një mandat.
6.Gara për kreun e PD -së
Eduard Selami dhe Lulzim Basha në datën 22 korrik 2017, garuan për të marrë mbështetjen e anëtarësisë në një proces që do të administrohej, nga një komision prej 7 anëtarësh.
Pjesëmarrja e demokratëve në votim ishte shumë e ulët, ku gati gjysma e anëtarësisë nuk mori pjesë.
Rizgjedhja e tij, pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit ka qenë një zhgënjim për pjesën më të madhe të demokratëve, të cilët i faturojnë drejtpërdrejt përgjegjësitë Bashës për humbjen në zgjedhje.
7.Reforma në drejtësi
Reforma në drejtësi ka përplasur pozitë-opozitë, për një kohë të gjatë, pasi ndryshimet kushtetuese preknin të inkriminuarit e politikës.
Duke qenë se politika ishtë mbërthyer nga ngërçi, në muajin qershor të këtij Ambasada Amerikane, dha alarmin e shqetësuar për vonesat që po bëheshin në zbatimin e një prej ligjeve kryesore të Reformës në Drejtësi, ligjin e Vettingut.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Ambasada mbështeti deklaratat e bëra nga krerët e 3 partive më të mëdha në vend (PS, PD dhe LSI) të cilët shprehen se ?Vettingu duhet të ecë përpara?.
Në muajin korrik Kuvendi ka miratuar reformën në drejtësi, ku 140 deputetë votuan pro ndryshimeve kushtetuese
Si rrallë herë Kuvendi ishte i mbushur plot me deputetë, të cilët miratuan nen për nen reformën historike në drejtësi.
8.Rasti Tahiri
Publikimi i dosjes së përgjimeve të kryera nga autoritetet italiane të bisedave të anëtarëve e organizatës italo-shqiptare që merrej me trafikun e drogës mes dy vendeve, ka nxjerrë në dritë emrin e ish ministri të Brendshëm Sajmir Tahiri.
Moisi Habilaj, njëri prej të arrestuarve, i cili rezulton të ketë një lidhje faresfisnore me zotin Tahiri, e përmend këtë të fundit në disa raste gjatë bisedave të tij.
Habilaj flet për shuma disa miliona euroshe që sipas tij Saimiri ?kishte siguruar vetëm në një muaj? dhe se atij nuk i mjaftonin ?as 20 milion euro për fushatat elektorale?.
Në raste të tjera përmendet një shumë prej ?30 mijë eurosh që duhet t?ja jap atij?, apo dhe për dhurata disa mijëra eurosh ?për gruan dhe nënën e Sajmirit?.
Për opozitën, e cila që para dy vitesh kishte denoncuar lidhjet e dyshuara të zotit Tahiri me Habilajt, ish ministri është vetëm një ndërmjetës në lidhjet që sipas saj ka kryeministri me grupet kriminale.
9.Zgjedhja e Kryeprokurores në tym dhe flakë
Kryeprokurorja e re e përkohshme Arta Marku u zgjodh mes protestave të dhunshme dhe sherreve në Parlament.
Mes tymit dhe revoltës së deputetëve të opozitës, Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi vetëm me votat e mazhorancës, prokurorin e ri të përgjithshëm, në një post të përkohshëm.
Ndërkohë në ambientet e jashtme të Parlamentit, dhjetra protestues kishin dalë për të kundërshtuar këtë proces.
Arta Marku do të mbajë këtë post, duke zëvendësuar kështu kryeprokurorin Adriatik Llalla.
10.Protestat e opozitës dhe naftëtarëve
Ditët që Kuvendi do të zgjidhje Kryeprokuroren e përkohshme, opozita përshkallëzoi veprimet e saj me protesta jashtë sallës së Kuvendit.
Deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit, duke mos lejuar vijimin normal të punimeve të seancës plenare, ndërsa jashtë ambienteve të Kuvendit, vijoi protesta e opozitës, së cilës iu bashkuan edhe deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Pak ditë më pas, në fund të muajit dhjetor, naftëtarët e rafinerisë së Ballshit para Ministrisë së Energjisë protestuan për mosmarrjen e pagave.
Ndryshe nga protesta e opozitës që nuk pati rezultat, protesta e naftëtarëve, pati rezultat, pas premtimit dhe marrjes së pagave./CityNews
Fituesi i një llotarie marramendëse që e “detyroi” të shkont...
Festat e fundvitit krahas festimeve, koha ka provuar që regj...
Viti i ri 2018 ka mbërritur në Zelandën e Re.Një spektakël ...
Edhe pse është ende në një moshë të re, ajo ka arritur të ko...
Me rastin e festave të fundvitit, presidenti i vendit, Ilir ...
Moderatori i “Fiks Fare”, Devis Muka shkakton shpeshherë zhu...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Në një dalje për mediet, drejtori i rendit, Albert Dervishi,...
Të gjithë kanë zënë të paktën një herë morra në jetën e tyre...
Një bandë e trafikut të drogës që drejtohej nja një shqiptar...
Të gjithë e mbajmë mend surprizën që Xhensila Myrtezaj i bër...
Gent Zenelaj ka qenë një nga personazhet e ftuar në emisioni...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Një ndër personazhet e thumbuar këtë fundvit nga “Mamathumbi...
Shefi i Komisariatit të policisë Rrugore Tiranë, Erion Ahmet...
Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një shtetas të shpallur...
“Epoka e akullit” pritet të vijë shumë shpejt. Ky është para...
Prej 2 muajsh Era Kabila ndodhet në pavionin e Onko-Hematolo...
Sigurisht, çdo mashkull do ti vërente me kujdes “detajet” fe...
Mëngjesin e ditës së sotme automjet tip “Audi” është përfshi...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...