web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Agron Gjekmarkaj/ Ta shohësh Trampin si diversant

25 Dhjetor 2017, 11:37, Aktualitet CNA

Në Shqipëri po hedh shtat një tezë, e cila meriton disa epitete.

Mund ta quash idiote dhe nuk gabon aspak. E përcakton si qesharake e në të drejtë të zotit je. Por, më shumë se kaq ajo është instrument i propagandës politike, për të justifikuar disa qëndrime, siç ishte së fundi ?vota e gabuar? në OKB, kundër qëndrimit amerikan për Jeruzalemin. Të mos ngatërrojmë Trampin me Amerikën është formulimi i saj.

Presidenti amerikan nga ndokush në Tiranë konsiderohet si kulak apo diversant, një aksident dhe gomarëri e popullit amerikan që e zgjodhi.

Kjo prepotezë provinciale gjykimi s?do kallauz. Të kujton familjet e dëshmorëve të dikurshëm, kur prej tyre dilte ndonjë cipë plasur dhe arratisej.

Natyrisht dënohet ikanaku me fjalë dhe me gjeste, por ruheshin dëshmorët. Kjo po i ndodh Donald Trampit në Tiranë, ku populli amerikan konsiderohet si familje me biografi të mirë, por ai aha.. faqja e zezë që do të kalojë shpejt dhe qytetarët amerikanë do ta gjejnë udhën e duhur.

Gjithë kjo urdi arsyetimesh, drocka të një mentaliteti ?anti-imperialist?, bëhet për të justifikuar qëndrimin e Edi Ramës në lidhje me Erdoganin.

Guxojnë propagandistët të bëjnë diverstonim me qëllime lokale se në Amerikë, sikur nuk ndikojnë shumë, duke thënë se presidentët Klinton, Bush dhe Obama, ishin president për kokë presidenti e të tilla gafa diplomatike si kjo e Jeruzalemit nuk i bënin kurrë.

Edhe kjo një rrenë e pastër, se edhe ata e deshëm ta kryenin, por u mbet rrugës. Trampi tregoi me vendosmëri. Duke gjykuar nga ndihma e madhe që SHBA i ka dhënë kombit tonë në epoka të ndryshme  me të drejtë vota kundër solli  pështjellim dhe preokupim.

Madje,  guximi ka ylberin dhe u bë grua e përgjithshme. U tha se tani jemi më europianë dhe më pak servilë. E kundërta është e vërtetë. Jemi më besëprerë (dhe besa nuk është vetëm kanunore, por në themel të qytetërimit evropian) dhe bukëshkalë dhe natyrisht shumë më servilë ndaj dikatorit të ri të Azisë.

Mbase është moment ti kërkohet falje Sali Berishës për qëndrimin e tij vite më parë ndaj Erdoganit, kur ai tha nuk kam njohur asnjë turk që të mos thotë se kam gjak shqiptari.

Të murrëtyerit plot zjarr oksidental nga goja, gjuajtën mbi këtë thënie dhe autorin e saj.

Natyrisht Berisha në këtë rast  mund të akuzohej për racizëm antiturk dhe jo për gjë tjetër. Po, kaq i duhet njohur merita e qëndresës, kur me ngulm i kërkua të sfidonte Amerikën për një votim të ngjashëm për çështjen e  Palestinës.

Natyrisht akuzat politike se Edi Rama është antikombëtar e plot thënie të këtij soji janë gjepura pazari për topat e zbrazur të opozitës. Personalisht nuk mendoj se Basha apo Kryemadhi, përfshi këtu Tritan Shehun dhe Petrit Vasilin ta duan më shumë vatanin.

Por, që Edi Rama me këtë votim ka shkaktuar një tollovi dhe një dëm të madh me aleatin kryesor, kjo s?ka pikë dyshimi. Si do ta rikuperojë vështirë të thuhet. Ata që i thonë u tregove trim.. u tregove europianist.. bravo, sfidove Trampin, ose kanë ndonjë hall të madh dhe po i gjenden në një ditë budallallëku që merr formën e fajit kundër vendit, ose trashëgojnë urrejtje ideologjie, patoligjike, gjyshërish dhe etërish ndaj Amerikës.

Ka ndonjë analist, pse jo serizoz, të pavaruar logjik, pothuaj 350 ditë të vitit, kur Rama për 15 ditë, sidomos kur Rama është në ditë të gazepit, falë gjykimeve të gabuara apo shtrëngimeve misterioze për ne, siç ishte vota në OKB, i gjenden në krah duke thyer çdo rregull të perceptimit, përtej faktit kush e bën atë, një fëmijë apo një i moshuar. Do të ishte më mirë ta lëvdonin 350 ditë dhe ta shanin 15, me kushtin që të mos nan i cënojë marrëdhëniet me amerikanët.

Se çfarë bën me Sajmir Tahirin, Ilir Beqajn, Ogerta Manastirliun dhe të tjerë vartës të tij nuk ka peshën e një vote antiamerikane. Pastaj presidenti Tramp nuk mund të gjykohet me të njëjtët instrumente.

Marrëdhënia e Shqipërisë me SHBA-të nuk është diatribe e përditshme politike e Edi Ramës me Lulzim Bashën e Monika Kryemadhin. Gjithashtu sa ndodhi përfshiu në këtë histori edhe presidentin Meta.

Në dukje letra e tij që i kërkonte falje Trampit e bënte qesharak shtetin tonë.

Në fakt pa u shkruar ato rreshta, ne kemi plot shfaqje komizmi,  në çdo qoshe këndvështrimi shtetëror. Përtej këtij opinioni, letra e Metës, thotë një të vërtetë që ajo  votë nuk reflekton vullnetin e popullit shqiptarë.

Qeveria bën mirë të jetë në sintoni me këtë vullnet dhe njëkohëshisht të shkurajojë propagandistët që e trajtojnë Trampin si diversant e kulak.

Këtë jo se mërzitet apo shqetësohet Trampi. Anjë qime nuk i shkulet në asnjë vend të trupit, por ne sigurisht kjo tallava na bën gazin e botës dhe na lë pa miq. Në këtë rast pa mikun kryesorë./CityNews

 





Lajmet e fundit nga