E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Nga ARTUR AJAZI
Prej vitesh, politika dhe shoqeria civile po çirren (në momente të veçanta si gjithmonë) duke kërkuar me forcë ?hapjen e dosjeve të diktaturës, hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit?. Dhe fakti është se politika dhe më së shumti ndonjë kryetar partie, hapjen e ?dosjeve? të sigurimit të shtetit e kërkojnë ose në pragun e zgjedhjeve elektorale, (si PD e Lulit ) ose në raste krizash të stisura parlamentare, si në rastin e fundit kur u përdor hapur fare dhuna në ditën e zgjedhjes së kryeprokurorit të përgjithshëm të përkohshëm.
Pavarësisht se dosjet e sistemit të kaluar, duheshin hapur vite më parë (edhe pse me vonesë) shqiptarët duhet të dinë kush kanë qenë kalecët e dikurshëm, sekretarët e dikurshëm, të rekrutuarit e dikurshëm, njerëzit e përdorur nga diktatura, pasi konsiderohen gjëra të domosdoshme për demokracinë, për të sotmen dhe të ardhmen e shoqërisë shqiptare. ?Të hapen dosjet, pse nuk hapen dosjet ? thotë shpesh PD, edhe pse në 8 vite qeverisje nuk u ndje fare, por si do të hapen dhe nga kush, dhe përse nuk u hapër për kaq vite rresht ato ? Në rast se do të ishin hapur, jam i sigurtë se 2/3 e PD do të kishin rezultuar ?të infektuar? nga ish-sigurimi shtetit, dhe që sot janë aktorë aktivë në skenën politike shqiptare. Hapja e dosjeve natyrisht do të përmbyste mjaft raporte dhe piramida politike, majtas dhe kryesisht djathtas, që prej 27 vitesh , janë personazhe të skenës politike, akademike, dhe pse jo edhe mediatike.
Duke dashur të përligjë luftën klasore dhe klanore dhe aspak politike mbi normat e demokracisë, shpesh opozita e sotme e Lulzim Bashës, hapjen e dosjeve e ka shfrytëzuar si ?shkakun e luftës edhe brënda llojit?, madje e ka përdorur edhe në rastin e hartimit të listave të fundit për zgjedhjet e 25 qershorit . Në këto vite, ne si popull kemi jetuar histori të ndryshme, të një tranzicioni demokratik të vështirë e të stërgjatur, me ngjarje të dhimbshme dhe pak të buklura, dhe kjo për fajin e politikës së dirigjuar shpesh nga ish-sigurimsat, ish-sekretarët apo dhe të përkëdhelurit e tyre.
Vetëm 4 vjet pas triumfit të demokracisë në Shqipëri (pas vjedhjes së parave në firmat piramidale) u hapën depot e armëve, shteti ra si karton, vendin e mbërtheu kaosi, rrëmuja, anarkia, vrasjet e grabitjet, derisa erdhën ?kaskat blu? dhe vendosën shtetin me tanke e ushtrinë e tyre. Liria ka qenë dhe mbetet thelbi i shpirtit dhe i mendjes, pasi atje ku nuk ka liri, mendja dhe shpirti mbarojnë së qenuri, dhe populli edhe mund të shuhet. Demokracia sistemi ku ne sot jetojmë, është sistem vlerash dhe jo antivlerash, ndaj edhe shqiptarët, duhet të përcaktojnë vlerat morale të tyre bazuar në vlerat e qytetërimit perëndimor.
Politika në 27 vjet e ka përdorur siç ka dashur popullin, duke e orientuar herë nga ?hapja e dosjeve?, herë nga ?rikthimi diktaturës? duke bërë gogolin për të mbuluar gjithçka të keqe që ka bërë gjithmonë që ka pushtetin. Sikur të mos mjaftonte Berisha, edhe pas ardhjes së Lulzim Bashës në krye të PD, kryefjala e çdo fushate dhe krize të stisur parlamentare ka qenë ?hapja e dosjeve? apo ? sigurimsit dhe etërit e bijve të diktaturës?. Fjalë sa pa kuptim, aq edhe të padenja për një kryetar të një partie të djathtë, që pavarsisht se e di fare mirë se gjysma e atyre që ka pas vehtes kanë lidhje të afërt, apo të largët me sigurimin e shtetit, sërish e përdor si ?kartë afrimi? me ish-të përndjekurit apo për të marrë ca vota më shumë.
Por le ti lemë pas ?dosjet e sigurimit të shtetit?, dhe le ti hedhim sytë tek dosjet e demokracisë, apo tek dosjet e SHISH-it. Dhe ato nuk janë pak, por me qindra të mbushura dhe të arkivuara me emra dhe bëma politikanësh, të mbushura me skandale financiare dhe kombëtare, duke nisur qysh nga 1992 deri sot, me ngjarje të hidhura, që lidhen me shkatërrimin e shtetit, vjedhjen dhe shitjen e pasurive kombëtare, vjedhjen e thesarit shtetit, privatëzimin e sektorëve të ekonomisë, shitjen e trojeve dhe gjithçkaje shqiptare për tu pasuruar nxitimthi padrejtësisht, duke shkelur të gjitha ligjet kushtetuese.
Në 27 vjet dosjet e Shërbimit Informativ Shqiptar, janë të mbushura me emra të politikës antikombëtare, janë mbushur me tmerre dhe krime njerëzore dhe mjedisore, për të cilat do të duhen shekuj për ti rehabilituar. Dosjet e SHISH, nuk mund të krahasohen kurrë me dosjet e ?sigurimit të shtetit?, për natyrën, llojin, dhe numrin e krimeve dhe paligjshmërisë së atyre që drejtuan dhe qeverisën vendin duke mbushur edhe dhomat me miliona dollarë dhe miliona euro të shqiptarëve. Politikanët mëkatarë asnjëherë nuk e zënë në gojë dhe asnjëherë nuk kërkojnë edhe hapjen e dosjeve të shërbimit sekret, që kanë mbushur dhomat e arkivit, dhe që një ditë duhet të happen. Duhet të hapen, për tu treguar shqiptarëve, kush u vodhi kursimet në banka dhe firma piramidale, kush u vodhi dhe kush u pasurua me pasuritë kombetare, kush u grabiti trojet , pasuritë e nëntokës, maleve, dhe detrave, apo edhe kush u pasurua duke shitur shpesh edhe identitetin dhe simbolet kombëtare.
Duke përdorur shpesh si kartë mbrojtëse gjoja ?hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit? politika djathtiste kërkon të mbulojë me plurin e harresës dosjet e SHISH, kësaj strukture inteligjente shtetërore, e cila pavarsisht se është munduar të mbahet nën tutelë, nuk ka munguar të mbushë dhe arkivojë gjithçka lidhet me paligjshmërinë e milionerëve të politikës.
Policia e Vlorës raporton se ditën e sotme ka sekuestruar dy...
Duke bërë një përshkrim të vështirësive, por dhe të punës ko...
Pa përfillur fare dy reagimiet e ashpra të ardhura nga ambas...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Gr...
Në dhjetor të vitit të kaluar, kur ishte në epiqendrën e vor...
Sulmet e paprincipta të Hektor Peçit ndaj Isuf Kalos dhe aku...
Kryeministri Edi Rama, nga viti 2009, vit kur kandidoi për h...
Skicat e fustanit të nusërisë së Meghan Markle janë zbuluar....
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka qënë një nga ku...
Anna Nordstrom, vajza e biznesmenit të ndjerë Vehbi Veliaj, ...
Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, në një intervist...
Nëse iPhone juaj 6 ose 7 filloi të kishte probleme në fillim...
(Ose një përpjekje modeste për të gjetur Jeruzalemin tonë)Je...
Polica çeke neutralizoi një bandë hajdutësh shqiptarë të spe...
Nuk duhet domosdoshmërisht që të vijë vera në mënyrë që Enca...
Sapo ka arritur 6 milionë ndjekës në Instagramin e saj shumë...
Juliana Paes është një ndër aktoret më të njohur të shtetit ...
Ushtari i Koresë komuniste të Veriut, i cili u arratis para ...
Pasi jetuan larg njëri tjetrit për afro një vit, më në funt ...
Ish-ministri i Jashtëm gjatë qeverisë Berisha, ka befasuar m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...