web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-deputetja e PD-së, i "qahet" Metës dhe Donald Lu/ PS s'më merr në punë

30 Nëntor 2017, 17:05, Aktualitet CNA

Ish-deputetja e PD-së në qarkun e Elbasanit, Arbjola Halimi ka publikuar letrën e hapur drejtuar presidentit Ilir Meta dhe ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, të cilët i vë në dijeni të vendimit të Universitetit të Elbasanit për të mos e pranuar si pedagoge. Halimi thekson se ka punuar në këtë universitet përpara se të bëhej deputete dhe ligji e kërkon që ajo të rikthehet në të njëjtën punë pas përfundimit të mandatit.

Por kjo kërkesë është refuzuar nga rektori i Universitetit dhe ish-deputetja hedh disa dyshime që lidhen me aktivitetin e saj politik.

Halimi njofton gjithashtu se ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka refuzuar ta presë në takim dhe i ka vonuar gati 20 ditë animimin për këtë çështje.

Reagimi:

Leter e hapur,

Drejtuar:

Presidentit te Republikes, Z. Ilir Meta (ne cilesine e institucionit qe dekreton titullarin ne fjale)

Ambasadorit Amerikan, Z. Donald Lu (ne cilesine e institucionit qe ndjek me interes te vecante zhvillimet ne kete vend).

Shenim: Kjo nuk eshte nje kuje per nje hall personal pasi per kete i jam drejtuar gjykates, por nje kuje per nje hall te madh social.

Elbasani, Bandat, Une dhe Lufta Politike.

I nderuar President i Republikes, I nderuar Z. Ambasador i SHBA, pas mbarimit te mandatit tim si Deputete e Qarkur te Elbasanit, ne shtator te ketij viti une ju drejtova me nje shkrese (sikurse te gjithe koleget e mi te rikthyer tashme) Rektorit te Universitetit te Elbasanit, per rikthim ne vendin tim te meparshem te punes. Theksoj se kjo kerkese mbeshtetej thellesisht ne ligj ( ligji per statusin e deputetit).

Jo vetem qe nuk u riktheva por:

Ne te gjithe kete histori une e kam te pamundur te besoj se eshte thjesht nje afere e nje vendi pune dhe se goditja ndaj meje eshte thellesisht politike.

Per me konkretisht, Pseudo Rektori aktual ( i zgjedhur pa kandidate perballe) rastis te jete nga Peqini. Une me ?Peqinin? i kam pasur ca halle pasi kandidonim ne te njejten zone dhe vijme nga i njejti komunitet. Se dyti, ne zgjedhjet e 25 qeshorit binomi PS-PDIU u be i pandashem. Se treti, juristja aktuale ne UE eshte ish juristja e Qazim Sejdinit, me lidhje edhe sot ndersa ai i financon qendren qe ajo ka ngritur per femije. E mesuar gjithashtu me qelite. Se katerti, theksoj se nuk kam pasur kurre nje konflikt personal me titullarin ne fjale. Nuk kam dyshimin as me te vogel se gjitha kjo eshte nje Bande e Organizuar Kriminale e Politike. Per ta argumentuar: Ku e gjen guximin nje Rektor te shkele ligjin nese nuk ka mbeshtetje nga lart? Ku e gjen motivimin po ashtu? Cili eshte ai Universitet qe refuzon te ktheje ne pune nje ish deputet kur te gjithe vendosen ne gare ti mbajne? Rast unik i padegjuar dhe ndodh ne Elbasan.

I nderuar President i Republikes, I nderuar Ambasador, pyetja qe kam une eshte se a eshte normal nje shtet i tille? A jemi duke bere perparime Z. Ambasador? Kur nje ish deputet trajtohet ne kete menyre cfare ndodh me njeriun e thjeshte? Ate te thjeshtin fare, qe nuk e njeh askush e nuk njeh askend. A mjafton ligji per ti luftuar bandat qeverisese?

I nderuar Z. Ambasador duke besuar ende por fare pak se drejtesia mund te kulmoje dhe se ende mund te kete shprese ne kete vend, shpresoj qe ajo Reforma ne Drejtesi qe votova me doren time te jete vertete e tille./CityNews





Lajmet e fundit nga