Krimi në Maliq, Lamallari dhe Hita nisen drejt Korçës/ Ministri tregon gjendjen e efektivit të plagosur
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në një lokal me muzikë live në aksin rrugorë Korçë-Dishnicë, ku në drejtim të një lokali me muzikë live, është qëlluar me armë zjarri
Burimet policore thanë se është arritur të identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.
Të njëjtat burime bënë të ditur se është arrestuar në flagrancë babai i njërit prej tyre, pasi në lokalin në pronësi të tij, kishte kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, si edhe posedonte lëndë të dyshuar Cannabis Sativa dhe municione.
Policia e Korçës njofton:
Më datë 25.11.2017, në aksin rrugor Korçë-Dishnicë, jemi njoftuar së në drejtim të një lokali me muzikë live, është qëlluar me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë.
Nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasit A.Qiraxhi, 23 vjeç dhe shtetasi A.Babani, 18 vjeç, së bashku me disa shtetas të tjerë bashkëpunëtorë të dyshuar të tyre, janë pozicionuar me dy automjete përpara lokalit dhe kanë goditur me dy armë zjarri tip kallashnikov dhe pistoletë, në drejtim të këtij të fundit.
Këta shtetas më pas kanë hyrë në lokal dhe kanë goditur me mjet të mprehtë shtetasin A.K dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A.L, (pronari dhe administratori i lokalit). Shtetasi A.K, ka marrë mjekim në Spitalin e Korçës dhe nuk ka probleme për jetën. Motivi i kësaj ngjarje dyshohet të ketë qenë një konflikt i vjetër për motive të dobëta, ndodhur midis këtyre personave.
Policia e Korçës me të gjitha strukturat në varësi të saj, janë vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar të ngjarjes, si edhe kanë ngritur grupe të shumta kontrolli për krehjen e zonës.
Nga kontrollet e kryera në afërsi të fshatit Lubonjë, janë gjetur të braktisura të dyja automjetet tip “BMW” me targa AA848FG brenda të cilit u gjetën shkopinj druri, një sopatë dhe dy gjerdanë me fishekë dhe mjeti tip “BMW” me targa AA 267ND të cilat ishin përdorur nga autorët.
Forcat policore vijuan me krehjen e territorit në fshatrat përreth.
Në vijim të veprimeve proceduriale, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentin lokal dhe kamping në pronësi të shtetasit Feridon Babani, babait të njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, në vendin e quajtur ?Rezervuari i Gjançit? janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 44.6 gramë lënde e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, municione luftarake, aksesorë dhe mjete të ndryshme për përdorim të lëndëve narkotike. Gjithashtu në të gjitha këto ambjente janë konstatuar edhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Nga strukturat e Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Feridon Babani, 53 vjeç, për veprat penale : ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit? ?Vjedhja e energjisë elektrike? parashikuar nga nenet 283, 278 e 137 të Kodit Penal.
Gjithashtu nga Sektori kundër Krimit Ekonomik-Financiar, kanë filluar hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore, punonjës të OSHEE si edhe Drejtorisë së Tatim Taksave të cilët dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën dhe të kenë favorizuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike të këtyre ambjenteve dhe shmangien nga detyrimet.
Shtetasit A.Qiraxhi dhe shtetasi A.Babani, u shpallën në kërkim policor për veprat penale : ?Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim? parashikuar nga nenet 79/dh, 22 e 25 të Kodit Penal.
Nga ana e Policisë së Korçës, po vijon puna për kapjen e autorëve të dyshuar, bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar, si edhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Ndërkohë që disa njerëz luftuan për TV të lirë ose rroba të ...
Lëkurat e mandarinave ose dhe fruti i mandarinës është një f...
Mediat greke kanë publikuar videon me pamjet e aksionit të p...
Materialistët jetojnë jetë të palumtur- dhe janë më të këqin...
Gungat kancerogjene tek gjinjtë kanë më pak gjasë të dallohe...
Një grabitje mësohet të ketë ndodhur në fshatin Livadhja të ...
Ndiqni këto pesë këshilla për kujdesin ndaj fytyrës:Pastroni...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi i sh...
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka sulmuar qeve...
Përdorimi i pakufizuar i smartfonëve po bëhet shkak i përhap...
Një autobus i qeverisë së Kosovës që vjen në Tiranë ka sjell...
Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë foshnjën me gji: Lëngu i...
Policia e Tiranës ka mundur të arrestojë një 32-vjeçar nga v...
Çdo grua e di se Make-Up është pjesë e jetës së tyre dhe bën...
Studimet tregojnë se stresi kronik përhap me të vërtetë kanc...
Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka zhvilluar një vizitë z...
Policia e Vlorës ka arrestuar një 32 vjeçar, i cili ishte sh...
Në një deklaratë të dhënë për mediet , deputeti i Partisë De...
Vitus Apotek, një rrjet farmacish norvegjeze, ka prodhuar nj...
Në QNR ka përfunduar procesi i numërimit të votave me kusht,...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...