Meta vizitë zyrtare në Maqedoni/ Ja axhenda e takimeve
Presidenti i Republikës, Ilir Meta nis sot një vizitë zyrtar...
“…Çdo brezni beson se i është ngarkuar detyra e ribërjes se botes. Breznia ime nuk mendoj se e ka këtë detyrë.-nënvizon Alber Kamy, njëri prej shkrimtareve e filozofeve më te spikatur të shekullit te XX,-detyra e brezit tim ndoshta është më e veshtirë. Ajo konsiston në pengimin e shkaterrimit të saj…”
Ne kontekstin shqiptar nuk ka sesi të jetë më evidente. Brezi i sotëm i shqiptarve, ka detyrën e vështirë të pengojnë shkatërrimin e Shqiperise, nga një bandë e organizuar oligarkesh, diletantesh politikë e hajdutesh profesionistë të cilët kanë marrë peng qeverinë e shqiptarve dhe po punojnë me ngulm për ti dhënë dorën e fundit shkatërrimit të shtetit dhe ekonomisë së brishtë të vendit.
Mashtruesi;
Më 18 shkurt 2015, Rama, në kulmin e shkëlqimit të tij si kryeministër, por që dukshëm kishte filluar të paketonte dështime të panumerta, në rrjetin tv. “La 7” në një intervistë në emisionin “invazion barbarësh” gazetarja Daria Bignardi, midis të tjerash e pyet Ramen:
“Është dëgjuar se kush nuk paguan dritat në Shqipëri, futet në burg, është e vertetë ?
“Jo, -rren Kryeministri,- vetem i priten dritat.”
Dhe shpjegon në vija te përgjithshme situaten e para qeverisjes se tij, jo situatën për të cilen është pyetur nga gazetarja, pa e vrarë mendjen për nënqeshjen e gazetares e cila dispononte informacion të plotë, se burgjet në Shqipëri, ishin mbushur plot me kundravajtës për fatura të prapambetura dritash.
Pyetjes tjeter se si ka mundesi te mos ketë sindikata në Shqiperi?
(gazetarja i referohej thirrjes qe Rama ju kishte bërë investitoreve italianë për të investuar në Shqiperi se nuk ka sindikata).
Kryeministri pergjigjet: “Ne nuk e ndjejmë mungesen e tyre”
Gazetarja duke mos e fshehur çudinë nënvizon konstatimin se si ka mundesi që kjo gjë thuhet nga një kryeminister i majtë…
Gazetarja kërkon opinionin e tij lidhur me përgjegjësite e Europes për refugjatet që vijnë nga Mesdheu.
Kryeministri, në mënyrë të paskrupullt mundohet të shesë si të tij, opinionin e D’Alemes, thënë jo me shumë se çerek ore përpara, në sy të njejtëve spektatore e të njejtës intervistuese të cilin kryeministri e kish ndjekur mbas kiuntave gjate pritjes.
Në sy ra prap nënqeshja e gazetares ashtu dhe e të pranishmeve në studjo.
Dy vjet e gjysëm më vonë, gazetarë të një tv tjetër italian, mbas transmetimit të një kronike investiguese në Bulqizë lidhur me shfrytëzimin që ju bëhet fëmijeve për mbijetesën e familjes duke mbledhur krom rrënojave të minierave, gjenden përpara një Kryeministri mashtrues; Ky në një sillë “fshatçe” përmes mbllaqitjeve, urdhëron ndezjen e telekamerave, për të denoncuar “ca gazetarë italianë-kazanë, që kanë paraqitur shtrembër realitetin e lumtur të rilindjes së Tij në Bulqizë, qëllimisht për të deformuar realitetin shqiptar…madje sipas tij këta “fake” italiane, kushedi kur i kanë gërmuar këto pamje duke lënë të kuptohet nga “koha e Saliut”
Media italiane reagon e shkurt dhe qartë duke përgenjeshtruar me dokumente genjeshtarin.
Pak ditë më vonë, Kryeministri pranon nga “kazani” i Eni Vasilit në Tiranë një ftesë për tu intervistuar. Duke i dhënë kështu mundësinë e artë të pastronte këllirën, që sipas gënjeshtarit ia kanë hedhur në shpinë.
Kryeministri i gjetur para karikaturës së vet ?gju më gju me popull”, episodikes heroike të personazhit të Sillos tek “Gjuetia” si dhe përballë pergenjeshtrimit te tv italian, nxjerr nga xhepat “mea culpa” duke e projekuar fajin jo si të tijn, por të ndonjë ndihmësi të tij i cili nuk e paskësh informuar fije për pe se për çfarë bëhej fjalë.
Dështaku autentik;
A e njeh M. Recalcati kryeministrin aktual te Shqiperisë? Dyshoj. Siç dyshoj se djali i dikurshëm apo aktual Rama, të jetë kuruar ndonjëherë me analize tek psiko-analisti dhe filozofi i famshem.
?…Deshtaku narcizist, -thotë filozofi dhe psikoanalisti i sipërcituar,-për të kënaqur narcizizmin e vet të mbingopur në sasi patologjike edhe pse e sheh me sy dhe e përjeton dështimin, nxjerr menjëherë prej “këllefit” armën e tij të fshehtë hakmarrjen. Hakmarrja e tij bëhet e përbindshme deri në atë pikë sa dhe kjo të transformohet në sukses, sepse askush s’do të mund të hakmerrej në atë mënyrë, me aq efikasitet e pamëshirshem deri në limitet e çmendurisë.
Teknikisht nuk është një i çmendur që po argëtohet me këto veprime te vetat ekstreme. Jo. Eshte krejt i vetëdijshëm, siç e shpjegojnë shkencat juridike e mjeksore. Por objektivi që fshihet mbas këtij aksioni është ajo që duhet të përbëjë lajm.
Duhet të zërë titujt e faqet e para te gazetave e tv-ve e ajo që është më e rëndësishmja, ta transformojë hakmarrjen ekstreme, në një gjest të “drejtësisë” sociale e cila ndërmerret gjoja në emër dhe në të komunitetit. Dështaku kështu, e shet veten si një mishërues i drejtësise e si i tillë do që të kujtohet…”
Dështaku ynë autentik, me rreth 20% të votave të shqiptarve, pjesa më e madhe e të cilave tashmë e konfirmuar zyrtarisht si e tjetersuar, blerë e grabitur, është rikonfirmuar si kryeadministrator i punëve tona. Për pasojë dështimi dhe falimenti i tij s’ka të bëjë me personin e tij, familjen apo ndonjë sekt, po me falimentimin e Shqipërisë.
Nëse Kamy i bënte thirrje ndërgjegjes njerëzore për ndalimin e shkatërrimit të botës, ndërgjegja shqiptare, establishmenti intelektual e politik, ka detyren urgjente të ndalimit të rrokullimës së Shqipërisë drejt katastrofës së mëtejshme, me çdo mjet.
Nxjerrja e Shqipërisë nga duart e krimit dhe mafias, nuk jep kohë për të racionalisuar, strategji të rafinuara, ndaj duhet lëvizje politike e qytetare, përkrah çdo të keqeje më të vogël se sa kjo në të cilën jemi katandisur. Jomafiozët, jo kriminelët, të distancohen nga kjo qeveri./ CityNews
Presidenti i Republikës, Ilir Meta nis sot një vizitë zyrtar...
Kompozitori i njohur Aleksandër Lalo, i cili u nda befasisht...
Mëngjesi i sotëm është paraqitur i kthejllët, por më rënie t...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
DASHI21. mars – 20. prill Jave fantastike ka për te qene kj...
DASHI21. mars – 20. prill Asnjë planet nuk do ndikoje drejt...
Tupac, i cili kishte një pasuri prej 43 milionë dollarësh,ka...
A do t’i lidhni këpucët me lidhëse të shtrenjta? Apo do të b...
Xenia Deli modelja 27 vjeçare e Playboy e cila ka qënë dhe n...
Duket se resorti Laucala në Fiji është bërë vendi i preferua...
Ne kemi fotot e para të bashkëpunimit që Miley Cyrus ka bërë...
Ndonjëherë të famshmit nuk duhen nga të gjithë njësoj. Bota ...
Shpesh teoricienët konspirativë kanë bërë parashikimet e tyr...
Një student e mjekësisë nga India është kurorëzuar në Miss W...
Një imazh tronditës i dukeshës së Kembrixhit me një sy të nx...
Një mësuese nga Kolumbia detyronte djemtë e shkollave të mes...
Kanye West dhe Kim Kardashian thuhet se kanë frikë për sigur...
Duket se, për 2017-ën, prindërit e rinj kanë vendosur të shk...
Donald Trump ka sugjeruar se Snoop Dogg duhet të arrestohet ...
Eminem po e vendos përsëri botën e muzikës në zjarr.Mbreti i...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...