Këtu në Fort Lauderdale kam një familje tiranase, me të cilët ma ka ënda të pi kafen e mëngjesit. Kuptohet kur jemi pushim. Më shumë jam unë që u avitem, kjo edhe për faktin se ata kanë një kopësht të mrekullueshëm. I zoti i shtëpisë i do shumë pemët dhe nuk ka lënë soj pa mbjellur. Nga ato tonat që ia kanë sjellur me kalema në shishe plastike, deri tek drurët frutor të tropikut si avokato, starfrutin, mangot e plot të tjera. Një merakli tipik shqiptar, nga ai soji që e blen një prone me mendjen si ta meremetojë e ta bëj si ja do ënda.
Dhe ky, zot tiranas, shqiptar, i tillë është, si ajo kënga që thotë, ”ç’të sheh syri ta bën dora”.
Një kopësht ku bleron veç paqja dhe qielli përsipër. Një shtëpi që dallon mes të tjerave, thjesht për atë se kush vë dorë, shplodh sytë e kalimtarëve. Mirëpo para ca muajve po ankohej për faturën e ujit. Nga ana tjetër i vinte keq të hiqte pemët, lulet, për më tepër një shegë Shqipërie që edhe pse nuk lidh kokrra për shkak të të nxehtit me tepricë, gjelbëron e i kujton kopshtijet e Tiranës. I dha karar punës, të hapte një pus e të zgjidhte një here e mire punën me faturat e ujit. Se këtu nuk të thotë njeri mjaft e harxhove ujin, përkundrazi të thonë harxhoje se aty e ke faturën, poshtë derës. Di që u lidh me një kompani shpimesh dhe si përfundim pusi u hap, u montuan dhe pajisjet sa po ta shohësh duket si një vepër arti, jo një pus me pompa e beton si ato që kanë mbushur banesat private, por edhe hyrjet e pallateve. Për atë shkak gangrene të zhvatjes së fondeve dhe keq menaxhimit të ujrave në Shqipërinë, që, sa mban mend kujtesa e çdo të gjalli. Ujë, ujë. Nuk ka ujë. Ujë pa lekë, uji vidhet. Hap një kanal, ça një xhade, shtro një tub, gërr e vërr.
U bëra kurioz pas deklaratës së shkëlqesisë sonë Edi Rama, për faturimet e pusave private, për shkak se uji është i të gjithëve. Qesha dhe mu kujtua ai filmi shqiptar ”I teti në bronz” kur dy misonarë të nacional çlirimtares i rrëmbyen kripën tregtarit dhe ia ndanë popullit me preteksin se ajo vjen nga deti dhe deti është i të gjithëve. E mora në telefon mikun dhe e pyeta nëse paguan faturë uji nga pusi që hapi. Për leje, që nxorri apo ajo, e të tjera si këto? Ma ktheu që lejen e siguroi përmes firmës që është e autorizuar për shpime. Dhe se faturë nuk ka kujt i paguaj veç korentit të shtëpisë. I thashë se kështu e ashtu, ai kryeministri ynë, atje në Shqipëri do faturojë puset për marrjen e ujit të të gjithëve nga familjet, a privatët. Dhe ai ma ktheu shkurt, se mire ua bën, ka gjetur. Ai është një i çmendur. E solla të gjithë këtë për të kuptuar jo marrëzinë e nismës Edi Rama, por susllëkun tonë social. Se sa do i ngrejë peshë buxhetit të shtetit, kjo tarifë, është një vlerë e pallogaritshme. Por zakonisht pushtetet i bëjnë këto për disa arsye.
Kur një shtetar kërcënon me aplikim faturash nga gjithësia, qytetarëve u duhet thënë me gojën plot, mirë ua bën./ CityNews
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në Konfere...
Ditën e sotme stacioni i Policisë Kufitare, Qafë Thanë, ka d...
Kryeministri Edi Rama në dy ditë thotë dy gjëra të ndryshme....
Në ditën ndërkombëtare të medias, Gazetari malazez Zeljko Iv...
Një shqiptar është qëlluar me armë në Ekuador, ndërsa dyshoh...
Tre efektivë policie janë plagosur mesditën e sotme pasi tre...
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësis...
Gazetarja Sonila Meço ka reaguar në lidhje me deklaratat e k...
I ftuar në një emision rinor në INtv Albania, deputeti Dasha...
Nga Elvi FUNDOKryeministri Edi Rama prej gati dy javësh vazh...
Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe njëherazi kryetari i g...
Një tjetër vendim surprizë është dhënë ditën e sotme nga Gjy...
Kampioni ynë në mundje, Leonardo Rrokaj, ka pësuar një aksid...
Ish-drejtori i kabinetit të Edmond Haxhinastos, i shumëpërfo...
Ditën e sotme Gjykata e Krujës ka dhënë vendimin e lirimit n...
Përveç ardhjes së agjentëve dhe blerjes së pajisjeve të modo...
Në fjalën e mbajtur nga Komisioneri për Zgjerimin Johannes H...
Me një eksperiencë jo të vogël në politikë, me disa detyra t...
Shpesh kemi dëgjuar për raste ku përdorimi i pakujdesshëm i ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...