Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Emisioni investigativ ?BOOM? në Rtv Ora News solli denoncimin e tre pensionistëve, ish-punonjës të industrisë së naftës, të cilët kanë punuar mbi 40 vite në këtë industi pikërisht në ndërmarrjen e prodhimit, por që janë përjashtuar nga përfitimi i statusit të naftëtarit.
Tiranë-Qeveria shqiptare miratoi në shkurt të 2017-ës, ligjin ?për statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit?, i cili përcakton statusin e punonjësit të industrisë së naftës dhe të gazit, duke përfshirë pozitën juridike, ekonomiko-financiare dhe shoqërore, të drejtat dhe detyrimet e punonjësve dhe ish-punonjësve të industrisë së naftës e të gazit në Republikën e Shqipërisë, për arsye të karakterit të veçantë të punës dhe ndikimin e saj në shëndet, si dhe garancitë ligjore për zbatimin e tyre.
Ligji ka përcaktuar qartë në nenin 2 kategoritë që përfitojnë nga statusi i naftëtarit, ku përfshihen: ish-punonjësit e uzinave mekanike të naftës dhe personeli inxhinieroteknik, që kanë punuar në ish-ndërmarrjet e sistemit të naftës, si shpim-kërkim, shpim-shfrytëzim, prodhimit, sizmikës, gjeofizikës kantieriale, mekanikës, institutet gjeologjike dhe teknologjike, përpunimit, transportit me naftësjellës dhe gazsjellës. Po çfarë ka ndodhur realisht me këtë status?
Denoncimi
Në emisionin ?BOOM? kanë mbërritur denoncimet e disa pensionistëve, të cilët kanë punuar mbi 40 vite në industrinë e naftës, përkatësisht në sektorin e prodhimit që ligjërisht është e përfshirë në marrjen e statusit të naftëtarit.
Asiri Isufaj, Theofan Spiri dhe Perikli Kristo janë ish-punonjës të industrisë së naftës, të cilët kanë punuar mbi 40 vite në këtë industi pikërisht në ndërmarrjen e prodhimit, por që janë përjashtuar nga përfitimi i statusit të naftëtarit.
Asiri Isufaj: Ne i kemi depozituar dokumentat ne sigurimet shoqerore në rrethin e Fierit, për të përfituar statusin e naftetarit. Duke menduar që ne ishim si repart i prodhimeve të naftës nuk na shkonte ndërmend që ne do na anashkalonin për këtë punë. Kohët e fundit kemi marrë vesh që nuk e përfitonim. Nuk jeni përmendur ju me emra aty elektriku-telefonik i naftës, por janë përmendur prodhimet. Ne kemi qenë reparti i prodhimit, ne i kemi shërbyer prodhimit, i kemi shërbyer edhe shpimit. Është absurde të mendosh një ndërmarrje prodhimi, një ndërmarrje shpimi ose të gjitha ndërmarrjet e naftës pa elektrikun.
Perikli Kristo: Kam filluar punë si elektricist në oficinën e shpim-kërkimit në Isok. Ika që andej dhe shkoj në gjeofizikë. Gjeofizika e merr atë, ndenja 10 vjet atje. U shkri gjeofizika mirëpo nuk kisha mbushur ende vitet e pensionit dhe shkoj prapë tek elektrike-telefonat. Kam punuar në të gjitha vendburimet e naftës, domethënë e quaj jashtëzakonisht ofenduese që të punosh atje për mënyrën sesi na kanë lënë mënjanë. Kjo ishte goditja më e madhe, është ofendim. Mirë ne që jemi të gjallë, po shumica prej nesh kanë vdekur.
Theofan Spiri: E kemi çuar të gjithë dokumentacionin për të përfituar statusin. Na kanë kërkuar librezën e pensionit, kartën e identitetit dhe asgjë tjetër. Nuk marrim dot përgjigje se përse na kanë përjashtuar.Buxheti nuk del, e thanë fjalën, tani nuk kanë si të tërhiqen.
Nikollaj: Nëse statusi vonohet do ti drejtohemi Gjykatës Administrative
Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj, thotë se nga ligji ?Për statusin e punonjësve të Industrisë së naftës dhe të gazit?, përfitojnë të gjithë ata që kanë punuar në këtë industri.
Sipas Nikollaj po shikohet një pengesë administrativo-burokratike e cila po mban pezull implementimin e ligjit, ndërsa shtoi se në rast se do të ketë përjashtime të këtyre punonjësve, atëherë do të jemi të detyruar t?i drejtohemi Gjykatës Administrative.
Kol Nikollaj: Përfitojnë të gjithë naftëtarët, të gjithë kategoritë që përfitojnë, kanë punuar dhe kanë kontribuar në industrinë e naftës. Nuk kemi asgjë zyrtare realisht për pezullimin por shikohet një farso pengesash administrativo-burokratike mund t?i quaj, që u bë shumë kohë nga miratimi i tij në parlament dhe botimi në fletoren zyrtare dhe akoma nuk po implementohet. Me sa kuptojmë ka një ngërc i cili ndoshta qeveria ka qenë e papërgatitur por kjo nuk do të thotë që të mos veprohet me procedurat, pasi në përllogaritjet e qeverisë dhe tonat sëbashku ka qenë parashikuar që statusin ta përfitojnë rreth 5 mijë naftëtarë dhe vitin e parë ka qenë parashikuar që do të përfitonin rreth 2 mijë naftëtarë.
Në të vërtetë ka ndodh diçka tjetër, vetëm deri më Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përgatitur mbi 2500 dosje dhe i ka dërguar në Ministri për tu certifikuar, sepse është një komision i posacëm në Ministri që i certifikon dhe tash gjithçka ka ngelur pezull. Me sa kuptojmë ne tani qeveria është e papërgatitur për këtë numër të madh të konsiderueshëm dhe po përpiqet ose t?i reduktojë ose të ulë financimet gjë e cila është antiligjore dhe në kundërshtim me ligjin dhe ne në mënyrë kategorike s?do ta lejojmë. Nëse ne do ta faktojmë që ky status vonohet në mënyrë administrative për efekte burokratike dhe për mungesë financimi atëherë ne do t?i drejtohemi Gjykatës Administrative që brenda dy muajsh të vendosi që statusi tu jepet gjithë naftëtarëve.
Fluks të madh aplikuesish në Ministri
Lidhur me verifikimin e dosjeve të shtetasve që janë dorëzuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore për të përfituar statusin e naftëtarit, Drejtori i Politikave dhe Zhvillimit të Hidrokarbureve, Ilia Gjermani, pranë kësaj Ministrie thekson se ka një fluks të madh aplikuesish, ndërsa shtoi se është ngritur një komision ?Ad Hoc?, në mënyrë që secili të përfitojë sipas ligjit në fuqi.
Gjermani kërkoi mirëkuptimin e çdo punonjësi, pasi sipas tij kjo është një procedurë e cila vlen si në kuptimin e saktësisë së dokumentit final që do prodhohet nga ky institucion, ashtu edhe në kuptimin e përfitimit dhe jo atakimit të asaj çka përfitohet.
Ilia Gjermani: Lidhur me statusin e naftëtarit, referuar infrastrukturës ligjore që menaxhon dhe drejton të gjithë aktivitetin që duhet të kryejë administrata e shtetit për paisjen e punonjësve me stausin e naftëtarit është një proces ku involvohen disa institucione. Ky është një proces i cili kërkon verifikim në dy kuptime: të mos i hahet haku dikujt dhe të mos abuzohet me këtë të drejtë. Secili të marrë atë që i takon, sepse ka të bëjë me involvimin e shumave të konsiderueshme që rrjedhin nga përfitimi i statusit të naftëtarit. Nga ana e Ministrisë tonë është ngritur një komision. Komisioni me një urdhër të veçantë të Ministrit do të asistohet nga një strukturë e veçantë ?Ad Hoc? që është ngritur nga punonjës të ministrisë, që nuk kanë të bëjnë me punën rutinë të ministrisë, por është një punë ekstra.
Kemi një fluks, një prurje shumë të madhe të dokumentave sepse ndodh për herë të parë. Edhe ishte parashikuar po edhe jo me këtë ritëm të themi të vërtetën. Ne mendojmë që nuk ka vend për të shpejtuar në këtë process, sepse ligji nuk ka lënë hapësira kohore që pas kësaj date nuk të njihet më e drejta. E drejta të gjithë punonjësve ju njihet nga data kur ka hyrë në fuqi ky ligj. Ne ju kërkojmë falje të gjithë punonjësve dhe ju kërkojmë mirëkuptimin e tyre, që kjo është një procedurë e cila vlen si në kuptimin e saktësisë së dokumentit final që do prodhohet nga ky institucion ashtu edhe në kuptimin e përfitimit dhe jo atakimit të asaj çka përfitohet.
Instituti i Sigurimeve: Kemi pritur rreth 6910 kërkesa
Pas interesimit të BOOM tek Instituti i Sigurimeve Shoqërore lidhur me zbatimin e ligjit ?Për statusin e Punonjësve të industrisë së naftës dhe gazit ?, Instituti bën të ditur se janë pritur rreth 6910 kërkesa ?Për pajisje me dëshmi zyrtare identifikuese të statusit të punonjësit të naftës dhe gazit si dhe për shtesë pensioni?.
Sipas ISSH-së, Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore kanë filluar të lëshojnë vërtetimin e posacëm për llojin e punës në industrinë e naftës dhe të gazit.
Për aplikuesit në pension, vërtetimi i posacëm së bashku me dokumentacionin përkatës dërgohet në Komisionin e Posaçëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për rastet e tjera ky vërtetim dërgohet në adresë të aplikuesve.
Sa më sipër, strukturat e Sigurimeve Shoqërore janë në pritje të konfirmimit të vërtetimit të posacëm, në varësi të të cilit do të kryhen procedurat e përcaktuara për përfitimin e shtesës mbi pension apo caktimit të pensionit të pleqërisë sipas parashikimeve të nenit 9, të ligjit nr.8/2017, datë 02.02.2017.
Shteti u ka afruar statusin e dëshmitareve të mbrojtura dy g...
Ditën e sotme policia e Tropojës ka bërë të mundur arrestimi...
Gjykata Themelore e Shkupit sot ka dënuar me burg të përjets...
Një nga temat për të cilat është prononcuar në fjalën e mbaj...
Nën kryetari i PD, Edi Paloka ka reagur pas publikimit të dy...
Nga Gjirokastra, ku ka qenë paraditen e sotme, në një takim...
Nga Artur AJAZI– Pas zhurmave dhe deklaratave (replikave t...
E ndodhur sot në një takim me strukturat e partisë në Gjirok...
Pas skandalit të fikjes së radarëve, kur transportohej droga...
A po rrezikon Shqipëria ekonomikisht një 97 të dytë? Përgjig...
“Qeveria rrezikon një borxh prej 2 miliard euro dhe ky do të...
Modelja dhe blogerja Armina Mevlani ishte e ftuar ditën e so...
Në “Pop Culture” ditën e sotme ishte e ftuar Armina Mevlani,...
“Fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi i ndërsjellë në të mirën ...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale propozoi sot ...
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar ...
Marina Fara tashmë është bërë një emër që të gjithë e njohin...
Çështja e Saimir Tahirit, dhe akuzat për lidhjen e tij më tr...
Projektbuxheti i vitit të ardhshëm i cili po diskutohet në K...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...