web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ 90 vjeçarja kthen fshatin e vogël në një galeri arti

3 Tetor 2017, 21:40, Aktualitet CNA

E keni harruar  fshatin e vogël polak, ku çdo shtëpi është e mbuluar me lule të pikturuara? Epo, një banore 90-vjeçare në Louka, Republika Çeke, synon të bëjë vendlindjen e saj po aq simpatike dhe shpenzon çdo pranverë dhe verë duke u marrë me dritaret dhe kornizat derë më derë duke i bërë disa dizajne madhështore.

Agnesa Kasparkova, një ish-punëtore bujqësore, mori hobi nga një grua tjetër vendase që kishte bërë të njëjtën gjë për vite me rradhë. Duke përdorur bojë blu dhe një furçë të vogël, ajo krijon modele të ndërlikuara me lule të frymëzuara nga vepra arti tradicionale moraviane (jugore çeke). Pavarësisht arritjes së vlerësimit lokal dhe atij viral, ajo ka këmbëngulur se është thjesht për kënaqësi. “Unë jam një artiste”, deklaroi ajo për mediat çeke. “Unë vetëm kënaqem dhe dua të ndihmoj”.

Mosha në të vërtetë është vetëm një numër, veçanërisht kur është fjala për të përqafuar kreativitetin tuaj./CityNews





Lajmet e fundit nga