web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Votimi i qeverisë/ Debate që në minutat e para të seancës mes Spahos dhe Ruçit

11 Shtator 2017, 08:37, Aktualitet CNA

Ka nisur seanca e parë parlamentare, e cila që në minutat e para të saj ka filluar me debate. Edmond Sapho i ka thënë Ruçit se po shkelte rregulloren duke u treguar arrogant.

Debati i plotë:

Edmond Spaho: Ndiq rregulloren, nuk keni caktuar modalitetet e debatit. Po thyeni rregulloren, keni thënë që do jeni gardiani i rregullores, dhe po e shkelni atë.

Gramoz Ruçi: Pas përfundimit të seancës do ta diskutojmë. Po ndërprisni senacën, kur të mbarojë seanca shprehuni.
Edmond Spaho: Po tregoheni arrogantë…

Gramoz Ruçi: Ruaj qetësinë
Edmond Spaho: Mblidh konferencën e kryetarëve. Nuk e keni bërë këtë se konferenca nuk është konstituuar. Ne nuk kemi interes të vonojmë debatin. Interesi i opozitës është të shprehet. /CityNews





Lajmet e fundit nga