Protestat/ Rama: Askush nuk mund ta ndalë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për gazet...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për gazet...
Dje parlamenti zgjodhi Gramoz Ruçin në krye për katër vite, një votim ku deputetë të PD-së të vendosur në listë nga Lulzim Basha, votuan për zgjedhjen e numrit dy të Partisë Socialiste në krye të një institucioni ku palët matin forcën e votave dhe mbajnë qëndrimet politike, një arenë ku ndahen krahët politikë.
Në fakt dje krahët nuk ishin të ndarë, u duk sikur në parlament ishte një parti e vetme si në kohën e qoftë-largut.
Më pas numërimi i votave për Gramoz Ruçin e vërtetoi dhe e faktoi këtë, reagimi i demokratëve dje ishte i menjëhershëm dhe mjaft i fortë, pasi ministri i Brendshëm i Ramiz Alisë zgjidhej me votat e PD-së.
Por, kush e ndërtoi këtë grup parlamentar dhe kush e ka përgjegjësinë? Në rast se do të ktheheshim pak në kohë në vitin 2007 me votat e 6 deputetëve socialistë, Bamir Topi u zgjodh President i Republikës. Atëherë Ben Blushi, kryetar i grupit parlamentar në PS, megjithëse pa asnjë përgjegjësi dha dorëheqjen. U largua edhe pse listën e deputetëve që kandidonin në sistemin mazhoritar nuk e kishte vendosur ai. Ndjeu përgjegjësi morale e politike dhe u largua.
Dje minimalisht dorëheqje në përfundim të seancës duhet të kishte dhënë Edmond Spaho, por edhe ai si Blushi nuk kishte përgjegjësi për listën e deputetëve.
Në fakt Spaho nuk është aq politikan me moral politik që të japë dorëheqjen, por ndoshta është nga ata që kanë votuar Gramoz Ruçin dhe vështirë se mund ta bënte një akt politik si Ben Blushi.
Spaho nuk e dha dorëheqjen sepse ai e di mirë që listën e ka ndërtuar Lulzim Basha duke shitur mandate, duke vendosur servilë, por edhe duke përçarë PD-në për interesat e tij krejtësisht meskine.
Në çadër me 18 shkurt, Partinë Demokratike e futi Lulzim Basha, e mbajti 3 muaj, kërcënoi me destabilitetin e vendit. Por, me 18 maj firmosi një marrëveshje me Edi Ramën. Futi PD-në në zgjedhje, përgatiti një listë personale, klienteliste dhe korruptive të kandidatëve për deputetë për të cilën tha se ishte ai përgjegjës. E kishte për nder atë listë.
Humbi në mënyrë katastrofike zgjedhjet me listën e tij të kandidatëve, më pas nuk dha dorëheqje por u vetëngrit. Zhvilloi një proces të turpshëm zgjedhor brenda PD-së, nxorri një ?Maqo? dhe falsifikoi rezultatin.
Nuk mbajti asnjë përgjegjësi për listën e tij të turpit, por përkundrazi i përdori deputetët e zgjedhur për të qëndruar i lidhur pas karriges së kryetarit të PD-së.
Më pas ?u zhduk? dhe shkruante statuse në rrjetet sociale nga Ishujt Ekzotikë apo në Hollandë, u kthye më pak se një javë më parë. Dje zhvilloi përplasjen e parë politike me mikun e marrëveshjes së tij, Edi Ramën.
Në votim i cili ishte pothuajse gjysëm i hapur, më shumë se 3 deputetë votuan për zgjedhjen e Gramoz Ruçit.
Një skandal politik që minimalisht kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës, sepse lista e deputetëve është e tij dhe ata që votuan Gramoz Ruçin janë të tijët. Përgjegjësinë për atë që ndodhi e ka ai. Luli ik!
Çfarë mund t?i bëjë më tepër një partie politike një kryetar që të largohet, e keqpërdor, e shet për pazar, e çon në humbje, e tradhton duke votuar ish-ministrin e Ramiz Alisë ndaj të cilit u ngritën shqiptarët në dhjetor të 90?. E ndërsa sot në shtator të 2017 Lulzim Basha e voton si Kryetar Kuvendi. Për të mos u lodhur që të gjejmë ata që votuan Ruçin, lehtësisht përmendim faktet, listën e bëri Luli, deputetët me lekë në lista i futi Luli, zgjedhjet i humbi Luli, partinë e mori peng Luli dhe dje Gramoz Ruçin e votoi Luli. Luli ik! /Elvi FUNDO-Shkruar për CityNews.al
Këngëtarja Pixie Lott ka filluar të bëj disa lëvizje të zgju...
Lista Serbe do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme të Kosov...
Në korrik të vitit 2007 disa deputetë socialistë bashkuan vo...
Kur kanë kaluar më shumë se 12 orë nga votimi në Parlament, ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Salianji, një nga përfa...
Profesori i Lëvizjes Studentore në vitet 90’ dhe njëkohëshis...
Nuk e di pse shqiptarëve u dhimbset kaq shumë ikja e Hajrie ...
Për pesë breza, revista National Geographic ka verbuar dhe e...
Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka treguar se çfarë ...
Lexoni më poshtë titujt kryesorë të gazetave.Gazeta “Shqipta...
Ajri i lagësht veror po kthehet i freskët, dhe vajzat kudo p...
DASHI 21. mars – 20. prill Edhe gjate kësaj dite jeta juaj n...
Disa vipa duken sikur kanë ngelur të paprekshëm për shumë k...
Panda e kuqe e cila njihet si panda e vogel dhe ari i kuq, e...
Amal dhe George Clooney kanë marrë një refugjat nga Iraku d...
Puthja ul presionin e gjakut dhe të kolesterolit. Ajo të bën...
Njihuni me qenin e adoptuar i cili kohët e fundit ka fituar ...
Nëse ndonjëherë jeni duke marrë një pushim aventurier në Ama...
Macja Milo u zgjua pas vizitës së tij tek veterineri dhe u t...
Kham Lha është rreth 5 vjeç dhe u shpëtua së bashku me nënën...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...