web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasadorja e BE Vlahutin/ Çelja e negociatave pas vettingut

14 Korrik 2017, 20:00, Aktualitet CNA

Vettingu është përcaktues pë çeljen e negoziatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Këtë e ka bërë të qartë ambasadorja e institucionit të lartë europian në vendin tonë, Romana Romana Vllahutin,gjatë një pronocimi rreth situatës që po zotëron pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithëshme. Sipas Vlahutin pa parë rezultate konkrete ne zbatimin e Vettingut negociatat nuk mund te hapen. Ambasadorja tha se unioni po e monitoron me vëmendje ecurinë e Shqipërinë.

?Një nga kërkesat kryesore është fillimi i procesit të Vetingut dhe jo thjesht fillimi i tij por prodhimi i rezultateve prej tij,por në të njëjtën kohë do të shikohet edhe progresi e ecuria juaj konstante gjatë gjithë kohës. Ne jemi përqendruar edhe në luftën kundër kanabisit dhe shpresojmë që një sërë rezultatesh të bëra së bashku të na çojnë në momentin kur Këshilli i BE-së të çelë negociatat me Shqipërinë por është shumë shpejt për të folur për këtë gjë?. 

Vlautin e vuri theksin edhe tek rëndësia e reformës zgjedhore duke kërkuar qe ajo te nise sa me pare.

?Reforma e duhur zgjedhore duhet të ndodhë sepse ende nuk është bërë,në mënyrë që të vihen në zbatim rekomandimet e OSBE-ODHIR,në veçanti ato që kanë të bëjnë me depolitizimin e zgjedhjeve. Shpresoj që shumë shpejt Parlamenti i vendit të fillojë diskutimet për Reformën Zgjedhore në vend,që nuk mund të bëhej dot 2-3 muaj përpara zgjedhjeve?. 

Ambasadorja e BE-se foli edhe per zgjedhjet e 25 qershorit duke thënë se procesi pati përmirësime pavarësisht se u shoqërua me probleme te vogla. Romana Vlahutin vlerësoi edhe faktin qe partitë politike i pranuan rezultatet.





Lajmet e fundit nga