web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A do të përçahet Partia Demokratike/Flet Edi Paloka: Ç’ndodhi në mbledhje

3 Korrik 2017, 19:46, Aktualitet CNA

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka treguar zyrtarisht vendimin e Kryesisë sipas tij.

I pyetur nga gazetarët për atë po ndodh me Partisë Demokratike dhe a çon kjo mungesë unanimeti në përçarje të PD, Paloka tha se kjo tregon thjesht demokraci.

?Mungesa e unanimitetit do të thotë demokraci. Do të fillojnë përgatitjet. Nuk është bërë një debat në kryesi, siç u kërkua këtë herë. Mendimet ishin të ndryshme, në fund fare o votua dhe me shumicë u vendos kjo që u tha. A do të përçahet PD, sot të jem i sinqertë pati komente të tilla. Ne duam ringritje të PD dhe ringritje me të gjithë bashkë. Unë uroj që kjo garë të jetë transparten dhe e ndershme?, tha Paloka./CityNews





Lajmet e fundit nga