Pse Evropa Qendrore nuk është e përgatitur për valën e të nxehtit që po afron?
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Evropën Qen...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Evropën Qen...
Kur ka kaluar një muaj nga vrasja në mënyrë makabre e ish-drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit Artan Cuku, dalin në dritë detaje të tjera lidhur me atentatorin e tij. Hetimet, të cilat tashmë kanë kaluar në dorë të prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe janë duke u udhëhequr nga prokurori Henrik Ligori, duket se janë në rrugë të mbarë për të identifikuar dhe vënë në pranga autorin e ekzekutimit të Cukut, ngjarje kjo e ndodhur më 8 prill të këtij viti, në hyrje të pallatit ku viktima banonte bashkë me familjen e tij. Burime të besuara pranë grupit hetimor bënë me dije për ?Gazeta Shqiptare? se kanë gjetur prova të forta për të zbuluar identitetin e agresorit. Mësohet se vetëm pak ditë pas ngjarjes, rreth 500 metra larg pallatit ku u vra Cuku, hetuesit kanë gjetur bluzën e autorit të hedhur në një kazan plehrash, provë kjo e cila u dërgua menjëherë për ekzaminim. Ndërkaq, nga ana tjetër grupi hetimor është duke vijuar hetimet intensive për të zbuluar edhe shkaqet e vrasjes së ish-drejtorit të Policisë së Vlorës. Nga ana tjetër, pak ditë pasi ndodhi krimi, Policia e Shtetit publikoi për mediat dy video të ndryshme, në të cilat shfaqej autori i dyshuar i vrasjes, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve nëse e njihnin personin që ishte kapur nga kamerat e sigurisë, duke vënë në dispozicion edhe një shpërblim.
Bluza e gjetur në plehra
Bluza e gjetur në një kosh plehrash, vetëm pak metra larg pallatit ?Melros?, në ?Rrugën e Kosovarëve?, ku u vra Artan Cuku, duket se është prova më e fortë që hetuesit kanë në duar për të identifikuar autorin. Burimet e lartpërmendura thanë dje se, pikërisht kjo bluzë është e njëjtë me atë të djalit të ri që është fiksuar nga kamerat e sigurisë duke hyrë në pallatin ku banonte Cuku para se të ndodhte krimi dhe duke u larguar më pas nëpër rrugica. Ndërkaq, burimet sqaruan më tej, se pas vrasjes së Cukut, në disa kosha plehrash janë gjetur një sërë rrobash të hedhura. Por që më pas rezultoi se asnjëra prej tyre nuk i përkiste atentatorit. Kjo, pasi të gjitha rrobat e gjetura u krahasuan me veshjen e personit që shfaqej në kamerat e sigurisë. Në këtë rrobë, burimet saktësuan se janë gjetur mbetje biologjike, si fije floku dhe pështymë, nga të cilat është zbuluar edhe profili gjenetik i ADN-së së autorit të Cukut. Ky profil gjenetik është duke u krahasuar me profilet gjenetike të personave që dyshohet të jenë autorë të vrasjes së Artan Cukut, të cilët po hetohen nga prokurorët e Krimeve të Rënda.
Hetimi
Hetuesit e çështjes dyshojnë se atentatori mund të jetë vrasës me pagesë, i cili mund të jetë paguar nga personi që e ka dashur Artan Cukun të vdekur. Hetimet vijojnë të jenë të përqendruara në tri pista kryesore. E para është ajo për shkak të detyrës që Cuku ka mbajtur gjatë kohës që ka qenë në radhët e Policisë së Shtetit. E dyta dyshohet të jetë ajo për shkak të konkurrencës, pasi Cuku administronte një polici private. Por nuk përjashtohet edhe pista e gjakmarrjes, pasi në vitin 2005, kur Artan Cuku mbante detyrën e Shefit të Krimeve në Tiranë, Artan Daka vrau veten me armën e shërbimit të Cukut.
Momenti para vrasjes
Artan Cuku u qëllua për vdekje me 4 plumba, 2 prej të cilave i mori në kokë. Ish-drejtori i Policisë së Vlorës u ekzekutua mbrëmjen e datës 8 prill, në hyrje të pallatit ku banonte, teksa ishte duke shkuar për në banesën e tij. Nga pamjet e kapura nga dy kamera të ndryshme të bizneseve në zonë dhe të publikuara nga Policia e Shtetit, autori vihet re në orën 18:53, rreth 1 orë e 7 minuta përpara atentatit. Nga pamjet duket një djalë i ri rreth 1.80 i gjatë, i veshur me rroba sportive dhe në kokë mban një kapele. Ndërsa vjen nga rruga kryesore, duart i mban në xhepa, ku dyshohet se mund të ketë fshehur armën. Më pas ngjit një palë shkallë dhe del në një anë të pallatit ku ndodhen disa dyqane të boshatisura. Pikërisht në këtë vend dyshohet se i riu ka qëndruar në pritje të Artan Cukut. Më pas, teksa ngjit shkallët, ai mban kokën ulur, ku streha e kapeles që mban në kokë i mbulon pamjen e fytyrës. Pasi kapërcen mbrojtëset e hekurta, humbet nga rrezja e kamerave të sigurisë dhe pak metra më tej ndodhet edhe hyrja e pallatit ku banonte dhe u vra Artan Cuku./CityNews
Policia ka ndaluar drejtorin e shkollës së mesme në Berat, p...
Zyra e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka bërë me dije se d...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në Bruksel në Takimi...
Këta janë titujt e parë të gazetave për ditën e sotme, datë ...
Arratia pas vdekjes së babait. Përqafimi me të afërmit e vik...
Qielli i dashurisë do jete plot ngjyra sot. Partneri do mund...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për vrasjen e dyfishtë, që t...
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, ishte i ftuar në emisionin...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, ka folur për h...
Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, ka reaguar për kri...
Kreu i Kuvendit në detyrë, Ilir Meta, thotë se rrethanat pol...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të fortë nga Bru...
Ish-kreu i LSI, Ilir Meta, ka zbuluar se kur do të kthehet p...
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, tha se pas zgjedhjeve LSI-...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Samitin, që u zhvill...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka folur mbrëmjen e sotme për zh...
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, ka sfiduar publikisht krye...
Një debat i ashpër ndodhi në seancën e fundit plenare, ku u ...
Deputeti dhe Kryetari i PBDSHNJ, Eduart Ndocaj, realizoi një...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur për fakto...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Evropën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...