SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
Nga Eduard Zaloshnja/AFP
Nga diskutimet private dhe publike të analistëve politikë, më duket se është krijuar një opinion i përgjithshëm mes tyre se, pas 25 qershorit, do të kemi një Große Koalition (koalicion të madh, të ngjashëm me atë të së majtës e së djathtës gjermane). Në një koalicion të tillë, PS-ja dhe PD-ja do të bashkëqeverisnin, duke i lënë jashtë pushtetit LSI-në, PDIU-në dhe partitë e tjera më të vogla.
Shkak për opinion e mësipërm, është bërë pika në marrëveshjen Rama-Basha, për mosregjistrimin e koalicioneve parazgjedhore (pra, heqja e mundësisë që partitë e vogla të përfitojnë mandate shtesë brenda koalicioneve, përmes formulës Sainte-Laguë). Gjithashtu, shkak për opinionin e mësipërm është bërë një pikë e marrëveshjes, ku flitet për bashkëpunim mes dy partive të mëdha pas zgjedhjeve, për ndryshimin e kushtetutës dhe kodit zgjedhor. Kjo pikë ka krijuar dyshimin e fortë se, në të ardhmen, do të kalohet në një sistem elektoral me prim, i cili do t?i nxirrte përfundimisht nga loja LSI-në dhe partitë e vogla aktuale.
Në fakt, në pamje të parë, duket i mundshëm një Große Koalition mes PS-së e PD-së pas 25 qershorit. Por Shqipëria nuk është Gjermania? Vendi ynë i ka rrënjët në Perandorinë Biznatine ku ata që dukeshin armiq, mund të ishin miq të fshehtë, ndërsa ata që dukeshin miq, mund të ishin armiq të fshehtë.
Duke patur parasysh këto rrënjë, dy skenarë të tjerë janë të mundshëm:
1 ? Një pakt i fshehtë Meta-Berisha, kundër Ramës
Ndërsa Rama dhe Basha ishin mbyllur në Pallatin e Kongreseve, për të diskutuar mbi marrëveshjen e tyre, Meta i bëri një vizitë publike Berishës në zyrën e tij, pas së cilës deklaroi se ?e ka pikë të dobët Doktorin?. Ndërsa të premten, Meta deklaroi në një emision televiziv se ?Doktorin e ka pikë të dobët, por edhe të fortë??
Nëse kthehemi dy vjet prapa, mund të kujtojmë se Ilir Meta mbajti një fjalim para përkrahësve të tij më të zjarrtë në Çorovodë. Në muajt që i paraprinë atij fjalimi, Basha e njerëzit përreth kishin kërkuar pa pushim dorëheqjen e Metës, në lidhje me aferën CEZ-DIA. Dhe Meta u kundërpërgjigj nga Çorovoda, duke thënë se nuk kishte opozitë në botë, që të kërkonte dorëheqjen e kryeparlamentarit, e jo atë të kryeministrit.
?Nuk është çudi?, tha me sarkazëm Meta, ?që të thonë nesër, se opozita Rama-Basha po shtypet nga mazhoranca Meta-Meta??. Më pas, ai dërgoi këtë mesazh publik për Berishën: ?Doktori e di që unë jam malësor, si ai. Dhe ne malësorët kur themi ?po?, themi ?po??. Gjithashtu, ai u shpreh se ?ultësirat kënetore nuk mund t?i thyejnë dot lartësitë malore?.
Fill pas fjalimit të Metës, Berisha shkroi ashpër kundër Ramës (në Facebook), pa e përmendur fare Metën. Dhe qysh të nesërmen e asaj dite, Basha dhe njerëzit rreth tij nuk e sulmuan më Metën publikisht.
Se ç?kishte parasysh Meta me atë ?po?-në që përmendi publikisht në Çorovodë, ne ndoshta s?do ta marrim vesh kurrë. Por zhvillimet e fundit po tregojnë se ai diçka po gatuan me Doktorin. Ndoshta një koalicion paszgjedhor PD-LSI (në qoftë se Rama nuk i siguron dot 71 mandate).
2-Një pakt i fshehtë Rama-Meta kundër Bashës
Pavarësisht acarimeve që kanë patur marrëdhëniet PS-LSI kohët e fundit, Rama ka këmbëngulur vazhdimisht se aleanca e këtyre dy partive nuk është thjesht një aleancë numrash, por një aleancë strategjike që shkon shumë përtej 4 vjetëve aktualë të bashkëqeverisjes. Nëse e vërtetë, kjo aleancë i ka rrënjët në darkën e famshme ?të ngjalave?, që është pasuar me shumë darka të tjera të të dyve. Pikërisht në ato darka, ata mund të kenë hedhur piketat strategjike të bashkëpunimit afatgjatë.
Por a mos janë prishur ato piketa nga zhvillimet tronditëse të kohëve të fundit? Ndoshta po, por acarimi aktual mund të jetë edhe thjesht një manovër taktike, për të realizuar mbylljen e çadrës së PD-së. Basha, duke menduar se ka kopsitur me Ramën një marrëveshje afatgjatë, pranoi mbylljen e çadrës. Ndërsa Berisha, duke menduar se ka një marrëveshje afatgjatë me Metën, e miratoi mbylljen e saj.
Por në realitet, e vetmja marrëveshje afatgjatë e vërtetë është ndoshta ajo mes Ramës e Metës, që zuri fill me darkën e ?ngjalave? (mos të harrojmë se Spartak Braho, një nga njerëzit më të afërt të Metës, është kandidat në listën e PS-së). Nëse marrëveshja Rama-Meta është e vërteta, pas zgjedhjeve të pranuara nga PD-ja dhe nga komuniteti ndërkombëtar, PS-ja mund t?i rikthehet koalicionit me LSI-në, për të bashkëqeverisur edhe për 4 vjetët e ardhshëm.
Epilog
Në kushtet kur asnjëri s?mund t?i besojë asnjërit, si për Ramën, ashtu edhe për Bashën, garancia e vetme është numri 71. Në qoftë se njëri prej tyre siguron 71 mandate më 25 qershor, karrigen kryeministrore e kap pa frikën nga skenarët bizantinë që mund të kenë thurur aktorët e ndryshëm politikë. Përndryshe, gjithçka mund të ndodhë?
Projeksion mbi një sondazh
Bazuar në sondazhet që kam kryer para disa muajsh, si dhe në rezultatet e qarqeve në dy zgjedhjet e fundit, kam bërë një projeksion të përafërt të shpërndarjes së mandateve parlamentare në zgjedhjet 25 qershorit. Ky projeksion është bërë duke presupozuar se kryetarët e partive aleate të PD-së do të jenë në listat e kandidatëve të saj.
PROJEKSIONI I PËRAFËRT I MANDATEVE PARLAMENTARE
LSI 10
PDIU 2
LIBRA 1
TOTAL 140
Deputeti demokrat Eduard Halimi, thotë se e propozuara për A...
Kryeministri i vendit Edi Rama pak orë përpara se në parlame...
Trualli dhe ndërtesa e ish-universitetit “Kristal”, në afërs...
Partia Aleanca Popullore ka paraqitur pretendimin e saj ditë...
Një denocim ka ardhur ditën e sotme pranë CityNews nga një p...
Nga Azem PARLLAKU -Dritan Demiraj, i propozuar nga Partia De...
Policia e Elbasanit është njoftuar për një alarm për bombë n...
Partia Demokratike pritet që pas 72 orësh të dorëzojë pranë ...
Kryebashkiakët shqiptarë në këto vite pluralizmi kanë tregua...
Policia e Sarandës ka arrestuar 30-vjeçarin, A.V., banues n...
Policia e Fierit ka arrestuar një nga autorët e grupit krimi...
Pasi testoi me sukses një raketë balistike me rreze të mesm...
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Lubrifikanti”, ...
Ditën e sotme është lajmëruar të mblidhet në orën 18:00 sean...
Këtë jave do keni me shume besim tek njeri-tjetri ju te dash...
DASHI 21. mars – 20. prillSot nuk doni pengesa ne rrugen tua...
Këta janë titujt e parë të gazetave për ditën e sotme.Gazeta...
Magjia e Kaosit ka lindur në vitet ’70, kur Peter J. Carroll...
Teza e Hantingtonit sugjeron se shumica e diktaturave, në fu...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga qyt...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...