Triumfoi ndaj Boçit në garën për nënkryetar/ Mesazhi i Këlliçit pas fitores
Belind Këlliçi është zgjedhur nënkryetar i PD-së me 177 vo...
Belind Këlliçi është zgjedhur nënkryetar i PD-së me 177 vo...
Ndërmjetesit e Brukselit, Mc Allister dhe Fleckenstein , u larguan shpejt nga Shqipëria, pasi panë që negociatat ishin një mision i pamundur. Në vend të shprehjes shqiptare ?kokën hëngshi?, ata thanë se ?politika shqiptare ka sfida të rënda përpara?. Në vijim të kësaj logjike, as u ngrit dot një tryezë diskutimi me nismën e njërit prej aktorëve politikë, që përherë është prezantuar se qëndron mes palëve, siç është Ilir Meta.
Në fakt a ka shanse për të patur një marrëveshje, apo një zgjidhje, ekuacioni i politikës shqiptare? Të zgjidhësh një ekuacion(pra të gjesh të panjohurën) kur stë jepet asnjë e dhënë, në matematikë është e pamundur. Kriza politike, si ansjëherë tjetër në këto 25 vite demokraci, përmbledh shumë komponentë. Përfshin së pari reformën në drejtësi, përfshin një proces zgjedhor, pse jo edhe zgjedhjen e presidentit, dhe mbi të gjitha përfshin betejën për ndarjen e pushtetit mes partive brenda koalicionit qeverisës, demonstruar në dilemën e LSI-së për të hyrë apo jo në zgjedhje dhe nëse po, do ta vazhdojë apo jo koalicionin me PS-në.
Në këtë gjurulldi të madhe, negocimi është si të ecësh kuturru në një xhungël, ku përveçse nuk ka rrugë, ti duhet të ecësh në disa drejtime njëherësh. Ndaj orakujt e politikës kanë gabuar të gjithë në parashikimet e tyre se çfarë do të ndodhë apo çfarë do të sjellë e nesërmja. Kjo edhe për faktin se ndërkombëtarët nuk kanë më atë rolin e tyre vendimtar që i zinin prej veshi djemtë e pabindur të Ballkanit dhe i fusnin në një dhomë ku i ?këshillonin? të merreshin vesh. Tashmë, të paktën Partia Demokratike, ka aq kurajë sa ti mbyllë derën një zyrtari që vjen nga Brukseli apo Strazburgu, si dhe të akuzojë publikisht një apo disa ambasadorë të huaj të cilët deri pak vite më parë luanin deri rolin e protektorit politik në Tiranë.
Megjithatë, pas vizitës së McAllister dhe Fleckenstein, dy gjëra u qartësuan. Marrëveshje nuk ka dhe PD nuk shkon në zgjedhje, ose siç ripërsëriti Basha edhe sot, që zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë. Dhe nuk ka, jo sepse PD ka një kusht të fortë siç është largimi i Ramës dhe krijimi i qeverisë teknike. Por se kjo kërkesë shoqërohet me një menu shumë të pasur kërkesash si reformi i sistemit zgjedhor, transparenca e financimit të fushatave dhe politikës në tërësi, votimi dhe numërimi elektronik, votimi i emigrantëve etj. Këto kërkesa janë të gjitha të ligjshme, por praktikisht të parealizueshme për të zhvilluar zgjedhje brenda këtij viti.
Detyra e vështirë e orakullit tashmë është të parashikojë nëse PS-LSI do të futen në zgjedhje pa opozitën, siç Rama deklaron i vendosur se zgjedhjet do të mbahen në 18 Qershor, dhe çfarë do të bëjë opozita. Sido që ti vejë fati koalicionit, një gjë është e qartë se një qeveri apo një parlament i dalë nga zgjedhje pa kundërshtar apo me kundërshtar të emëruar nga mazhoranca, nuk do të jetë jetëgjatë. Në këto kushte PD e ka më të qartë misionin e saj, pasi nuk ka rrugë tjetër. Çadra e bulevardit e kreu misionin. Por ajo nuk mund të zëvendësoshet me disa tenda nëpër kryqëzimet e rrugëve si fshatarët që shesin perime të freskëta. Siç paralajmëroir publikisht kreu i saj Basha, opozita do të dalë sërish në rrugë të hënën e ardhëshme, por me veprime më radikale.
Shpejt a vonë do të vijë edhe përplasja me shtetin dhe tymi i gomave të djegura mund të jetë më e vogla re e zezë./Opinion.al
Gazetari i kronikës, Flamur Vezaj, ka reaguar për shkarkimin...
– Kemi nevojë për dialog pa mbarim deri në zgjidhje midis pa...
Ditën e sotme në çadrën e opozitës, ashtu si çdo të enjte pr...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i është përgjigjur me urgjen...
Parlamenti zhvilloi sot seancën e radhës për zgjedhjen e Pre...
Gramoz Ruçi ka qenë shumë i ashpër dhe i prerë ndaj Ilir Met...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz ...
Një deklaratë e fortë ka ardhur nga Partia Socialiste, pas d...
Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz R...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi...
Sapo është djegur raundi i tretë i zgjedhjes së Presidentit ...
Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, në Fus...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, shpreh gëzimin e tij që ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Një i...
Alfred Peza, deputeti i rilindjes i konvertuar në miliarder ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi ditën e sotme m...
Pak orë pas vendimit të gjykatës franceze për lirimin e ish ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha menjëherë pas takim...
Policia e Shtetit ka publikuar listën e plotë të emrave të d...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...