Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo shprehet se ka ende hapësira për negociata dhe zgjidhje konsensuale mes maxhorancës dhe opozitës për t?i dhënë fund krizës politike në prag të mbajtjes së zgjedhjeve. Në një intervistë për gazetën ?Shekulli?, Milo thotë se shtyrja e datës së zgjedhjeve do të ndodh në rast se situata del jashtë kontrollit. Ndërsa referuar afateve të veprimeve në KQZ për zgjedhjet, Milo thotë se e gjithë procedura do të shtyhet. Ndërkaq, kreu i PDS-së deklaron se nuk ka ende një vendim për vijimin e koalicionit me PS-në. Kjo sipas tij ka ndodhur për shkak se PS-ja nuk ka komunikuar me partitë aktualisht në koalicion për një marrëveshje të dytë.
Zoti Milo nesër (sot) është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve. Asnjë prej partive aktualisht në koalicionin e majtë nuk është shprehur për këtë. Si ju duket kjo situatë?
Mbështetur në zhvillimet aktuale politike ku nuk ka dialog midis maxhorancës dhe pozitës, për të gjetur një zgjidhje konsensuale të krizës, të gjitha afatet e procesit për zgjedhjet e 18 qershorit, do të rishihen, do të shtyhen. Tani për tani ka ende hapësirë për të shtyrë afatet, për shembull të krijimit të koalicioneve. Mendohet sipas zërave që dëgjohen, ky afat do të shkojë dikur nga fundi i muajit prill. Për rrjedhojë do të shtyhet edhe afati i dorëzimit të listave shumemërore të kandidatëve për deputetë të subjekteve politike me shpresë që Partia Demokratike dhe opozita do të kenë marrë një vendim deri në fund të muajit për të marrë pjesë në zgjedhje. Kështu qarkullojnë zëra që vijnë nga institucionet.
Partia e drejtuar prej jush ka një vendim për futjen sërish në koalicion parazgjedhor me Partinë Socialiste?
Ne ende nuk kemi marrë një vendim, sepse ende nuk kanë filluar negociatat për krijimin e koalicioneve. Deri tani ka pasur vetëm tentativa për të bërë kontakte por nuk janë realizuar kontaktet. Mesa sa duket çdo gjë ka mbetur pezull në funksion të zgjidhjeve që pretendohet që mund të arrihen gjatë ditëve të ardhshme për ta sjellë në proces opozitën.
Pritej që ministri i Jashtëm gjerman, në vizitën e tij të hënës të vendoste një dialog, por është parë që palët janë pozicionuar edhe më prerë në qëndrimet e tyre. Duke parë situatën aktualisht sa shanse ka të zgjidhet shpejtë situata dhe të vijohet me procedurat për zgjedhjet?
Mesazhet që përcolli ministri i Jashtëm gjerman në adresë të Partisë Demokratike dhe opozitës ishin shumë të forta dhe shumë të qarta. Nuk ishte ndonjë mesazh i panjohur sepse edhe përfaqësues të tjerë të qeverive të vendeve anëtare të BE-së dhe vetë nga institucionet e Brukselit i janë dërguar PD-së për t?u rikthyer në parlament dhe për të respektuar institucionet dhe për të bërë përpjekje për kompromis për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pra, me pak fjalë ka gati një unanimitet në qëndrimet e faktorëve ndërkombëtarë për sa i përket nxitjes për ta sjellë PD-në në proces sa më shpejtë që të jetë e mundur. Në këto rrethana kur mungon një mbështetje ndërkombëtare tek e cila është shpresuar shumë, ka gjasa që PD-ja të fillojë të reflektojë se ka rrugë tjetër të arsyeshme për të kontribuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Opozita ka kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve, si një alternativ që do të garantonte procesin zgjedhor. Sa e mundur është realizimi i kësaj alternative?
Ndoshta ai mund të ishte një variant ekstrem kur do të jenë shteruar të gjitha përpjekjet për ta mbajtur procesin nën kontroll dhe për t?i bërë zgjedhjet deri në 18 qershor. Nëse procesi del jashtë kontrollit, atëherë patjetër që do të shtrohet edhe çështja e shtyrjes së datës së zgjedhjeve por ende ka rezerva dhe hapësira për ta mbajtur procesin, për ta menaxhuar atë dhe për t?i bërë zgjedhjet deri më 18 qershor.
Replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe komentuesve në rrjet...
Policia e Fierit ka arrestuar një 61-vjeçar, pasi akuzohet p...
Një shtetas shqiptar i dënuar për vrasje është ekstraduar so...
Ka ndërruar jetë 20-vjeçari që u aksidentua ditën e diel pra...
Kuvendi u mblodh pasditen e djeshme në një seancë të jashtëz...
Në Shqipëri, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, G...
Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, 19 ...
Një makinë është gjetur e djegur mëngjesin e sotëm në qyteti...
Nen ndikimin e madh te Marsit, planetit te dëshirave, do kal...
Një xhihadist i ISIS ka hedhur veten në erë se bashku me mak...
Nga Gjergji THANASI– Bashkia Durrës, sipas parimit më mirë v...
Ai është paraqitur në inspektoratin më të afërm të policisë ...
Tonet janë ashpërsuar mes analistit Ilir Kulla dhe Sekretare...
Në këto momente nisur nga tema kryesore nëse Partia Demokrat...
Një studente 16-vjeçare është gjetur thuajse e zhveshur, ndë...
Sekretarja për Mardhëniet me Publikun në Partinë Demokratke,...
Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë mbi skandalin me 8...
Ivica Daçiç, ministri i Jashtëm i Serbisë ka shpërthyer ndaj...
Kreu i Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar, Eduart Ndocaj...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, konkretisht në Shk...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...