Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në Shqipëri kemi një krizë themelore dhe dy nënshtresa të saj. Kriza kryesore është kriza politike e bojkotit të zgjedhjeve dhe Kuvendit nga opozita. Dy nënshtresat e saj, janë kriza e Partisë Demokratike të Shqipërisë me Partitë Popullore Europiane, që po shtohet si një krizë e re në krizën politike shqiptare, dhe kriza e besimit që po lind mes LSI dhe PD, edhe pse LSI ishte deri më sot si ?garante? e aksionit të saj politik.
Partitë Popullore Europiane dhe partia e kancelares Angela Merkel, po hezitojnë të përfshihen si negociatore në krizën shqiptare, nëse Lulzim Basha dhe Sali Berisha, nuk garantojnë sukses në opsionin e tyre, për hyrje në zgjedhje dhe votim të reformës në drejtësi, duke u kthyer në parlament. Përpjekjet e Lulzim Bashës në takimin e Maltës kanë qenë tejet të dështuara dhe kanë shkaktuar një pakënqësi të thellë tek drejtuesit e Partive Popullore dhe kancelares Merkel, për shkak të mosdëgjueshmërisë së tij ndaj kërkesave të tyre.
Aq keq kanë shkuar, sa ai nuk ka guxuar si zakonisht të botojë dhe foton me kancelaren Merkel, siç bën zakonisht. Burime diplomatike bëjnë të ditur se partia e kancelares Merkel, e cila është lokomotiva e Partive Popullore Europiane, dhe që ka një vëmendje të veçantë për Shqipërinë, ka përgatitur në parim një negociator të nivelit të lartë për krizën shqiptare, por ai nuk do të presë biletën për në Tiranë, nëse nuk merr garanci se misioni i tij do të ketë sukses.
Kryetari i PD, Lulzim Basha, po bëhet përditë e më i parëndësishëm për Partitë Popullore me refuzimin e tij për të ndjekur vijën e tyre, dhe nëse i qëndron kursit aktual, ai do ta çojë Partinë Demokratike drejt përjashtimit nga Partitë Popullore, duke shënuar një rekord të zi historik në krye të saj. Këtu ka nisur dhe nënshtresa tjetër e kësaj krize.
Duke njohur krizën e PD me Partitë Popllore Europiane, Ilir Meta ka adresuar sot pikërisht Partitë Popullore si shpresa e fundit për zgjidhjen e krizës, duke shpresuar se ata do të bindin Lulzim Bashën të kthehet në Kuvend. Kjo është një përpjekje e tij për t?i ikur rolit që mori përsipër si garant i opozitës, duke theksuar se nëse opozita nuk hyn në zgjedhje, nuk do të ketë zgjedhje.
Lëvizja e tij nga garant i opozitës, në aleat me aleatët europianë të PD, është një lëvizje që ngjall realisht irritim tek PD, pasi ata kanë hyrë në këtë betejë antiperëndimore dhe me garancitë e LSI. Tani që ata kanë ikur shumë tutje, në një rrugë gati pa kthim, LSI u ka dalë përpara veshur me stofin e PPE, dhe u tregon rrugën perëndimore.
Por në fakt, që të zgjidhet kriza kryesore në vend, që ka të bëjë me ikjen e opozitës nga sistemi politik që kemi rënë dakord në vitin 1990, duhet të zgjidhen të dyja këto kriza si nënshtresa të saj. Kriza e LSI me PD, është krizë mosbesimi, e cila mund të zgjidhet vetëm nëse LSI garanton PD, se do të shkojë me ta në zgjedhje në një koalicion për të mundur Edi Ramën.
Vetëm kështu opozita mund të qetësohet dhe trimërohet, zgjedhjet bëhen të shëndetshme dhe nuk ka nevojë për garanci perëndimore. Kriza tjetër, ajo e PD me Partitë Popullore Europiane, buron nga kriza e mosbesimit të PD me LSI. PD nuk hyn në zgjdhje nëse LSI hyn për shkak të presionit perëndimor.
Garancia e LSI për PD, vlen që të prishen zgjedhjet dhe jo që të dëgjohet Perëndimi. Diplomati i lartë perëndimor që është ngarkuar për krizën shqiptare dhe që drejton një nga Komisionet më të rëndësishme të politikës së Brukselit në emër të partisë së kancelares Merkel, do të vijë në Tiranë vetëm nëse Basha e garanton se do hyjë në zgjedhje dhe në Kuvend, dhe që ta bëjë këtë, atij i duhet Ilir Meta. E vërteta është se Lulzim Basha nuk ka nevojë që Ilir Meta apo Edi Rama t?i tregojnë që ai nuk ka mbështetje ndërkombëtare në këtë që bën.
Ai është i qartë që nuk ka mbështetje dhe është duke i hyrë një rruge antieuropiane. Problemi i tij është se ka menduar që në këtë rrugë nuk do ishte vetëm. Këtë duhet ta zgjidhë, pasi të gjithë mendojnë se ai dhe vendimet që do marrë, janë në dorë të Merkelit apo McAllister, por në fakt janë në dorë të Metës! /TemA
Vizita e sematorit amerikan në Tiranë përveç pjesës politike...
Lume kanabisi… TV-te e fillojne dhe i perfundojne edicionet ...
Gjatë kësaj të diele duhet të tregoni kujdes me shëndetin. A...
Eksperti i të drejtës kushtetuese, Murat Sevinc flet për ref...
Vetëm pak ditë pas mitingut të Partisë Socialiste në sheshin...
Në Bibël nuk i gjeni, por shumë prej traditave dhe zakoneve ...
Lëvizja Socialiste për Integrim vijon të jetë tepër kritike ...
Së paku pesë mijë afera amuroze, neps i pashuar, dredhi të p...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas takimit 90-minutësh m...
Partia LIBRA e Ben Blushit ka publiukar sot emrat e 190 ka...
Berlinezët duhet të kenë menduar se ndriçimi i Portës së Bra...
Brisilda Mana është adoleshentja 17-vjeçare, e cila u zhduk ...
Policia italiane ka kryer kontrolle të befasishme në një vil...
Shqipëria në historinë e saj ka shënuar vrasje kryeministras...
Eshtë vërtetë mister, përse shumë udhëheqës europianë e kons...
Muajt e fundit, Qeship Kaja ka udhëtuar drejt qytetit për dy...
Një i ri është marrë peng në kërcënimin e armës nga një per...
Më pak se 24 orë pas publikimit nga policia të videos së ate...
Taksapaguesit shqiptarë e kanë paguar thuajse dyfish të asht...
Në perandorinë romake, mbreti ishte i emëruari prej hyjnive....
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...