web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTOT/ Reagimi i Rihanna-s kur sheh veten pas skenave të nxehta

22 Mars 2017, 14:59, Lifestyle CNA

Ndjesi më e bukur se të shohësh Rihanna-n në televizion, është të shohësh Rihanna-n teksa sheh veten në te. Ylli i popit bëri debutimin e filmit?Bates Motel? mbrëmjen e kaluar. Këngëtarja 29 vjeçare u shndërrua në aktore duke luajtur rolin e Marion Crane, personazh i bërë i famshëm nga Janet Leigh.

Riri ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video 45 minuta, ku tregon ekzaktësisht reagimin e saj teksa sheh veten në ekranin e vogël.

Në fillim ajo është ndjerë në siklet më pamjen e saj, ndërsa më vonë gjatë skenave erotike ka mbuluar fytyrën me duar dhe ka komentuar:?Kjo është shumë e çuditshme, O Zot nuk mundem ta shoh?.

Ndërkohë që episodi ka vazhduar, Rihanna e ka ndjekur çdo pjesë duke qeshur me miqtë e saj. /CityNews





Lajmet e fundit nga