Ja pse ata që udhëtojnë me avion duhet të kenë gjithmonë një top tenisi me vete
E dimë që nga aksesorët shtesë ato që preferojnë të gjithë j...
President i SHBA i quan meksikanët përdhunues, dhe mbështetja ndaj tij nuk e ndien aspak. Armët luftarake përdoren rregullisht për të zgjidhur mosmarrëveshjet në vendin e punës, ndërsa mbështetja për kontrollin e tyre është ende e vakët. Ishujt Marshall dhe Maldive po zhduken nën det, ndërsa udhëheqësit botërorë nuk arrijnë dot të ndalojnë ngrohjen globale.
Forcat mendore irracionale, janë duke luajtur një rol jashtë kapacitetit të tyre, mbi jetën tonë politike dhe shoqërore. Por cilat janë këto forca dhe si mund të kuptohen? Në shekullin XX-të, njerëzit u përpoqën shumë për të kuptuar rolin e të paarsyeshmes në çështjet njerëzore, të shndërruar në një variant të mendimit frojdian, por të dallueshme nga psikoterapia, që unë e quaj ?Frojdizëm politik?.
Ndodhi kështu sidomos me progresistët që u përballën me racizmin, fashizmin, luftën, seksizmin dhe homofobinë. Mendoni për shembull për Ueb Dy Bya. Afro-amerikani i parë që fitoi një doktoraturë në Harvard, dhe themelues i Këshillit Kombëtar të zezakëve në SHBA, Dy Bya e filloi karrierën e tij duke supozuar se ?problemi i zezakëve ishte një çështje e hulumtimit sistematik dhe mirëkuptimit inteligjent?.
Më pas, ndërsa jepte mësim në Universitetin e Atlantas, ai qe dëshmitar e linçimit të një zezaku në një dyqan ushqimor. I tronditur, Dy Bua kuptoi se ?në luftën kundër paragjykimeve raciale, ne nuk u përballëm thjesht me vendosmërinë racionale dhe të vetëdijshme të popullit të bardhë për të na shtypur; por me komplekset e një kohe të gjatë, që tashmë qenë ngulitur në masë të madhe, tek zakonet e pavetëdijshme, si edhe nga një shtysë irracionale?.
Duke rishqyrtuar pikëpamjet e tij të mëparshme, Dy Bya arriti në përfundimin se nuk kishte qenë ?mjaftueshëm frojdian për të kuptuar, se sa pak veprimi njerëzor është i bazuar tek arsyeja?. Kini parasysh ndërkaq traditën e mendimtarëve, që u tërhoqën nga mendimi frojdian, për të kuptuar shkaqet e luftës. Gjatë Luftës së Parë Botërore, Frojdi shpjegoi dukurinë e tronditjes nga predhat (tanimë e njohur si çrregullimi i stresit post-traumatik) në rastin e meshkujve, të ?mohimit mbrojtës të cënueshmërisë?, dhe ?preferencës së tyre për rolin aktiv?.
Më vonë, pasuesit e Melani Kleinit, e shpjeguan Luftën e Dytë Botërore në kuadër të kompleksit të ?Mynihut?, ?paaftësisë së djalit për të luftuar, për nënën dhe vendin?. Kohët e fundit, për të shpjeguar reagimin irracional të SHBA-së ndaj sulmeve të 11 Shtatorit, pra pushtimin e Irakut, Xhudit Batler bën përgjegjës plagët narcistike që iu hapën Amerikës nga sulmi, por dhe paaftësinë e amerikanëve për ta mbyllur atë plagë përmes zisë, kujtesës kolektive, dhe hapjes ndaj pjesës tjetër të botës.
Pastaj, ishin përpjekjet e frojdianëve politikë, për të kuptuar shfarosjen e hebrenjve evropianë. Tek ?Moisiu dhe Monoteizmi?, Frojdi u përpoq të hedhë dritë mbi zemërimin vrastar dhe cilësinë gjenocidale, që e dallonte anti-semitizmin nazist nga paraardhësit e tij të krishterë. Ai argumentoi se monoteizmi hebraik, kishte qenë një përparim shpirtëror, i lidhur me të arsyeshmen dhe fitoren mbi instinktet, në thelbin e traditës perëndimore.
Megjithatë, populli hebre u rebelua kundër kufizimeve të ashpra dhe vetëmohimit, që përmbante mesazhi origjinal monoteist. Krishtërimi u përpoq të pajtojë këtë konflikt përmes ?lajmit të mirë? të flijimit të Birit të Zotit. Nazizmi u ndërtua mbi anti-semitizmin e krishterë, por shkoi përtej tij. Në përpjekje për të krijuar një rend të ri ose Rajhun, nazistët u përpoqën të shkatërrojnë origjinën e Perëndimit në gjenezën e tij, takimin hebraik me Perëndinë.
Së fundmi, merrni në konsideratë lëvizjet çlirimtare të grave dhe homoseksualëve të fundit të viteve ?60. Asokohe, mendimtaret feministe si Kejt Milet dhe Shulamit Fajërstoun e përkufizuan vetë frojdizmin si një ?armik?. Megjithatë, shumë shpejt feministet e tjera, si Xhuliet Miçëll dhe Xhesika Beniamini e kuptuan se ishte gabim të hidhje fëmijën, bashkë me govatën.
Ato e interpretuan vetë frojdizmin si një teori patriarkale, dhe e përdorën atë për të hetuar frikën seksuale dhe frikërat e të tjera fëminore, që shtresëzohen tek seksizmi dhe homofobia. Duke kërkuar ta shndërrojnë feminizmin dhe çlirimin e homoseksualëve, si diçka me shumë sesa liberale, ato e dinin se kishin nevojë për një kuptim të thellë të pavetëdijes patriarkiale.
Ato gjetën tek frojdianizmi politik, mjetet që iu nevojiteshin. Ne kemi edhe sot nevojë për mekanizma të tillë. Psikologët bashkëkohorë nuk do të na ndihmojnë. Neuroshkenca mund të hedhë dritë mbi sëmundje të përcaktuara mendore, si disa lloje të skizofrenisë, por ajo s?ka thuajse asgjë për të thënë mbi çmendurinë e përditshme, që dikur etiketohej nën emrin ?neurozë?, si dhe shumë pak për modelet irracionale që ndodhin përgjatë historisë njerëzore.
Gjithashtu, psikologjia njohëse, ashtu si psikologjia e zgjedhjes racionale, ?studimet e lumturisë?, dhe të ekonomisë, nuk kanë asgjë për ta thënë në lidhje me çmenduri që ndodhin në jetën tonë politike. Sot, në përputhje me rrethanat, ne kemi ende nevojë për frojdizmin politik.
Sigurisht, ka pasur arsye të forta pse progresistët e kritikuan frojdizmin në vitet ?60-?70, dhe unë nuk jam duke sugjeruar se duhet të kthehemi tek idetë e diskredituara. Por është ndërkohë rasti të kujtohet se rritja e neo-liberalizmit dhe e kapitalizmit financiarisht të globalizuar, u shoqërua nga një kundër-revolucion i madh intelektual, që shtypi njohuritë si për individin e pandërgjegjshëm, ashtu edhe për forcat sociale dhe politike të pandërgjegjshme, të cilat e karakterizojnë shoqërinë moderne. Libri im i ri, ?Frojdianizmi politik?, i cili tregon historinë e këtyre betejave të hershme, ka për qëllim të rivendosë në vendin që i takon, një nga rrymat më të rëndësishme të mendimit modern radikal.
E dimë që nga aksesorët shtesë ato që preferojnë të gjithë j...
Secila nga tri ngjyrat ka ndikimin e vet shëndetësor të rënd...
Një peshk i çuditshëm me këmbë është kapur në ujërat e North...
Një grua me origjinë nga Europa Lindore dhe me banim në Vero...
Në disa vende të botës, mund ta merrni menjëherë pasaportën,...
Janë disa gjëra që gjithmonë duhet t’i mbani për vete. Nëse ...
Nëse i bëni këto gjëra, atëherë të jeni të sigurtë se jeni m...
Njerëzit krijues janë më të prirur të ëndërrojnë për vende t...
Një video e publikuar në rrjetet sociale, e cila është përha...
Pesë mijë vjet më parë, brigjet e Anglisë ishin të përfshira...
Këtë javë, prodhuesi i automjeteve fluturuese PAL-V filloi z...
Një renditje e disa miteve për suksesin, por që në fakt na p...
Disa gjëra duken nga jashtë aq të thjeshta e aq të shijshme ...
A është krijuar Universi për ne?Për pjesën më të madhe të ek...
Mund të duhen disa minuta më shumë për të dërguar një letër,...
Emocionet janë shumë të fuqishme dhe ato ndonjëherë na bëjnë...
Elasticiteti i këtij adoleshenti është me të vërtetë mbresël...
Ishujt Faroe, që do të thotë Ishujt e Deleve, është një grum...
Nuk ka një arsye të vërtetë praktike pse kopsat e veshjeve p...
Aeroplani që niset nga Doha e Katarit do të arrijë pas 16 or...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...