web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekretet e konsultës së Lul Bashës me psikoanalistin amerikan për imazhin e tij si lider

16 Shkurt 2017, 10:33, Aktualitet CNA

Lul Basha e di se pika e tij më e dobët si politikan është se nuk iu le njerëzve përshtypjen e një lideri të fortë. Për këtë arsye Basha shpesh merr poza të njeriut të ashpër në mitingje dhe trash zërin, që të duket si lider i fortë. Për të kapërcyer këtë të metë të tij, Basha është konsultuar edhe me një psikoanalist të njohur amerikan, i cili është i specializuar për trajtimin e politikanëve, nga e gjithë bota.

Psikoanalisti amerikan i kërkoi Bashës që t? i dërgonte video ku të shfaqej rivali i tij politik duke folur në situata të ndryshme. Basha i dërgoi video me Edi Ramën. Pasi i pa, psikoanalisti amerikan i tha se ai (Basha) kishte një kompleks inferioriteti ndaj rivalit të tij politik dhe e udhëzoi sesi duhet ta kapërcente këtë problem psikologjik.

-Ju z. Basha duhet të bëni një kukull me pamjen e rivalit tuaj politik dhe ta grushtoni atë, ta përdorni si ata thasët që përdorin boksierët në stërvitje. Dhe gjatë kësaj kohe duhet të debatoni me të, ti thoni se do ta mundni, me një fjalë t? i shprehni atje në palestër gjithçka që i thoni në public.

Pasi ndoqi këtë udhëzim, Basha shkoi përsëri te psikoanalisti, dhe ky pa se nuk kishte përmirësime. Basha akoma kishte një kompleks të fortë inferioriteti ndaj rivalit të tij politik Ramës. Paraprakisht kishin rënë dakord që Basha duhet t? u përgjigjej pyetjeve të psikoanalistit me sinqeritet të plotë. Por tani psikoanalisti po dyshonte nëse përgjigjet kishin qenë vërtet tërësisht të sinqerta. Prandaj psikonalisti amerikan i ofroi që të bënte një trajtim më special duke i bërë pyetje në gjendje hipnoze. Basha u detyrua të pranonte dhe psikoanalisti, pasi e hipnotizoi i tha:

Jemi në çastin kur ju keni fituar zgjedhjet parlamentare, jeni para mbështetësve tuaj në një miting të madh, dhe po i drejtoheni rivalit tuaj politik me një mesazh para kamerave televizive, ku i flisni me emër, vazhdoni vetë më tutje?

Basha tha në gjendje hipnoze:

Erion Veliaj, të kisha thënë se dita e zgjedhjeve parlamentare do të jetë dita kur unë do t? i riktheja PD-së pushtetin e humbur në 2013 dhe e mbajta fjalën!

Psikoanalisti e zgjoi Bashën dhe e pyeti:

-Z. Basha, cili është Erion Veliaj. Më keni thënë se rivali juaj politik dhe kryeministri quhet Edi Rama. Tani na del se ditën e zgjedhjeve do të mundni këtë Erion Veliajn! Nuk po kuptoj, cili është ky?

-Erion Veliaj është rivali i Edi Ramës në partinë e tyre. Veliaj kërkon t? ia marrë Ramës partinë siç ia mori Rama paraardhësit të tij Nanos.-U përgjigj Basha.

-Epo kështu del se juve z. Basha iu është krijuar bindja se nuk e mundni dot Ramën dhe duhet të prisni sa atij t? ia marrë ky Veliaj partinë e të bëhet kryeministër, që ju pastaj të mundni Veliajn në zgjedhjet parlamentare. Kështu problemi na ndërlikohet.

-Pikërisht doktor, -tha Basha, -sepse problemi është si ta marrë Veliaj partinë nga Rama. Që të ndodhë kjo duhet që Rama të humbë zgjedhjet parlamentare dhe të japë dorëheqjen. Kështu ia mori Rama partinë paraardhësit, Nanos, pasi partia e tyre kishte kaluar dy mandate katërvjeçare në pushtet.

-Domethënë duhet që ju z. Basha ta mundni Ramën në zgjedhje! ?Tha psikoanalisti.

-Po. Në fakt jo në këto zgjedhje të vitit 2017, por në ato të vitit 2021 me të cila mbaron mandate i dyte katërvjeçar i PS-së.

-Por mua më rezulton se ju e quani veten shumë inferior ndaj Ramës si politikan dhe nuk keni besim se mund ta mundni ndonjëherë.- Tha psikoanalisti.

-Cila është zgjidhja doktor?- Pyeti Basha.

-Zgjidhja klinike është që atë kukullën për grushtim ta bëni me pamjen e Veliajt.- Sa për zgjidhjen politike nuk është puna ime. Por, prisni pak ju lutem?

Psikoanalisti i bëri Bashës këtë pyetje, por pa e hipnotizuar:

-Jemi në ditën kur Erion Veliaj ka zëvendësuar Ramën në krye të PS-së dhe si kryeministër. Ju po flisni për këtë ngjarje në një konferencë shtypi. Gazetarët ju pyesin nëse i trembeni duelit me liderin e ri në zgjedhje.

Basha tha: Aspak. Fakti që në zgjedhjet lokale të vitit 2015 nuk rikandidova për kryetar bashkie, pasi më mbaroi mandati i parë, nuk do të thotë se kisha frikë nga Veliaj që ishte kandidati i palës tjetër. E kam shpjeguar se mosrikandidimi im kishte të bënte me ngarkesën shtesë që kisha unë si kryetar i partisë.

Psikoanalisti pastaj e hipnotizoi Bashën dhe e pyeti:

-Pse nuk kandiduat në të vërtetë përballë Veliajt në 2015?

-Sepse e kisha humbjen e sigurt dhe pastaj do të humbja edhe partinë bashkë me bashkinë. Se si mund të vazhdoja të isha kryetar i partisë që duhet të mundte Edi Ramën në zgjedhjet parlamentare, kur mua më mundte Erion Veliaj në zgjedhjet lokale!-U përgjigj Basha.

Doktori e zgjoi Bashën dhe i bëri të ditur atë që ishte thënë në gjendje hipnoze, pyetjen dhe përgjigjen.

-Ju në fakt keni edhe një kompleks inferioriteti ndaj këtij Erion Veliajt.- Tha psikoanalisti.

-Cila është zgjidhja doktor?- Pyeti Basha.

Psikoanalistit i lindi një dyshim, se mos pacienti i tij ishte nga ata njerëzit e pasur që nuk e kanë për gjë të harxhojnë para për t? u tallur me psikoanalistët. A ishte vërtet ky kryetar i asaj partie që thoshte në vendin e tij. E vuri përsëri në gjendje hipnoze pacientin dhe e pyeti:

-Si quhet kryetari i PD-së në Shqipëri?

-Sali Berisha,- tha Basha.

Psikoanalisti e zgjoi Bashën dhe i tha:

-Zotëri, ju mund të keni para për të harxhuar për lojëra të tilla, por te psikoanalisti nuk vihet për shaka. Ju lutem të largoheni, nuk dua të kem të bëj me ju.

-Nuk ju kuptoj doktor?- Tha Basha.

Psikoanalisti shtypi një buton dhe Basha dëgjoi pyetjen e doktorit dhe përgjigjen e tij.

-Ju më thatë se jeni kryetari i partisë suaj, por te unë u prezantuat me emrin Lulzim Basha e tani thoni se jeni Sali Berisha. Nëse nuk jeni një mashtrues i pasur që harxhon para për të bërë shakara bajate me psikoanalistët, duke u paraqitur te ata me identitet të rremë, më thoni që t? u kuroj për çrregullim personaliteti të thellë, identitet të dyfishtë.

-Sali Berisha është paraardhësi im në krye të partisë.- Tha Basha.

-Ah, më falni, kuptova gjithçka, -tha Psikoanalisti, që e ndjeu veten fajtor profesionalisht për sjelljen e tij me pacientin.- Ju realisht nuk e ndjeni veten as kryetar partie.

-Kështu thonë kundërshtarët e mi, doktor.- Tha Basha si me të qarë.

-Mirë, mirë, qetësohuni, -tha psikoanalisti.

-A ka zgjidhje për problemin tim, doktor?- Pyeti Basha.

Psikoanalisti u mendua pak dhe tha:

Një zgjidhje do të ishte është që atë kukullën për grushtim ta bëni me pamjen tuaj, si politikan. Tani bëjnë edhe kukulla folëse, dhe ju mund të bëni një të tillë që mban fjalime politike. Kështu, duke grushtuar veten si politikan, do të çliroheni nga ky delir që keni për t? u marrë me politikë, megjithëse e ndjeni veten inferior ndaj rivalëve politikë.

-Kjo më duket edhe si zgjidhje politike, përveçse klinike, doktor.- Tha Basha.

-E saktë,- tha psikoanalisti, – mund të quhet edhe një zgjidhje e dyfishtë.





08:28 Aktualitet

Kosova në mjegull!

Pritjet po përmbysen, sundimtarët po forcohen, populli po va...

Lajmet e fundit nga