Blushi sulmon KQZ-në/ Po nxjerr jashtë ligjit LIBRA-n, në zgjedhje me çdo kusht!
Kreu i LIBRA, Ben Blushi, ka deklaruar se KQZ kërkon të nxje...
Pritjet po përmbysen, sundimtarët po forcohen, populli po varfërohet,shkruan gazeta Kosova Sot.
Republika e Kosovës, edhe pse në përvjetorin e nëntë të funksionimit si shtet i pavarur dhe në prag të 18-vjetorit të çlirimit nga okupatori serb, ende është me shtetësi të pakonsoliduar, të izoluar dhe me një qeverisje dhe opozitë, që akoma mendon dhe punon vetëm për klientelën e saj. Kosova jo vetëm që ngeci në zhvillim, por për më keq, u shndërrua nga vendi më optimist, që ishte në rajon dhe botë, në vendin më pesimist, ku shpresa e vetme për shumicën e qytetareve është emigrimi në vendet e BE-së dhe ato tej-oqeanike. Analisti politik dhe prof. universitar, Nexhmedin Spahiu, thotë se për këtë zhgënjim të madh qytetar barrën e përgjegjësisë e bart klasa politike në pushtet, e cila edhe e mori këto vitet e fundit një ndëshkim de fakto nga ikja masive e qytetarëve jashtë vendit. “Goditja më e madhe që mundesh me ia ba një personi apo një kombi është me ia humbë shpresën. Fatkeqësisht kjo Qeveri e ka bërë një gjë të tillë, që në momentin e krijimit. Prandaj, ishin mbi 100.000 qytetarë që braktisën Kosovën që nga momenti i krijimit të kësaj Qeverie”, tha për “Kosova Sot” analisti Spahiu.
Dëshpërim dhe zhgënjim
Analisti Florim Zeqa pohon se para shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, shpresat dhe optimizmi i qytetarëve ishin maksimale, por zhgënjimi ishte po aq i madh sa ishte shpresa për ndryshime pozitive. “Të gjithë e prisnin, që pas shpalljes së pavarësisë, gjegjësisht me marrjen e kompetencave nga ndërkombëtarët, shteti ynë do të marrë të mbaren e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies qytetare. Arsyet pse edhe ky përvjetor po e gjen Kosovën me shtetësi akoma të pakonsoliduar sa duhet, të izoluar dhe me një qeverisje të keqe dhe opozitë të çakorduar janë të shumta. Për fatin e keq të vendit dhe qytetarëve, pikërisht në prag të shpalljes së pavarësisë, në pushtet erdhi klasa më e papërgjegjshme e politikanëve injorantë, të korruptuar dhe kriminalizuar deri në fyt. Si pasojë e kësaj, pas 17 shkurtit 2008, nga viti në vit shpresat e qytetarëve filluan të zbehen në shtetin, për të cilin u prit gjatë dhe u sakrifikua shumë”, theksoi Zeqa. Sipas tij, në veçanti, pas zgjedhjeve të vitit 2014, pushtetarët nga drejtues shtetërorë u shndërruan në përbindësha të gjithçkaje në Kosovë, duke menduar vetëm për vetën dhe klientelën e saj. “Duke vrapuar pas parasë dhe pasurimit të paligjshëm, përveçse e lanë në harresë të plotë popullatën e varfër, ia humbën edhe shpresat për jetë në vendlindjen e tyre, ku shpresa e vetme për shumicën e qytetarëve është emigrimi drejt vendeve të BE-së, Amerikës dhe Australisë së largët. Pra, 9-vjetori i pavarësisë, për shumicën e qytetarëve të Kosovës, përveç varfërisë dhe humbjes së shpresave për jetë në Kosovë, karakterizohet me 9 vite dëshpërim dhe zhgënjim në keqqeverisjen e vendit” potencoi më tutje Zeqa.
Instalimi i qeverisjes antipopullore
Sipas prof. Muhamet Kelmendit, Kosova dhe populli shqiptar shkuan fillimisht në luftë me një optimizëm të lartë për fitore dhe shtetndërtim të ri, u bë mobilizim i përgjithshëm dhe me luftën e drejtë të UÇK-së, të përkrahur nga SHBA-ja dhe NATOja, në vitin 1999, arriti Kosova të çlirohet, por pas përfundimit të kësaj lufte të drejtë, sa edhe të përgjakshme, në institucionet e shtetit u instalua mafia, e cila po e ngulfat dhe pamundëson perspektivën zhvillimore për shumicën qytetare. “Pas luftës u vazhdua me një vullnet të çeliktë. U bënë investime të mëdha dhe u rikthyen shumë qytetarë të emigruar në botën e jashtme, në Kosovë. Ata filluan punën dhe investuan shumë. I ndërtuan shtëpitë e djegura dhe të shkatërruara nga bombardimet e Serbisë. U hap një perspektivë. Dhe, me shpalljen e pavarësisë, tash që po e festojmë, menduam se kemi arritur dhe do të realizohet një shtet ligjor, i lirë dhe demokratik, por ndodhi e kundërta”, u shpreh Kelmendi. Sipas tij, vendi u kap nga njerëzit e ndryshëm dhe gradualisht u shndërrua në një vend pa perspektivë, ku sundon korrupsioni dhe krimi politik e ekonomik. “Tërësisht u instalua në skenën politike një qeverisje antipopullore dhe e njëjta e zhvilloi punën, duke u mbështetur në përfitime grupore, partiake dhe individuale. Shteti u shndërrua në një mjet për përfitime. U shkua deri atje që të diskutohen dhe nënshkruhen në Bruksel edhe një pako e tërë e marrëveshjeve të dëmshme për vendin tonë. Tani të gjendur para këtyre kërcënimeve dhe shantazheve për krim dhe korrupsion u fut pushteti në një veprimtari të dëmshme. Tërë vendi po lëngon nga punët e dëmshme”, theksoi prof. Kelmendi./Kosova Sot
Kreu i LIBRA, Ben Blushi, ka deklaruar se KQZ kërkon të nxje...
Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme në seancë plenare, ku s...
Prindërit e Fation Xhyliut kanë folur pas arrestimit të djal...
Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lushnjes, pas...
Policia e Fierit arrestoi një shtetas të shpallur në kërkim ...
Autopsia e bërë trupit të 46 vjeçarit nuk ka sqaruar ende sh...
Pse Protesta e 18 shkurtit eshte pika e kthimit?Nga Arian Ga...
Të dashur lexues, po ju njohim me titujt kryesorë të gazetav...
Në qershor të vitit 2014 Shqipëria e ka marrë statusin e kan...
Dashi.Gjithmone dita e enjte eshte e mire per te menduar ,pe...
Policia greke e rajonit të Atikës njoftoi në mbrëmje se ka s...
Presidenti Donald Trump ndërmori sulme të reja sot kundër nj...
Ish-kryeminsitri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Nga Kreshnik SpahiuProkuroria ka zbuluar se pothuaj i gjithë...
Ve re në disa media që po trajtojnë aktualisht: ububu çfarë ...
Te tenxherja me presion, Neim Avdulaj kishte fshehur një pje...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News2...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim...
Dogana italiane e Barit në bashkëpunim me Rojen Italiane të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...