Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Një qytetar u gjobit gabimisht nga disa institucione për ndërtim pa leje në Velipojë. Ai quhej Eduart Franja nga fshati Pistull i Bashkisë Vau i Dejës. Babai i dy fëmijëve të mitur i ishte lënë kohë deri më 15 shkurt për të paguar 5 milionë lekë të vjetra, ndryshe do t?i sekuestrohej shtëpia dhe toka bujqësore.
Pas transmetimit të investigimit të hënën, më 13 shkurt, “Fiks Fare” ra në gjurmët e pronarit të vërtetë të ndërtimit në Velipojë. Edhe ai quhet Eduart Franja, dhe të nesërmen kur u transmetua kronika erdhi në Shqipëri nga Italia, ku edhe është emigrant prej 20 vitesh.
Institucionet shtetërore i kërkuan denoncuesit me emrin Eduart Franja se e vetmja mundësi që të mos paguante gjobën ishte një kundërpadi në Gjykatën Administrative. Por, “Fiks Fare” negocioi me dy Eduart Franjat në Shkodra dhe la një takim me ta në Shkodër.
Historia e ndërtimit pa leje
Fiksi shkoi në plazhin e Velipojës, në ndërtesën trekatëshe që është cilësuar në vitin 2014 si ndërtim pa leje. Ndërtimi ende nuk është prishur, pavarësisht se IKMT ka vendosur një gjobë prej 5 milionë lekë në emrin Eduart Franja.
Historia fillon në datën 9 dhjetor 2014. Dy inspektorë të IKMT-së në Shkodër, përpilojnë një procesverbal për një ndërtim pa leje në plazhin e Velipojës. Në këtë dokument, ishte shkruar vetëm “Eduart Franja”, pa gjeneralitetet e plota, si emrin e babait, datëlindjen apo numrin e pasaportës.
Më pas, në datën 17 dhjetor 2014, sipas një procesverbali të firmosur nga kryeinspektorja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, shtetasi Eduart Franja, sërish pa gjeneralitete të plota, gjobitet me 5 milionë lekë të vjetra gjobë.
Ndërkohë, më 29 shkurt të vitit 2016, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë, lëshoi urdhrin e ekzekutimit për Eduart Franjën, sërish pa gjeneralitete të plota. Ky vendim i gjykatës u dërgua në një studio përmbarimi, e cila i kërkoi qytetarit Eduart Franja, nga fshati Pistull i Bashkisë Vau i Dejës, pagimin vullnetar të gjobës, ndryshe do t?i sekuestrohej shtëpia dhe toka bujqësore.
Mbrëmjen e së hënës, Fiksi transmetoi edhe pretendimet e IKMT-së së Shkodrës, e cila i tha qytetarit se e vetmja mundësi për të hequr këtë gjobë ishte një kundërpadi në Gjykatën Administrative. Gazetarët pyetën edhe në degën qendrore të IKMT-së në Tiranë, ku morën të njëjtën përgjigje.
Fiksi “takon” dy Eduartët
Ditën e martë, më 14 shkurt, në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” mbërriti një telefonatë nga Italia. Ai pretendonte se ishte “Eduart Franja i vërteti”. Tha se ndërtimi në Velipojë është i tij. Po atë ditë, Eduart Franja (emigranti) mbërrin në Shqipëri. Ekipi i “Fiks Fare” e takon ditën e mërkurë, së bashku me Eduartin tjetër nga fshati Pistull.
“Mbrëmjen e së hënës, nipi im 12-vjeçar pa emisionin Fiks Fare dhe na lajmëroi. Të nesërmen erdhëm menjëherë në Shqipëri. Ne kemi 20 vite emigrant dhe kemi bërë një ndërtim në Velipojë. Nuk e dinim që kishim një gjobë nga IKMT. S’na ka lajmëruar njeri, as për gjyqin. Falendëroj edhe Eduart Franjën (denoncuesin) që e solli çështjen te ju” tha ai.
Para kamerës së Fiksit foli edhe ankuesi. “Shkova në disa institucione, më thanë bëj kundërpadi për heqjen e vendimit të përmbarimit. Falënderoj Fiksin” thotë ai.
Më pas, denoncuesi i jep dokumentet Eduartit (emigrantit) dhe më pas shtrëngojnë duart. “Po më jep disa probleme më shumë”, i thotë emigranti denoncuesit. Fiksi e pyet denoncuesin se përse nuk e more pronën, pasi bëhet fjalë për një ndërtim trekatësh.
“Ata e kanë ndërtuar, e kanë me djersë. Nuk ua marr dot djersën të tjerëve”, thotë ai, megjithëse është me ndihmë ekonomike prej 3 mijë lekësh në muaj.
Fiksi e pyet emigrantin se përse ndërtoi pa leje në Velipojë.
“Të gjithë në atë zonë kanë ndërtuar pa leje, unë e kam ndërtuar që para vitit 2013. Kam blerë tokën me kursimet nga emigracioni” thotë ai.
Në fund, gazetarët i pyesin dy Eduart Franjat nëse janë kushërinj me njëri-tjetrin. Të dy thonë jo, megjithëse do të pinë kafe dhe do të pyesin më shumë. Në fund, emigranti falendëron Fiks Fare dhe thotë se tani do të vazhdojë ai të gjitha procedurat.
Gazetari i kronikës Flamur Vezaj ka komentuar grabitjen në R...
Përmes një postimi në rrjetet sociale, drejtori i departamen...
Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje kriminale dhe ...
Çështja e bordit të menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar t...
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe homologu i saj kroat...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në hyrje të autostrad...
Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka reaguar pa...
Avokati Altin Goxhaj ka publikuar në rrjetet sociale një fot...
Këshilli i Ministrave ka publikuar vendimet e miratuara në m...
Ministria e Financave ka hartuar projektligjin për heqjen ng...
Gazetari investigativ Artan Hoxha sjell detaje të reja lidhu...
Operacioni policor “Patriot” po vijon në Dibër me kontrolle ...
Arrestimi i grabitësve dhe përgëzimi nga ana e ministrit Tah...
Operacioni policor “Patriot” po vijon në Dibër me kontrolle ...
Komisioni Parlamentar për hetimin e çështjes së CEZ ka degje...
Ministria e Financave ka hartuar projektligjin për pagesën d...
Kjo vilë në foton më poshtë ndodhet në Fushë Prezë dhe është...
Parlamenti malazez votoi të mërkurën për heqjen e imunitetit...
Vora ka patur një aktivitet të shtuar kriminal në fushën e g...
Një vendim i papritur dhe që i ka befasuar të gjithë është m...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...