Rilindja nis përpjekjen hileqare për të ricikluar Ligjin e Mbetjeve
Deputetja e LIBRA, Mimoza Hafizi, ka sulmuar deputetët socia...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, vijon sulmet ndaj qeverisë.
Duke komentuar vendimin e Gjykatës së Strasburgut, e cila ktheu pas kërkesën e qeverisë shqiptare për shpërblimin e ish-pronarëve, Manjani i kërkon qeverisë të mbledhë mendjen dhe t?iu kthejë pronarëve pronat e lira.
Më tej, ai shigjeton direkt Avokaturën e Shtetit, kur shprehet se se ajo është në fakt pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes
Ja reagimi i plotë i Manjanit:
Përshëndetje,
Lajmi që Gjykata e Strassbourg ka vendosur dëmshpërblim të rëndë për financat tona publike, nuk është aspak i mirë. Këto çështje në fakt ishin shqyrtuar nga kjo gjykatë që vjet në mars, nderkohë që Gjykata jonë Kushtetuese kishte çelur gjykimin per kushtetuetshmërinë e ligjit te ri per Trajtimin e Pronës.
Gjykata Kushtetuese ka pranuar përfundimisht që formula e kompensimit financiar është plotesisht kushtetuese dhe e drejtë. Gjithashtu Gjykata shfuqizoi dy paragrafë që i hap rrugë kthimit fizik te pronës së lirë për të gjithë ato kërkesa që janë të patrajtuar ende nga Agjensia e Trajtimit të Pronës (ATP). Vlerësoj se Gjykata Kushtetuese korrektoi një gabim domethënës, pra të lejimit te kthimit të pronës së lirë pronarit të saj.
Qeveria, jo të gjitha agjensitë e saj, është ende e paqartë mbi strategjinë që do ndjekë pas këtij vendimi. Pra pyetja që ngrihet është: do të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kthimimin fizik te pronës pronarëve apo jo? Nëse po, në ç’masë?
Mbi këtë bazë do të duhet të mbahet edhe qëndrimi zyrtar i shtetit përpara Gjykatës së Strasbourg, e cila do të shqyrtojë këtë ligj tonin nëpërmjet shqyrtimit të një ose dy çështjeve nga lista e gjatë e aplikantëve atje. Por ndërkohë ende qeveria nuk ka një qëndrim mbi pyetjet që janë ngritur tashmë.
Sigurisht kjo situatë kaotike (pa shkak të arsyeshëm) shfrytëzohet më së miri nga avokatët dhe Gjykata e Strassbourg vazhdon të ndëshkojë Shqipërinë, ndonëse ende me çështje të vjetra.
Avokatura e Shtetit tonë është në fakt pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes. Interpretimet e saj për këtë situatë janë të gabuara dhe me qëllime të paqarta. Kërkesat e saj të vetme janë të merret studio ligjore e gruas së Tony Blair që të na mbrojë në Strassbourg. Kërkesa këto të rrëzuara sistematikisht nga Ministri i Drejtësisë si të pamotivuara nga ligji.
Kujtoj se për këtë çështje kisha propozuar një VKM që e zgjidhte një herë e mirë përzgjedhjen e studiove të avokatisë. Ky projekt fle ende në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave. Qartësisht ky është zyrtari që mbron Avokaten aktuale të Shtetit dhe nxit përzgjedhjen selektive të studiove private. Kjo ishte në fakt arsyeja përse i refuzova të gjitha propozimet për përzgjedhje studiosh pa tender dhe kuturu.
Tani qeveria duhet të mbledhë mendjen dhe të kthejë pronarëve pronat e lira, ashtu siç urdhëron në fakt Gjykata Kushtetuese! Sa më shpejt ta bëjë këtë gjë aq më e mirë do jetë zgjidhja e kësaj çështje ngërç për shoqërinë, financat e shtetit dhe ekonomisë kombëtare.
Gjithnjë kam mbështetur pikpamjen e kthimit fizik të pronës së lirë. Vetëm kjo në fakt është rivendosje reale e të drejtës së cënuar. Kompensimi financiar duhet të ishte mjet i jashtëzakonshëm dhe i drejtë sipas formulës që ka ligji i ri tashmë, që zbatohet në kushtet kur prona është e zënë faktikisht dhe jo kur pritet të zihet nga zabtuesit e rinj (qofshin këta edhe me leje ndërtimi).
Shoqëria nuk mund të paguajë para për kompensim kur prona është e lirë. Është absurd qëndrimi i Kryeministrit që të mos kthehet prona e lirë pronarit se medemek kjo iu dashka dhënë sipërmarrësve për fshatra turistikë! Nga ana tjetër edhe më absurde bëhet padrejtësia kur me leje legalizimi qeveria vlerëson vetëm zabtuesit e pronës së tjetrit.
Prandaj duhet sa me shpejt të zbatohet vendimi që prona e lirë ti kthehet pronarit. Në shumicën e rasteve rezulton se ky kthim është 100% ose afërsisht aq. Nuk kemi pse të hezitojmë për të vënë në vend një padrejtësi që rëndon financiarisht shumë breza.
Këtë qëndrim pret dhe Strassbourg-u dhe nuk besoj se ka nevojë për studio avokatie private për të spjeguar kaq thjeshtë këtë gjë!
Në të kundërt vetëm do shtohet fatura financiare, të cilën askush nuk ja ka borxh sot e në të ardhmen shtetit që qeveriset keq!/CityNews
Deputetja e LIBRA, Mimoza Hafizi, ka sulmuar deputetët socia...
Dy persona janë arrestuar sot nga policia e kryeqytetit, pas...
Parlamenti Evropian votoi sot draft rezolutën për Shqipërinë...
Shkrimtarja Flutura Açka, e njohur për kritikat e saj të ash...
Prej ditësh është hapur një debat i ashpër për ndërtimin e V...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me bur...
Në sajë të një operacioni të organizuar nga Belgjika, u riat...
Koalicioni qeverisës PS-LSI po kalon një periudhë tranzicion...
Mark 11:24 “Prandaj ju them se çdo gjë për të cilën luteni d...
Kreu i PD, Lulzim Basha, gjatë një takimi që ka mbajtur me q...
Pas denoncimit të CityNews në lidhje me pasurinë e deputetit...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ndodhet për një vizitë dy ditore...
Ish-kryeministri i vendit, aktualisht deputet i Partisë Soci...
Deputeti i Partisë Demokatike, Flamur Noka, ka sulmuar minis...
Policia e Shtetit ka publikuar videon e operacionit “Patriot...
Një person i ka dhënë fund jetës në qytetin e Korçës. Viktim...
Një 17 vjeçar me inicialet L.S., ka humbur jetën, pasi ka rë...
Detaje të reja janë zbuluar mbi ngjarjen e ndodhur mëngjesin...
Besart Kadia, sekretari për Sipërmarrjen e Lirë, në një dekl...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Izraeli është pajtuar të tërhiqet nga dy zona në Libanin j...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka lejuar kompaninë Anthro...
Në historinë e qeverive maqedonase ka pasur shumë ndryshim...
Pavarësisht armëpushimit, SHBA dhe Irani kanë kryer sulme ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...