web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Bomba” e Topit kundër Berishës/ Asgjë në këtë botë s’më bashkon më me të!

15 Shkurt 2017, 09:41, Aktualitet CNA

Kreu i FRD, Bamir Topi, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka folur për prishjen e marrëdhënieve me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Topi është shprehur prerë se asgjë në këtë botë nuk do të mund ta bashkojë me të më. Sipas tij, arsyet e prishjes me Berishën janë shtetërore dhe institucionale.

?Jam prishur për arsye shtetërore, përmbledhë edhe arsyen institucionale. Gjithë klima e tensionit për ndryshimet kushtetuese, kur Berisha ishte kryeministër, bëri që të distancohem. Opozita, e drejtuar nga Rama, iu bashkua idesë së ish-kryeministrit për ndryshimet kushtetuese. Ish-kryeministri e shfrytëzoi për të ulur kompetencat e presidentit. Nga këtu filloi një betejë e vendosjes së pushtetit politik mbi shtetit. Këtu jam distancuar. Asgjë nuk do të mund të më bashkojë në këtë botë, sepse ai doli nga shtrati i marrëdhënieve miqësore dhe rrëshqiti totalisht në deklarata që njeriu për asnjë arsye nuk mund t?i bëjë?, tha Topi./CityNews





Lajmet e fundit nga