Vranësira dhe reshje shiu afatshkurtra/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Super i ftohti i këtij janari i gjeti rilindasit në qeveri dhe në pushtetin lokal përgjithsisht të papërgatitur e të paimpenjuar. Për të mbuluar dështimin e radhës së Rilindjes u vu menjëherë në punë makina e agjit-propit. Ministrat dhe deputetët rilindas e LSI-sta ngutazi filluan të inspektojnë rrugët e bllokuara nga bora, kullat e djegura të Tropojës, familjet shqiptare në fshatra të humbura, që jetojnë në të njejtin nivel mjerimi si familjet afgane të Luginës së Panshirit. Ministri Tahiri dhe kryebashkiaku Veliaj në kuadrin e garës së ?trashëgimtarit? të të Gjatit edhe kësaj rradhe dalluan në shoun e ?dashurisë? për të mjerët e barbonët shqiptarë. Ministri Tahiri ia kaloi kryebashkiakut Veliaj, sepse si një Nënë Terezë mashkull ju gjend në nevojë edhe një barboni amerikan.
Fakte dhe propagandë për ndihmat me helikopter
Në këtë konkurencë shou propagandistiko-mashtrues ministrja e mbrojtjes Mrika (Mimi) Kodheli (Vata) shkëlqeu përsëri me spektaklin e helikopterëve, që bënin ?namin? duke shpërndarë ndihma për hallexhinjtë shqiptarë në fshatrat malorë të izoluar nga dëbora. Për të dokumentuar dashurinë e ministres për shqiptarët në darën e ngricave mbusheshin helikopterët më shumë sesa me ndihma me gazetarë e kameramanë (lavdi zotit në janar nuk ka as ara të mbjella me hashash) duke arritur deri në kufijtë e sigurisë së fluturimit.
Helikopterët,që për një rejs fluturimi harxhojnë të paktën 2500 euro kerosene (karburant) pa folur për amortizim mjeti, pagesë shtesë për pilotët etj. trasportonin pakot 40 Kilogrmashe të Kryqit të Kuq (20 Kg. miell dhe 20 Kg. ushqime bazë) me vlerë jo më shumë se 2000 Euro në total ngarkesa. Të pa detyruar nga asnjë vështirësi teknike në , disa raste pakot me ndihma në vend tu dorëzopheshin hallexhinjve në dorë u hidheshin nga ajri si qen. Një veprim i tillë të kujtonte personazhin e z. Stavri në filmin Lulëkuqet mbi mur, që u hidhte si qen kafshata buke fëmijve të jetimores. Nga eksperienca ime personale kujtoj prillin e vitit 1992, kur italianët e Pelikanit me helikopterë AB 205 më pak modernë se Super Pumat AS 532 dhe Cougar EC 135 e Mimi-ministres në kushte shumë më të vështira atmosferike u ulënm në Curraj të Epërm në zemër të Alpeve dhe furnizuan me ushqime banorët në prag të urisë. Fatkeqësisht atëhere Shqipëria kishte një Kryeministër të përgjegjshëm si Leka Meksi dhe një adminmistrator virtuoz si i ndjeri Feruz Mataj jo ?geisha,? që edhe hallin edhe fatkeqësinë e shndërrojnë në një shou propagandistik.
Sa të sigurtë janë helikopterët e rinj të Eurocopter-it?!
Në 22 tetor 2016 pyeta atasheun ushtarak francez, që mbulon Tiranën nga Roma, kolonelin e forcave ajrore Daniel Venturi, nëse kishin mbërritur konkluzionet për rrëzimin e helikopteërit në Liqenin e Shkodrës. Koloneli francez m?u përgjigj se helikopteri EC 135 ishte prodhuar në një uzinë gjermane dhe ekspertiza u takonte specialistëve gjermanë. Për më shumë konsultoni linkun: Phttps://opozita.com/2016/10/franca-ne-durres-anije-30-vjecare-dhe-kapitene-simpatike/. Pas 9 muajsh nga fatkeqësia ende nuk ka ardhur përgjigja e ekspertizës gjermane për shkaqet e rrëzimit të këtij helikopteri. Tabloja rëndëohet më tej duke pasur parasysh se një tjetër helikopter Super Puma, që do të eksportohej në Shqipëri, u rrëzua (me viktima) në Francë, ndërsa po kryente fluturime provë.
Magazinimi i karburantit për helikopterë në ambjente e kontenitorë jashtë kushteve teknike krijon premisë të rrezikshme për përsëritjen e fatkeqësive ajrore. Specialistë të aviacionit flasin jo zyrtarisht për probleme me qafat e helikave të këtij lloj helikopteri prodhim i kompanisë frankogjermane Eurokopter. Larg qoftë sikur të tilla pëshpërima të jenë të vërteta, atëhere?.
Pritet, që moti në janar të jetë me reshje të mëdha të shoqëruara me erëra të forta. Me siguri pas bllokadës së dëborës do vijë përmbytja nga shirat. Përsëri rilindaxhinjtë tanë do bëjnë spektakle me helikopterë ndihmashpërndarës. Le të lusim Zotin, që spektakli mos të kthehet në mort!
Vetëm 20 ditë para rënies së helikopterit në Liqenin e Shkodrës paralajmërova për mundësinë e ndodhjes së tragjedive të tilla ajrore (shiko linkun: http://opozita.com/?/gerdeci-sypeshkaqeni-dhe-sypeshkabuce?/ si edhe linkun: https://www.facebook.com/BuletiniKavajes/posts/1003287769725330:0). Fatkeqësisht paralajmërimi im publik nuk e shmangu humbjen e jetëve njerëzore dhe shkuarjen për lesh bubi të një helkikopteri miliona eurosh thuajse fringo të ri. Le të shpresojmë se kësaj radhe nuk do ndodhë hataja vetëm e vetëm për të kënaqur etjen e pashuar të rilindaxhinjve për propagandë e spektakël, qoftë edhe me asete të sigurisë kombëtare!
NGA GJERGJ THANASI
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka di...
Pas denoncimit të Citynews për një pasuri prej rreth 1 milio...
Çdo ditë e më shumë po shtohet bilanci negativ per personat ...
Një denoncim është bërë publik gjatë pasdites së sotme nga i...
Na u shfaqe në ekran për të na kujtuar edhe njëherë dhimbjen...
E lexova me vemendje persiatjen e Berat Buzhales, ne te cile...
Deputeti Euart Ndocaj kërkon ndalimin e hyrjes në Kosovë të ...
Treni i cili u nis sot nga Beogradi drejt Mitrovicës së Veri...
Nga Lëvizja Antisorosjane (Lëvizja Shqiptaro-Amerikane kundë...
Instituti i Studimeve Politike ka monitoruar edhe punën e Ko...
Deputeti Alfred Peza, duke dashur të shpjegojë burimin e par...
Deputeti Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë prezantuar sot LI...
Uniformat blu të Shkodrës kanë vënë në pranga gjatë pasdites...
Deputeti Ben Blushi prezantoi sot LIBRA-n në qytetin e Korçë...
Gjatë takimit të sotëm me qytetarët e Korçës, deputeti Ben B...
Deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë qenë sot në Korç...
Zhurma e pazakontë që shkaktoi shkarkimi i dy gazetarëve pre...
Këshilltarët e djathtë të Bashkisë së Tiranës, drejtues të d...
Përplasjet e shumta mes Partisë Socialiste dhe LSI-së duket ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...