Deputetët e LIBRA-s kërkojnë mendimin e anëtarëve/ Si të votojmë për buxhetit?
Për herë të parë një parti politike iu jep të drejtën anëtar...
Kryeministri i vendit po përdor një strategji politike për të vrarë ?me një gur, dy zogj?. Së pari, kryeministri po përdor PDIU-në e çameve, si një instrument presioni ndaj aleatit më të madh të qeverisjes siç është LSI. Prej disa kohësh PDIU është çelësi i stabilitetit të Qeverisë për presionet apo kushtet e vazhdueshme që i vendoste LSI kryeministrit Rama. Jo në pak raste çamët kanë siguruar 71 votat e mundshme në Parlament dhe tashmë janë aleatët më të ngushtë të Kryeministrit duke shpresuar që në zgjedhjet e ardhshme të jenë forca politike e dytë në koalicionin e Rilindjes, në rast se LSI do të dalë më vete, duke tentuar të shkojë nga një numër prej 3 mandatesh të fituara direkt, në rreth 9 apo 10 të tilla. Grupi i PDIU-së ka 5 mandate, dy prej të cilëve Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda kanë dalë nga lista e PD-së.
Edi Rama po i përdor çamët kundër Metës, jo vetëm tani në gjysmën e dytë të qeverisjes së tij, por do t?i përdorë dhe gjatë zgjedhjeve të 2017-ës. Kreu i Qeverisë beson se me Shpëtim Idrizin së bashku mund të shkojnë në 71 mandate dhe më pas të mbledhin parti të tjera të vogla rreth vetes, apo të tërheqin deputetë nga parti Parlamentare për të bërë një mazhorancë më solide.
Edi Rama i ka treguar provat që është duke përdorur PDIU-në për interesa të Qeverisë së tij, dhe kjo është diçka krejt normale midis dy aleatëve të qeverisjes. PS po i jep PDIU-së pjesë nga ?torta? e saj e pushtetit, për faktin se Meta nuk pranoi që çamët të ishin në qeveri sepse partia e Idrizit në zgjedhjet e 2013-ës ishte aleate me Sali Berishën.
Por, Edi Rama nuk ngopet me tërheqjen e çameve në koalicion, apo një skenar për të bërë 71 mandate deputetësh bashkë me PDIU-në. Së fundmi kreu i qeverisë ka ngritur tone nacionaliste ndaj Greqisë, ka filluar të bëhet më çam se çamët, më prift se prifti, më hoxhë se hoxha ndoshta edhe më katolik se Papa. Kreu i qeverisë ka një thikë në dorë pas shpine për çamët e PDIU-së, ai e di mjaft mirë se kjo forcë politike në zgjedhjet e 2013-ës ka rreth 45 mijë vota, që janë kryesisht të djathtë. Pikërisht për këtë arsye Edi Rama flet me gjuhën e ekstremizmit nacionalist, për të tërhequr pas vetes zgjedhësit e PDIU-së por edhe rryma të tjera nacionaliste. Rama në këtë rast rrit votat e partisë së tij dhe dobëson PDIU-në, duke mos e lejuar këtë të fundit të marrë më shumë se sa i takon. Ai tërheq pas vetes, çamë dhe nacionalistë, duke tentuar ta lërë Shpëtim Idrizin dhe partinë e tij në nivelet aktuale, për të mos pasur rritje votash nga pushteti që i jep PS. Rama kërkon që gjithçka ta fusë në thesin e socialistëve. Ai i do çamet në qeveri, i do edhe në koalicionin e zgjedhjeve 2017, por i do të dobët, jo më të fortë. Forcimi i PDIU-së do të ishte një problem i madh për Ramën, në rast fitoreje të zgjedhjeve të ardhshme.
Edi Rama me lëvizjet e tij, duke përdorur PDIU-në vret forcën e Ilir Metës, por nga ana tjetër duket përdorur tone nacionaliste dobëson edhe vetë peshën e PDIU-së. Kreu i qeverisë është mjaft i qartë, ai ?me një gur po vret dy zogj?. Pasojat i ka LSI dhe vetë PDIU që po përdoret tinëzarisht nga Kryeministri i vendit./ Citynews
Për herë të parë një parti politike iu jep të drejtën anëtar...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur orët e par...
Kryeministri Edi Rama u takua paraditen e së premtes me ferm...
Polikisht korrekt është bërë sot gjuha e komunikimit të esta...
Policia Rrugore ka vënë në pranga shtetasin, Edmond Gropa 42...
Policia e Zyrihiu ka arrestuar disa persona, mes tyre edhe s...
Nëse nuk do të deklaroni adresën fillestare apo të ndryshuar...
Shtyhet edhe për dy vite të tjera ligji i ri për lojërat e f...
Dy persona janë vënë në prangat e policisë se Elbasanit pasi...
Zbardhet rritja e pagave për mjekët dhe infermierët. Duke fi...
Revise Report Howto Spend It Forward The planet could seem l...
Shërbimi Informativ i Shtetit ka kërkuar 2.6 milionë euro sh...
Një polic i Rinasit, është bërë pre e një atentati. Blutë e ...
Komisioni i Ekonomisë miratoi dje në parim vetëm me votat e ...
Të paktën 2 persona kanë mbetur të vdekur dhe 33 të tjerë ja...
Një libër shpjegon sesi u arratis FyhreriNe nuk do donim kur...
U munduan të fshehin pesë kriteret e vendosura në Bruksel. T...
Ambienti ne jetën tuaj ne çift nuk do jete shume i ngrohte s...
Gjatë emisionit “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi ...
Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të ash...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...