Bordi i Transparencës merr vendimin/ Ja çmimet e reja për karburantet
Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes me pa...
Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes me pa...
Në javën e të drejtave të fëmijëve, që I paraprin 20 Nëntorit, DItës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, MMSR organizoi konferencën kombëtare për të drejtat e fëmijëve, në bashkëpunim me OSBE. Në prezencën e ambasadorit të OSBE, ambasadorit Italian, zëvendës ministres së arsimit, nënkryetarëve të Bashkisëe Tiranë dhe Durrës, kreut të UNICEF, përfaqësues të organizatave e drejtues të shërbimeve sociale të 61 bashkive në vend, ministri I MMSR z. Blendi Klosi bëri bilancin e dy viteve punë për ndalimin e shfrytëzimit të fëmijëve në punë. ?350 fëmijë është bërë e mundur të rikthehen në shkollë, mbi 100 prindër janë punësuar, 24 raste janë cuar për ndjekje penale? – janë shifrat e deklaruara nga Ministri Klosi, gjatë kësaj konference.
Ministri Klosi vuri theksin tek ashpërsimi I masave në projektligjin e ri për të drejtat e fëmijëve, që sanksionon një nen të posacëm për ndalimin e shfrytëzimit për punë të fëmijëve. ? Prindërve që refuzojnë disa mundësi punësimi duke shfrytëzuar fëmijët për punë, do tju hiqet e drejta e prindërimit?- deklaroi ministri Klosi.
Fjala e ministrit Klosi
Te nderuar miq të fëmijëve , të nderuar miq të drejtave të fëmijëve dhe të nderuar mbështetës dhe mbrojtës të punës për të drejtat e fëmijëve. Nuk e di nëse e kemi arritur të marrim statusin e ëngjëllit mbrojtës të fëmijëve në situatë rruge, por ju garantoj që për këtë po përpiqemi dhe ju garantoj që pa mbështetjen tuaj, pa punen tuaj të përditshme, pa punën që bëjnë organizatat e shoqërisë civile nuk bëhet. Ata që punojnë me fëmijët në situatë rruge janë heronjtë e vërtet.
Ne si institucion qëndror, bashkitë, drejtoritë që janë në terren përpiqem, organizatat partnere përpiqen që të na mbështesin me ekspert , por ajo që kemi nevojë është që të jemi më shumë të fokusuar. Dy vjet pasi ka filluar kjo strategji, jemi këtu të diskutojmë së bashku se cfarë kemi bërë, të bëjmë një bilanc më të detajuar të punës tone, në javën dedikuar të drejtave të fëmijëve.
Dje ne ishim në parlament dhe e diskutuam me kolegë deputet.
A ka fëmijë në situatë rruge në Shqipëri? Padyshim që ka dhe ka shumë nevojë për përpjekje të mëdha. Ne jemi sot së bashku të gjithë aktorët për të dhënë disa fakte se cfarë është bërë deri tani. Janë 350 fëmijë të cilët janë trajtuar dhe një tashmë kanë dalë nga situata e rrugës.
Po të shohësh, mbas cdo historie, mbas cdo rasti konkret ka një ngjarje, ka një punë të palodhur, ka një sakrificë nga ana e punonjësve social të bashkive. Nëse bëhemi të gjithë bashkë zgjidhim problematika të mëdha.
Në këto 350 raste më shumë se 100 prej tyre kemi dhe punësim të prindërve. Shikohen shkaqet pse këta fëmijë dalin në situatë rrugë, shikohen shkaqet cfarë e detyron familjen ta nxjerrë këtë fëmijë për të lypur apo për të kërkuar lëmosh. Cfarë mund të bëjmë ne si shoqëri për ti dhene një drejtim më të denjë në jetën e tij?
Me një punë shumë të madhe të Agjensisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve të mbështetur në një mënyrë shumë profesionale nga UNICEF kemi hartuar tashmë ligjin e ri ? Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve? ku drejtoritë e politikave pranë Ministrisë së Mirëqënies Sociale kanë drejtuar një diskutim shumë të gjërë me të gjithë ju dhe me të gjithë ata që kanë dashur të kontribojnë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Tani jemi në një situatë tjetër, ku përvec deklarimeve do duhet të bëjmë dhe hapa konkretë, duhet të ndërtojmë dhe mekanizma konkretë, mekanizma të cilat cojnë zbutjen e problematikave që detyrojnë fëmijët të dalin në situatë rruge.
Po të flasim gjuhen e shifrave situata ka qenë e tillë për 60 000 fëmijë kujdesej një punonjës social, ndërkohë me ligjin e ri kemi kërkuar që të jetë një punonjës socialë për 3 000 fëmijë.
Cfare mund të bëjmë ne të gjithë bashkë që për të kuptuar arsyet e dhunës në familje, si mund të punojmë që këto arsye të reduktohen? Cfarë mund të bëjmë ne të gjithë së bashku që ky punonjës social të marrëmë shumë autoritet?
Ne po punojmë për ngritjen e dy urdhrave shumë të rëndësishëm, Urdhrin e Psikologut dhe Urdhrin e Punonjësit Social. Me bindjen e plotë që këto dy urdhëra do të bëjnë të mundur që ne të kemi profesionistë të vërtetë.
Ka ardhur koha që së bashku me pushtetin lokal, së bashku me pushtetin qëndror, së bashku me ju partnerët dhe mbrojtesit e të drejtave të fëmijëve të krijojmë modele suksesi për të ndërtuar së bashku një Pakt të qartë të Mirëqenies Sociale. Ne na duhet që si shoqëri të ndërtojmë standartet e para të qëndrueshme dhe të evidentuara të shërbimeve që ofrojmë ne për grupet vulnerabël. Në këto 25 vite kemi pasur shumë përpjekje dhe shumë arritje në këto shërbime. Ngritja e një harte të shërbimeve të cilën po punojmë ngushtë me UNICEF për të pasur mundësi që të evidentojmë ku këto shërbime mungojnë. Na duhet të ngremë opinionin publik që të reagojë si një I tërë në rastin e mungesës së këtyre shërbimeve.
Debati për shërbimet sociale, për të pasur një njësi për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe një skuadër në terren duhet të jetë një debat që vetë shoqëria, komunitetet në 61 bashkitë e vendit ta kenë të përditshëm. Si do ndërtojmë ne një skemë, e cila të sigurojë që shërbimet bazë, shërbimet kryesore mos të figurojnë vetëm në qytetet e mëdha.
Mendoj se një ekip për fëmijët më aftësi të kufizuar, një ekip I cili punon në një qendër ditore për këta fëmijë, për trajtimin e tyre dhe riaftësimin e tyre është një investim shumë I rëndësishëm I shoqërisë tonë tani. Si mundet që në vitin 2016 në një process integrimi në Bashkimin Europian ne të kemi mangësi në këtë shërbim në pjesën më të madhe të bashkive tona???.
E njëjta situatë me rivitalizimin e familjeve të cilat nga problematikat që flasin për fëmijët që dalin në situatë rruge, nuk kanë një shërbim të qëndrueshëm për sa I përket punësimit të këtyre familjeve dhe daljes së tyre nga varfëria. Ne na duhet që të vendosim një autoritet të punonjësve social. Na duhet të forcojmë përpjekjet tona që këto familje të dalin nga varfëria, të humbin arsyet për të nxjerrë fëmijët në situatë rruge.
Ne e mbështesim dhe e falendëerojmë bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit dhe me Ministrinë e Brëndshme për të bërë një edukim më të madh për këto fenomene. Ka një moment që do duhet të ndalemi dhe te veprimet, të cilat penalizojnë ata prindër që nuk pranojnë ofertën e punësimit dhe e cojnë fëmijën në situatë rruge. Sigurisht që nëse një prind refuzon disa oferta punësimi, duke nxjerrë fëmijën për punë atij do ti hiqet e drejta e prindërimit.
Të nderuar miq janë shumë përpjekje të cilat ne së bashku në një vit të fushatës ?Unë Mbroj Fëmijët? I kemi ngritur kudo në Shqipëri , jemi perpjekur të sensibilizojmë shoqerinë, jemi përpjekur të bashkpunojmë me shoqërinë.
Do doja të falenderoja personalisht dy përfaqësues të bashkive Durrës dhe Tiranë në mbështetje të punëve që kanë bërë në terren. Ta vazhdojmë këtë punë të përbashkët sepse është një përpjekje që ka vetëm mirësi, është një punë e cila I takon gjeneratës së fëmijëve tanë, një përpjekje e cila jep efektet e veta në këtë 10 vjecar.
Të nderuar miq të këtij procesi, partnerët tanë ndërkombëtarë ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj dhe jemi të gatshëm të pranojmë dhe kritikat tuaja. S humë faleminderit të gjithë atyre që punojnë në terren për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve.
Ju faleminderit!
Organizata Freedom House njofton se liria e internetit në ni...
Kryeministri Edi Rama, ka replikuar me disa nga komentuesit ...
Kreu i Kuvendit dhe LSI-së sot është faktori kryesor anti Ra...
Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Kryetar të...
Një shpërthim i fuqishëm ndodhi sot pasdite pranë Shtëpisë s...
Aktualisht duhen ndjekur më shumë zhvillimet në tregun e pas...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi pak ditë më parë një ekspozit...
Një makinë në Fushë-Krujë ka shpërthyer pasditen e sotme. Më...
Deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndocaj i ka nisur një l...
Një nga futbollistët më të mirë shqiptarë, mbrojtësi i kombë...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Sot ne takimin e perbashket te KKIE me Delegacionin e BE, Ko...
Një shtetas shqiptar është vënë në pranga nga policia italia...
Presidenti ende në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikë...
Dëmtimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë nga kompanitë...
Donald Trump është zgjedhur Presidenti i 45 i SHBA, duke hap...
Ministrat në Ukrainë i kanë dalë në mbrojtje koleges së tyre...
Gazeta e njohur britanike “The Guardian” i ka kushtuar një s...
Pas Korçës dhe Pogradecit reshjet e dëborës kanë nisur edhe ...
Banorët e Fierit kanë nisur sot një protestë kundër ndërtimi...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...