web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ben Blushi zbriti ng autobusi i PS-së/ Nga Haberet e Mitros

20 Tetor 2016, 11:28, Aktualitet CNA

 

Në tetor të vitin 2011 Ben Blushi  tha një  frazë me  “yndyrë”: ? Autobuzi ynë, nuk arrin i pari në stacion, jo se nuk ka rrugë, por sepse ndjekim rrugën ku na tërheq kundërshtari?!?…Pas pesë vjetëve, Ben Blushi vendosi të  zbresi nga metafora  që sajoi vetë.

Por mua, më shumë se sa zbritja nga  autobuzi, që mund të ishte  bërë edhe  shumë kohë më parë, por edhe më vonë, më tërhoqi metafora. Më kujtoi një histori jo shumë të lashtë. Në vitin 2007,  Ben Blushi dha dorëheqje nga posti i Kryetarit të Grupit Parlamentar. Sebepi? Disa deputetë socialistë, u shitën për ?pesë astra? dhe e shpallën Bamir Topin President.

Nuk mu duk me bereqet kjo dorëheqje. Shitblerja e deputetëve është bërë modë. Deputeti në opozitë është pjesë e sovranit. Ka halle. Ka derte. Po nuk ?përdrodhe? idetë, nuk mund të bëhesh sekser për një puna   në doganë, në diplomaci a në polici?!

Pasi bëri ?hasha? postin e lartë, Blushi humbi, si sëpata bishtin. Natë e ditë u mor me letërsi. Kur  botoi romanin: ? Të jetosh në ishull?, shtëpia botuese ?Toena? i organizoi një mbrëmje të bukur. Miq e ftuar pa ?doganë?. Mbi të  gjithë shkëlqente busti i Edi Ramës. Isha edhe unë.

-Për të shkruar romanin,- tha Beni,- një falenderim të veçantë e kam për Edi Ramën. Ai më dha kohë për të shkruar….

Duke qënë se në atë mot, liderët nuk kishin adresë në internet, Rama ju përgjigj batutës me batutë:

-Mund të punosh i qetë  edhe për romanin e dytë!

Për inat të sime vjerre, thotë sovrani, në mëri  me Ramën, shkruai   dy romane, edhe pse ndërroi shtëpitë botuese. Sipas  Blushit, vera e mirë nuk pihet në filxhan kafeje?!

Hej bela! Na janë qepur metaforat si rodhe, dhe nuk na lënë të shohim ku fshihet ?lepuri? politik. Tani që Beni po gatuan partinë, “lepuri” doli sheshit. Tha Rama:

-Blushi ka pasur  dy kryetarë. Më Nanon u bë nja  tre herë ministër. Nuk bëri asnjë punë. Me mua, nuk bëri asnjë punë po bëri nja tre romane… Kur të  bëjë prtinë, nuk do bëjë  as punë e as romane?!

Beni u përgjigj me metafora: Kryeministri është qën!…

Lumë e ledh, thotë populli. Dikur kanë  qënë miq…

 

 

 





Lajmet e fundit nga