web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeshefi takon Henryn dhe bisedon për Lulyn e Opozitës

20 Tetor 2016, 09:55, Aktualitet CNA

Ishte mëngjes i bukur. Metsi nuk ishte në Shqipëri, por ishte gremisur andej nga Athinaja dhe kjo do të thoshte se Shqipnija ishte vetëm e tija. Ishte i gëzuar edhe pse Henry, e kishte vazhduar betejën e vet për mandatin e tij te dytë, si një luan i vërtetë, duke habitur socialistë e demokratë, me trimërinë e tij heroike. Madje Henry, kishte bërë edhe një betim, ta vazhdonte këtë luftë deri në fund! Si mbas fjalës shqiptare, ?Edhe i vetëm, trim në luftë!?

Henry rrinte gjithësesi nervoz në paradhomë dhe Kryeshefi e shihte me nge dhe duke pirë kafe nga vrima speciale, e punuar bukur mirë nga mjeshtrat, dhe e përgatitur enkas për kqyrje të tilla, që e gëzonin Kryeshefin si fëmijë. Dikur nga vrima e çelësit, sot nga vrima speciale që kqyrte të ftuarit në paradhomë. Henry jepte e merrte me telefonin e vet dhe fliste me zë të ulët, se ishte në takim te Kryeshefi, por Gryda e mori në tel dhe nuk i ndahej: ?Pyete njëherë se çfarë mendon për mua?!?

– Ta kam thënë njëherë o Gryda, ai thotë ah, sa keq që nuk e kam në krahun tim! Do ta negocioj? Vetë më ke thënë ?Jo!? Rri tani! Ti ke shumë followers në parti! Kjo është e rëndësishme! Kur të vijë koha! Duhet durim! Të bëjë njëherë tre mandate Kryeshefi. Se mandati i dytë, sjell të tretin! Pastaj do vini ju dhe ne në pushtet!

Kryeshefi ngriti pak volumin e mikrofonit dhe u kënaq kur dëgjoi për mrekulli çdo gërmë. Vendosi ta lehtësonte torturën 25 minutëshe të Henryt dhe i bëri shenjë Fugsit të Vogël, që Henry të rynte brenda. Dhe Henry ryri.

Këtu e në këtë pikë, biografi anonym i Kryeshefit, përdori fjalën e vjetër ?ryri? në vend të asaj drejtëshkrimore ?hyri?, sepse ju duk më shprehëse, kjo fjalë që dilte nga sepeti i vjetër i shqipes.

Ryri pra Henry dhe gurgullima e fjalëve të tija, që biografi anonym, nuk mbrriti dot të shënonte, kishte të paktën 10 herë, termi ?reformë?, ?reformizëm?, ?kompleksim?, ?çkompleksim?, ?përparim i domosdoshëm?, ?mandati i dytë?, ?mandati i tretë? dhe më pas 20 herë fjalën ?arsim i lartë?, ?arsim?, ?Universitet shtetëror?, ?mision publik? dhe ?Universitet privat?….

– Henry je i madh! Je një zbulim! Më kish thënë edhe Avokatua, por nuk e besoja! Tani ke një detyrë tjetër! Dua të takoj Lulyn e opozitës! Ta takoj njëherë për kafe te Rogneri ose te Sheratoni, kjo është kryereformë! Që ti plasi zemra Plakut të Berishajve dhe të çmendet e të turfullojë Lirua i Metajve! Si thua?

– Je gjeni Kryeshef! Gjeni! Ma ka pas thënë ai Filozofi halabak, që kishe shkëndija në rini, por ai Xhelozi bënte sikur nuk e shihte zjarrin e gjenialitetit që kishin ndezur këto shkëndija! Dhe sot ky zjarr po ndez gjithë Shqipërinë! Edhe Kosovën! Edhe gjithë Europën! Le të plasin xhelozët, Kryeshef! Filozofi i pari!? gurgulloi me gëzim, adhurim dhe ankth të papërshkrueshëm Henry, ndërsa këmba e djathtë i dridhej nga nervozizmi dhe nga një hare e brendshme e papërshkrojtëshme…

– Për pak ju rrahu ajo Gryda në emision! Dhe sa shpejtë që fliste! Mezi kuptohej po hajt mo! Ti mbroheshe me vetëmohim! Hahaha!!! I madh! Çfarë teatri keni bërë! ? ndrroi temë Kryeshefi, që kur i përmendje Filozofin nervozohej dukshëm.

Henry kafshoi buzët nga marrazi, që nuk kishte gjetur frazën dhe personin e duhur, për të ruajtur dhe rritur hovshëm, humorin e shtrenjtë dhe të shenjtë, të Kryeshefit. Shtova dhe fjalën ?Halabak? që ja kish ngjitur vetë

Kryeshefi mbas termit të famshëm, ?Obezi?. Mos duhet të kisha thënë ?Obezi halabak? apo ?Halabaku obez?, torturohej ai në turbinën me xhiro të shpejta të trurit të tij gurgullitës. Herë tjetër kështu do të them: ?Halabaku Obez!? Ndërkohë sytë e tij që lëviznin si dy ruaza të ndritshme, vështronin me ngulm dhe adhurim Kryeshefin, që për fat të mirë nuk shfaqi paqejfllëk të mëtejshëm.

– Po për Lulyn, çfarë mund të më thuash? Si e ka takatin ai për vitin 2017?

– Nuk e takoj më! Asnjë nga ne nuk e takon më! Është mashtrues i paparë ai! Stë mbaron asnjë punë, vetëm të premton! Thotë vetëm ?Po!? dhe bën vetëm të kundërtën! Edhe Doktori është mërzit me të, por ska çfarë bën!

Përveçse jeni gjeni, ju jeni edhe me shumë fat, Kryeshef! Doktori është si një poçe e mbushur vetëm me helm! E dëgjove se çfarë më bëri mua në parlament para ca ditësh? Ai lëshon vetëm helm dhe sharje për të gjithë dhe askush nuk e do më! Luly ka mbetur një shkurre e vogël që nuk bëhet dot pemë! Janë të marrë fund! Por jam kundër takimit në Rogner ose Sheraton! Se do ta shkrijnë fare pastaj! Dhe ashtu i shkrirë, nuk i duhet askujt Luly! Është në të mirën tënde! ? analizoi në mënyrë virtuoze Henry.

– Po Metsi?

– Atë e ke vetë në xhep! Duket qartë! Nga do tja mbajë ai? Nga të shkojë ai? E Djathta është bosh, Mesi apo Qendra shqiptare është e ngushtë, të Majtën, për marshallah, e ke ti si Pasha! Metsi është tani si një peshkaqen në akuarium! ? vijoi të shpalosë talentin analitik Henry.

– Je i madh! Një peshkaqen në akuarium! Hahaha! E vërtetë! Por kur thyehet akuariumi, çfarë ben peshkaqeni? ? e pyeti me gëzim Kryeshefi.

– Përpëlitet dhe kërkon oksigjen! Dhe monopolin e oksigjenit e ke ti Kryeshef! Kjo është situata!

– Je i jashtëzakonshëm! Dhe dëgjo, bjeri në media atij Filozofit halabak! Ver ca çuna dhe ca goxa nga të Universitetit, në face book dhe bëje copë! Se këta të mijtë, kanë filluar ta kenë qejf dhe nuk po e ngacmojnë më! Ulem vetë dhe e pështyj në media, se ma ka sjellë në majë të hundës! Tani po iki se kam një shtet për të bërë! Sa herë të kesh ndonjë hall, këtu më ke! Të fala Grydës!

Henry doli me gëzim nga zyra e Kryeshefit. Kishte një gëzim të çuditshëm dhe të papërshkrojtshëm. Gëzim që ta japin ose ta heqin vetëm Kryeshefat! Hypi në makinën e re dhe filloi të këndojë nëpër dhëmbë një këngë të lashtë elbasanase.





Lajmet e fundit nga