web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lufta kundër drogës/ Tahiri kërkon ndryshime në Kodin Penal

20 Tetor 2016, 09:05, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka folur mbi luftën kundër trafikut të drogës.

Sipas tij, do të ketë patrullim intensiv të kufirit dhe të rrugëve që çojnë në kufi.

Luftë kundër të gjithë atyre që organizojnë apo financojnë trafikun e drogës, u shpreh Tahiri duke shtuar se ka kërkuar një ndryshim në Kodin Penal ku do të kërkohet se, shitja dhe blerja e lendëve narkotike do të dënohet me 1-3 vjet burg në momentin që kalon sasinë e lejuar me ligj.

Tahiri ka kërkuar nga shtetet fqinje, Itali dhe Greqi, që të bashkëpunojnë pasi së bashku do të përfitojmë më shumë nga lufta kundër trafikut të drogës. /Citynews





Lajmet e fundit nga