Aksidenti me makinën e Policisë/ Djali i kryebashkiakut të Laçit u largua nga vendngjarja
Aksidenti i ndodhur mesditën e sotme në vendin e njohur si F...
Kryeministri Edi Rama dhe deputetja e PD-së, Jozefina Topalli, kanë debatuar me njëri-tjetrin për nisjen e vitit të ri akademik pas një pritjeje të gjatë nga maturanët dhe mospërfundimit ende të procesit të regjistrimit.
Debati ka kulmuar deri atje sa Rama e ka krahasuar fjalën e mbajtur nga Topalli, me interpretimin e një aktoreje që kërkon të konkurojë Tinka Kurtin!
Ai ka hedhur poshtë, akuzat e ngritura nga demokrati Luçiano Boçi, për padrejtësinë që iu bë maturantëve duke i privuar nga e drejta e zgjedhjes së degës së dëshiruar dhe ka ironizuar deputeten Jozefina Topalli.
Topalli i ka kujtuar kryeministrit se, ankthi disa-javor me të cilin i mbajti maturanët, kishte një synim: Që ata të regjistroheshin në universitet private.
“Të thuash që je çmendur, që e konsideron këtë popull dele…- tha deputetja. – Por në në Milano, Romë, Vjenë, universitetet ka një muaj që janë hapur, kurse këtu sot është dita e parë dhe nuk janë regjistruar ende, sepse pasi i mbajte në ankth me muaj, tani janë turrur në universitetet private që të shërbejnë ty si zvarranik.”
Debatet Rama-Topalli:
RAMA: Këta ia dalin të mbajnë mend sadopak nga zhurma e këtij kazani të madh sot se çfarë thoshte parafolësi vetëm disa javë më parë kur në thoshim pikërisht këtë: Mos i karikoni në mënyrë krejt artificiale maturantët, mos nxisni ankthe të panevojshme tek prindërit, sepse ata që pas raundit të parë menduan se erdhi fundi i botës, duhej ta dinin se nuk bëhet fjalë që të mbeteshin jashtë universiteteve.
Kuotat e vëna në dispozicion nga universitetet publike do të jenë deri në fund në dispozicion dhe do të plotësohen.
Ajo që po ndodh dhe ka ndodhur është pikërisht kjo – se po lajmëroj Jozefinën që doli këtu me një fotografi duke qarë, se ajo vajza e ka fituar shkollën ? se ata që rreshtohen në çdo listë për të filluar jetën universitare, rreshtohen sipas meritës së tyre: Nga më i miri, një pas një.
Dakord, ka një shtyrje disaditore për një arsye shumë të thjeshtë objektive dhe ndoshta kjo vitin e ardhshëm do të kompensohet sepse këtë vit u la shumë kohë për ankimimet, meqë ishte testi i parë. Numri i ankimimeve ishte shumë i ulët në raport me zhurmën e madhe të ?kazanit?, por përgjigja ishte automatike se ka funksionuar!
Do të vërtetohet edhe diçka tjetër me mbarimin e regjistrimit, që do të bjerë poshtë: Ata që nuk do të kenë plotësuar kuotat, siç iu bien juve të gjithë hardhitë me rrush gënjeshtrash që mbillni këtu, do t?i plotësojnë dhe do të dalë se universitetet shtetërore do t?i plotësojnë dhe privatët, jo.
Kjo nuk është ajo që bëtë ju: Që regjistronit në shkollë 70 vetë dhe në janar rezultonin 150!
Ndërkohë që filozofia jonë është krejt tjetër, sistemi ynë i regjistrimit në universitet nuk kalon nga ?kioska e dajës? dhe diplomat nuk janë ?qoftë ke daja? dhe ?daja? tani është tek SHQUP-i.
Të gjithë ata që ju besuan ju ? ju besuan juve në fillim ? sepse përputhët brezin tuaj me nevojën e njerëzve të dëshpëruara dhe sa më shumë njerëz të dëshpëruar, aq më mirë për ju ? dhe sot sa më shumë janë regjistruar dhe po regjistrohen çdo ditë, e kuptojnë më qartë se ju nuk duheni dëgjuar.
TOPALLI: ?Nëse Kryeministri ka ndonjë meritë në këtë parlament, ai ka meritën për ta vulgarizuar, banalizuar, për të tërhequr vëmendjen. Mendoni nëse keni dëgjuar në parlamentet e vendeve të tjera që të kenë të tillë vulgaritet, të tillë banalitet. Jo vetëm për vulgaritetin tënd, por për banalizim, në drejtësi, në politikën e jashtme, në sadizëm…
Ti fole për arsimin dhe përsëri gënjeve. Fole si ministri yt që thoshte se 95% e kanabisit është zhdukur në këtë vend. Të thuash që je çmendur, që e konsideron këtë popull dele, por nëse në Milano, Rome, Vjenë, universitetet kanë një muaj që janë hapur, këtu sot është dita e parë dhe nuk janë regjistruar ende, pasi i mbajte në ankth me muaj, tani janë turrur në universitetet private që të shërbejnë ty si zvarranik.?
RAMA: ?Jozefinë! The ç?nuk the, por nuk kuptova çfarë por jam i sigurtë që ti e di me siguri se ç?deshe me thënë. Unë fola për atë fakt, kur ti dole këtu herën e kaluar me atë fotografi dhe konkurove Tinka Kurtin, se në PD nuk ke më kë konkurron, se e ka marrë Luli. Me sa kuptoj, ti me Tinkën je rrotë më rrotë.
(E ndërpresin nga salla, Rama ia kthen një deputeti të PD: Në emër të Tinkës do të replikosh ti!)
Jozefinë, po gënjen! Po abuzon me një njeri, fotografinë e të cilës e nxore këtu dhe po gënjen. Unë çfarë thashë këtu?! Unë isha 100% dakord me Luçianon. Isha 100% dakord. Luçiano çdo javë ka fjalimin e vet për arsimin dhe sipas javës thotë që duhet të thotë. Sot tha ?ja punët e mira?, ekzaktësisht atë që kemi thënë ne që javën e parë: Mos dëgjoni Jozefinën, mos dëgjoni Luçianon, se edhe pas raundit të dytë do të ketë një vijë të kuqe që do të ulet, do të plotësohet. A e thamë këtë?! Tani vjen e thua shih sa kuota të tjera kemi!
Të kam thënë dhe herë tjetër. Ti je nga figurë e paktë këtu që ke autoritet global dhe flet në mënyrë globale: Roma, Viena, Milano… Herën tjetër e kishe me Pekinin dhe dakord, bën një politikë globale se je kryetarja e vetme e parlamentit në Europë që ke bërë më shumë fluturime globale. Me tërë ato milje që ke bërë, ti do të fitosh me siguri udhëtime falas për tërë jetën!
Kur fillonte fakulteti në Shkodrën ?tande??! Merr në telefon Saliun dhe thuaji se shkollat fillonin më 1 nëntor dhe regjistrimet vazhdonin deri më 1 janar! Nisnin me 40 studentë dhe përfundonin me 140!
Unë nuk di të ketë ndonjë kolege tjetër si jotja që t?i ketë thënë kostumit, ?zhele?!
Unë përmenda këtu dy fjalë, ?kazan? dhe ?përshesh?!
Ku janë këto fjalë këtu që të dëmtojnë timpanin e veshit tand?!
Nëse ju hani përshesh dhe doni që t?u quhet antipastë, por ta fusni fjalën përshesh tek fjalët që ju shqetësojnë, kjo më duket e padrejtë! Po ju shtohen ata që duan të hanë nga përsheshi juaj. Ku është problemi këtu?! /Citynews
Aksidenti i ndodhur mesditën e sotme në vendin e njohur si F...
Në mbyllje të fjalës së tij të gjatë në foltoren e parlament...
Në kuadër të vizitës së tij në Kinë, Kryetari i Kuvendit, I...
Deputetja e djathtë Jozofina Topalli, ka replikuar në seanc...
Në tetor të vitin 2011 Ben Blushi tha një frazë me “yndy...
Basha: Pas garantimit të zgjedhjeve të lira, duhet të gjejmë...
Gjatë fjalës së saj në Parlament ish kryetarja e Kuvendit Jo...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sistemin arsimor në Seanc...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishte mbrëmë në emisionin ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka folur n...
Debate verbale në Parlament mes kryeministrit Edi Rama dhe d...
Katër nxënës të një klase në shkollën e fshatit Bilaj në Fus...
Gjatë fjalës së tij në Parlament kryeministri Edi Rama ka fo...
Ambasadori Italian Cutillo ka zhvilluar sot njw takim me st...
“Lista” Blushi-Hafizi nuk mund të vinte në një moment më të ...
Në një kohë kur të gjithë maturantët u përfshinë nga paniku ...
Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor La...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, gjatë fjalë...
Një fugon policie ka vërshuar mbi një grup protestuesish në...
Kryetari I Partisë Demokratike Lulzim Bash aka reaguar me ra...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...