web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çili u shit tek Rama për 7 milionë euro?!

19 Tetor 2016, 09:52, Aktualitet CNA

Reforma në Arsimin e Lartë e pretenduar si sukses i qeverisë po duket një akt klientelist i kryeministrit Rama në shërbim të universiteteve private, akuzë kjo e artikuluar fort në media dhe nga opozita, ku shpesh gishti i është drejtuar UET-së dhe administratorit të saj Henri Çili.

Sipas regjsitrimeve të shpallura në faqen zyrtare të UET-së, (Dokumenti, fotoja më poshtë) janë jo pak por 2298 studentë të shpallur si fitues në të dyja raundet e regjistrimeve.

Administratori i këtij universiteti Henri Çili, kohë më parë, në studion e Arian Çanit ka deklaruar se,  vitin e kaluar UET  ka patur rreth 1 mijë regjistrime. Këtë vit me Ligjin e ri të Arsimit të Lartë, të ashtuquajturën reformë, janë rreth 2,3 herë më shumë studentë të shpallur në UET.

Në emision Opinion në TV Klan gazetari Ylli Rakipi iu drejtua Çilit me fjalët se “ti je pro-Ramës se ke hallet e universitetit“. Nga ana tjetër media dhe opozita e kanë quajtur ligjin klientelist. Mjafton fakti që Henri Çili ka 2,3 herë më shumë studente se një vit më parë, për të kuptuar se cili ka qenë qëllimi i vërtetë i një “reforme” e cila në fakt, në përfundim është më shumë miliona euro në xhepat e pronarëve të disa universiteteve private, klientë dhe në shërbim të kryeministrit Rama sot apo të Berishës dje.

Nga një llogari e thjeshtë rezulton se, Henri Çili apo UET sigurojnë rreth 7 milionë euro nga regjistrimet e shpalluara të maturantëve. Pra janë 2300 studentë me 3000 euro mesatarisht në vit. Kjo është një shifër e përafërt pasi mund të ketë degë dhe fakultete me tarifa më të larta apo më të ulta.

Çili te Rama për 7 milionë euro?!

Pak javë më parë, një të hënë që ishte bosh mediatikisht, Henri Çili plasi editorialin ku kërkonte një mandat të dytë për Edi Ramën, kthehu vëmëndjen te vetja me një debat politik duke shfrytëzuar edhe ciliaudiencën televizive të sponsorizuar prej tij në shumë raste për të mbrojtur reformën e arsimit të lartë dhe faktin pse Edi Rama duhej zgjedhur edhe një mandat tjetër.

Shkrimi dhe debati, daljet mediatike, erdhën pas një heshtjeje disa mujore të Çilit, i cili ishte strukur diku pa adresë dhe e vetmja punë që bënte ishin intrigat brenda opozitës. Ai u shfaq pas disa muajsh në krah të Ramës, pikërisht në momentin kur duheshin audienca dhe debati të cilat në përfundim do të çonin ujë tek burimi i tij. Pra tek numri i  regjistrimeve të maturantëve në universitete. Dhe duket se djaloshi nga Labinoti ka mundur t?ja dalë. Me intrigat dhe skenaret e tij mediatike ai ka mundur të regjistrojë rreth 2300 studentë, të cilat janë gati 7 milionë euro të ardhura.

Mbështeti ligjin e Arsimit të Lartë, dyfishoi në një vit numrin e studentëve dhe shkoi në krah të Ramës jo për pak, por për 7 milionë euro. Janë gati 4 milionë euro më shumë se një vit më parë dhe këtë nuk e themi ne, por numri i studentëve i shpallur nga vetë UET, që në përfundim jep një rezultat, i cili vjen nga zbatimi i ?reformës? së arsimit të lartë, reformë që filloi me mbylljen e disa universiteteve private dhe filialeve shtetërore. Në bazë të raportit të Ministrisë së Arsimit në vitin 2014, UET kishte shkelje pafund, por atij thjesht i’u rekomanduan korrigjime, pa u mbyllur.

Sot pas dy vjetësh dhe me ndryshimin e ligjit, historia vazhdon me dy-fishimin e studentëve në regjistrime dhe 7 milionë euro të ardhura vetëm nga regjistrimet e shpallura për vitin e parë. Në rast se do të llogarisnim për 3 vite bachelor, shuma është tre herë më e lartë, rreth 20 milionë euro. Vetëm për maturantët e këtij viti, nuk po flasim për çfarë janë brenda sistemit, të regjistruar vjet, mastera, doktoratura, transferime etj, sepse shifrat që dalin janë dhjetëra miliona euro. Dhe pikërisht këtu qëndron halli i Henri Çilit, edhe sipas Ylli Rakipit. Eshtë halli i miliona eurove që e çuan në krahët e Ramës, drejt një loje të dyfishtë, për të mbështetur kryeministrin dhe për të reklamuar produktin e mendjes së tij të ?ndritur? që fillon në Labinot dhe përfundon në UET. /Citynews





Lajmet e fundit nga