Tentoi ti jepte 500 lekë policit/ Arrestohet shoferi i kamionit në Bulqizë
Një tjetër person ka rënë në pranga të policisë pasi akuzohe...
Nga Hysni Gurra – Ndonjë popull (rusët p.sh) e ka zakon që të quajë liri mundësinë që ka për të mbajtur mjekër të gjatë ? thotë Monteskjë. Pushteti dhe liria e medias nuk kanë qenë asnjëherë në paqe me njëra-tjetrën.
Shqipëria nuk ka si të bëjë përjashtim nga kjo marrëdhënie. Për 45 vite me radhë Shqipëria ka qenë vendi më i censuruar i Europës Juglindore dhe nuk bëhej fjalë vetëm për censurën mediatike, por në çdo qelizë të shoqërsë kishte censure, edhe librat kishin të njëjtin fat.
Me ardhjen e demokracisë në vitet ?90-të, shpresa më e madhe e shqiptarëve ishte se do të mund të shprehnin lirshëm atë që mendonin, nuk do të vetcensuroheshin, as nuk do të censuroheshin nga kush. Kuptohet, kjo gjë nuk mund të vinte njëherazi, sapo të hapej vendi të zhdukej edhe censura si me magji, kishte nevojë edhe kjo për tranzicionin e saj.
Çudia në Shqipëri është se sa më shumë kohë kalon nga ndarja jonë me diktaturën, elementë të tillë si censura vijnë dhe bëhen më të pranishëm, në vend që të ndodhte e kundërta!
Një gazetar me eksperiencë në Shqipëri, teksa po bisedonim në lidhje me censurën në vendin tonë, më tha se ka një tendencë në rritje për ta kontrolluar lirinë e fjalës përmes presionit ekonomik.
Sipas tij, në mesin e viteve ?90-të presioni ndaj medias dhe gazetarëve ishte flagrant, ku nuk mungonte edhe dhuna fizike. ?Unë personalisht jam dhunuar nga njerëz që isha i bindur se ishin njerëz të shërbimit sekret të kohës, SHIK, për një artikull në gazetë. E megjithatë artikullin nuk e penguan dot!
Kjo ishte pak a shumë forma e censurës së asaj kohe. Ndërsa sot nuk të rreh kush më, por të botosh artikuj investigativë, që bien ndesh me interesat e politikës apo pushtetit, kjo po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Dhe kjo është edhe më e rendë se dhuna fizike?.
Një emision investigativ u mbyll, një gazetare me përvojë u ?flak? në rrugë, një portal investigativ po ashtu është në përndjekje, të gjitha këto sepse i kanë prishur gjumin ?shefit?. Më e tmerrshmja është se këto akte nxiten nga një qeveri, e cila u përpoq të hiqte nga vetja historinë e së shkuarës dhe raportin e saj famëkeq me censurën.
Në fakt kjo ishte diçka e pritshme, pasi ishte kjo parti që futi për herë të parë përcjelljen e aktiviteteve të saja me regji qendrore në mediat vizive që kur ishte në opozitë. E ç?mund të prisje tjetër tani që janë në pushtet?!
Mendoj se rastet e përmendura më lart nuk janë më e keqja në drejtim të formës së censurës që po ndodh ndaj fjalës së lirë, madje këto ndoshta do të jenë rastet që do t?i kthehen në bumerang atyre që censurojnë, të cilët edhe pse hiqen si mjeshtra të PR dhe propagandës nuk i kanë bërë mirë llogaritë me pamundësinë e censurimit të çdo individi që ka një llogari në median akoma të pacensuruar të Mark Zukenbergut.
Dhe kjo është e vetjma mundësi për t?i shpëtuar censurës. Mediat tradicionale janë bërë gati shpresë e humbur në këtë drejtim. Mjafton të shohësh edicionet informative në TV për t?u bindur që censura është fakt në Shqipëri. Një lajm është thuajse identik në të gjitha stacionet televizive, gje e cila është praktikisht e pamundur të ndodhë.
Nuk mundet kurrë që raportimi i një lajmi, ngjarje apo kronikë e çfarëdo qoftë, të jetë identike në të gjitha mediumet, sepse atëherë i bie që të gjithë gazetarët të mendojnë njëlloj, të kenë të njëjtën teknikë pune dhe të përdorin të njëjtën terminologji për një lajm. Kjo është e pamundur, dhe këtë të pamundur e bën të mundur interesi i pronarëve të ndryshëm që përfitojnë fonde publike nga i njëjti burim, shteti.
Përmirësimi i kësaj situatë ka pak ose aspak gjasa të ndodhë. E vetmja gjë që duhet të ndodhë kundër censurës është që ashtu si qeveria po përdor metodën ?bëje mirë bëje vetë?, edhe gazetarët dhe jo vetëm, të përdorin të njëjtën mënyrë: ?bëje mirë, bëje vetë? luftën kundër censurës, në profilin tënd dhe në ato mediume online në të cilat qeverisë nuk i shkon fjala akoma!
Qeveria aktuale ka ?rilindur? edhe një herë kohën e Mihal Bishës në këtë drejtim dhe ia ka arritur qëllimit ta bëjë shumë më mirë edhe se vetë Mihali. Kush mendon se koha e Mihalit ka përfunduar, duhet ta bëjë vetë këtë luftë, në të kundërt pasardhësit e tij do të vazhdojnë ta bëjnë mirë dhe ta bëjnë vetë atë që dinë të bëjnë më mirë ? censurën! Qeveria, po të ketë mundësi, edhe Facebook-un e censuron.
Një tjetër person ka rënë në pranga të policisë pasi akuzohe...
Edhe pse Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, u shpreh...
Shira të rrëmbyeshëm kanë përfshirë të gjithë vendin gjatë o...
Do ndiheni te lumtur ne krahët e partnerit tuaj gjate kësaj ...
Trillet e peripecite historike. interesat e papergjegjshmeri...
Nje termet i forte ka goditur jugun e vendit. Epiqendra e ti...
Nje termet i forte ka goditur Shqiperine. Raportet e para fl...
Sot është mbajtur në Tiranë, ne pese vjetorin e formimit te ...
Fajdja e qeverisë që zhvat fermerëtVerën e kaluar qeveria dh...
FRPD ka zgjedhur sot sekretariatin dhe nenkryetaret. Nderkoh...
Në rrugën “Dritan Hoxha”, tek semafori qe kthehesh per ne La...
Propaganda nuk mbulon dot biznesin tend me shendetin e shqip...
Afrimi i zgjedhjeve e ka kthyer në nevojë emergjente ndryshi...
Kryetarët e mëdhenj të partive nuk i duan listat e hapura se...
Në kapërcyellin e vitit 1981 , pyetja nëse je shqiptar apo j...
I mbani mend shqiptarët? Erdhën papritur, 25 vjet më parë. E...
Faqja që ve në lojë, tall dhe denoncon politikanët dhe polit...
Ditën e sotme, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, bë...
“Edi Rama dhe krimi janë bërë një sepse Edi Rama erdhi në pu...
Presidenti i Republikës Bujar Nishani shpreh ngushëllimet pë...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...