web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U gjobit nga Emiljano Shullazi/ Policia merr në mbrojtje të posaçme biznesmenin

14 Tetor 2016, 10:56, Aktualitet CNA

Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje biznesmenin, të cilit iu vendos gjobë nga Emiljano Shullazi dhe njerëzit e tij. Sipas informacioneve nga Policia, atij i rrezikohet jeta ndaj dhe është në mbrojtje të posaçme prej disa kohësh.

Dje u arrestuan dy bashkëpunëtorët e Emiljano Shullazit, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela, të cilët u prangosën për vendosjen e një gjobe prej 1 milionë eurosh.

Përflitet për shumë emra biznesmenësh, por ende nuk është zyrtarizuar se për kë bëhet fjalë. /Citynews





Lajmet e fundit nga