web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali me takimet/ Blushi pa parti mbledh më shumë njerëz se Basha

14 Tetor 2016, 13:22, Aktualitet CNA

Deputeti i larguar nga Partia Socialiste Ben Blushi, i cili është në punë e sipër për të themeluar një parti të re, ishte para pak kohësh në qytetin e Korçës ku zhvilloi një takim me miq dhe dashamirës të tij për të diskutuar mbi problemet dhe kërkesat e banorëve të qytetit juglindor.

Takimi u zhvillua në një sallë shumë të denjë për takime të tilla dhe u ndoq nga rreth 200-250 persona.

Por humori në të gjithë këtë histori qëndron këtu: Nesër Korçën do e vizitojë edhe lideri i Opozitës Lulzim Basha, i cili do të takohet me strukturat e PD-së.

Sipas burimeve të sigurta të Citynews, takimi do të mbahet në lokalin me emër “Bizzare Lounge”, në katin e dytë, në një ambient që nuk mban më shumë se 100 persona.

Pra, Blushi pa parti dhe pa struktura zhvillon një takim më dinjitoz dhe me më shumë njerëz se kreu i Partisë Demokratike dhe lideri i Opozitës… /Citynews





Lajmet e fundit nga