web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma zgjedhore/ Balla: PD kundërshtoi kërkesën e PS për përfshirje në votim të emigrantëve

12 Tetor 2016, 06:47, Aktualitet CNA

Nisin fërkimet për reformën zgjedhore. Bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore, Taulant Balla, ka deklaruar se Partia Demokratike kunëdrshtoi kërkesën e socialistëve për të përfshirë në votim dhe emigrantët.

“Partia Demokratike ka kundërshtuar për votën e emigrantëve, por ne nuk heqim dorë, se kur do të realizohet nuk dihet. Në fund të vitit duhet të kemi një Kod të ri Zgjedhor, ndërsa korrektimi i sistemit elektoral është një vendimmarrje politike. Ndryshimi i sistemit kërkon ndërhyrje kushtetuese. Personalisht mendoj se nuk duhet ndryshuar, pasi ka funksionuar në dy palë zgjedhjet e fundit”, tha Balla.

Me sa duket në zgjedhjet parlamentare të 2017 nuk do të ketë as votim dhe numërim elektronik të votave. Partia Socialiste thotë së koha nuk premton, por demokratët janë të vendosur për votim elektronik.

“Përsa i përket numërimit elektronik nuk shkoi ashtu sikur duhej në zgjedhjet e tjera. Në Shqipëri edhe pasi të numërohen votat elektronikisht, pala humbëse do të kërkojë numërim manual”, u shpreh Balla.

Deputeti Balla është ndalur edhe te procesi i financimit të partive politike duke kërkuar transparencë brenda partive politike. “Procesi i financimit të partive duhet të jetë shumë transparent dhe adoptuar, jo vetëm brenda partive, por edhe KQZ. Shqipëria nuk duhet të bëjë përjashtim nga financimi qoftë nga buxheti i shtetit, qoftë nga sponsorat. Pjesa e financimit nga sponsorët duhet të jetë me emra konkretë”, tha Balla.

Duke iu referuar dekretimit me heshtje të ligjit të vetingut, Balla fajëson dhe presidentin si bllokues. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga