Nga Ylli DYLGJERI/Trump-it dhe Kokëdhimes po i bien pikët!!!
Po ndjek vëmendje fushatën elektorale në SHBA… Po ndjek edhe...
Besoj se në këtë Forum të Mendimit Liberal do të ishte pjesor apo i mangët çdo debat në qoftë se nuk do të kishim në objektiv të analizës e shpjegimit dhe vetë historinë e Liberalizmit në Shqipëri. I nënkuptuar ky në të gjitha trajtat e tij, si liberalizëm politik, liberalizëm ekonomik apo dhe si kulturë liberale në tërësi.
Që në krye të herës, duhet të konstatojmë e të pranojmë se liberalizmi te ne ka një akumulim historik mjaft të pakët, dhe ky pak liberalizëm shfaqet më së shumti në këto dy dekada e gjysmë. Grupimet sociale ku ai shfaqet apo kultivohet janë përgjithësisht njolla të vogla në shtratin e shoqërisë shqiptare. Grupimet politike shqiptare (kryesisht partitë) nuk kanë ndonjë përzgjedhje ideologjike konsistente, qoftë kjo tradicionale apo liberale, dhe sjelljet e tyre pro liberale përgjithësisht kanë qenë momentale, dhe pa vazhdimësinë e nevojshme për të konsoliduar rezultatet e politikave liberale të ndërmarra në momentet e mëparshme.
Shkaku kryesor që e ka mbajtur deri diku politikën në shinat e liberalizmit politik e ekonomik më së shumti ka qenë përgjegjësia e detyrimi i saj për të zbatuar një agjendë politike të imponuar nga proceset e tranzicionit postkomunist apo ato të integrimit europian, pra përgjithësisht një agjendë e importuar nga jashtë.
Në Perëndim (atdheu i liberalizmit) liberalizmi ka përfaqësuar më së tepërmi mentalitetin dhe interesat e elitave metropolitane që kanë qenë sekulariste, të shkolluara e të artikuluara qartë. Zor se mund ta gjejmë këtë lloj mjedisi elitar në shoqërinë shqiptare që të shërbejë si inkubator dhe partizan i frymës liberale dhe të jetë influencues në shoqëri apo në politikë.
Po t?i shohim të gjitha grupimet sociale dhe të interesit në shoqërinë e sotme shqiptare si median, botën akademike apo biznesin do të ishte luks të pretendonim se ato kanë ndonjë përzgjedhje ideologjike konkrete, liberale apo konservatore qoftë, por veç një lëvizje oshiluese të nxitur nga interesa pragmatike tepër afatshkurtra ndoshta dhe prej pamundësisë për të parë qartë një horizont të së ardhmes.
Pikërisht nga shqetësimi që kemi për këtë deficit tepër të madh të ideologjisë liberale, duhet me zemër të përshëndesim iniciativën dhe vullnetin për të mbajtur në jetë këtë Forum të mendimit liberal. Fara që po mbillet patjetër duhet të mbijë e të lëshojë rrënjë.
Cilat janë orbitat ku ka lëvizur liberalizmi ekonomik në Shqipërinë e këtyre 25 viteve.
Mund të dallojmë dy cikle të dukshme të lëvizjeve në zonën e mendësisë liberale.
Cikli i parë: Fillimi i reformave të tranzicionit pra të transformimit tërësor të një shoqërie nga komunizmi te demokracia dhe ekonomia e tregut të lirë në periudhën 1991- 2002. Cikli i dytë: Reformat liberalizuese e derregullatore në ekonomi të ndërmarra që prej 2005 e më tej. Mund t?i kujtojmë shkurtimisht reformat kryesore të ciklit të parë liberalizues: -reformat e stabilizimit makro ekonomik, ? reformat strukturore, ? liberalizimi i tregut të mallrave e të monedhës, ? legjitimimi i iniciativës private, privatizimi i pronës shtetërore, ? rimodelimi i administratës shtetërore dhe i institucioneve të tregut.
Po ta vlerësojmë nga distanca historike që kemi sot mund të pranojmë se ky cikël reformash në Shqipëri është kryer me një shpejtësi nga më të lartat në ish-Europën postkomuniste, por nga ana tjetër dhe me kosto sociale e politike nga më të lartat e ardhur kryesisht nga ekzagjerimi i motivit liberal deri në një çlirim populist e vulgar të lirisë ekonomike të individit. Shprehje me konkrete e kësaj rrëshqitjeje qenë skemat financiare piramidale.
Gjithsesi, vlerësuar nga sot, ky proces reformash të vrullshme të ndërmarra dy dekada më parë, besoj se jam brenda kufijve të racionales, po të konkludoja se në fakt gjatë atij cikli u bënë transformime aq madhore sa që tejkalonin dukshëm madje dhe vetë mendësitë apo potencialet që zotëronim si shoqëri dhe si individë aso kohe.
Duhet pranuar që në ciklin e parë, liberalizmi politik dhe ekonomik, arriti vetëm të fitojë për herë të parë qytetarinë në mjedisin shqiptar, por do të ishte ekzagjerim po të pranonim që tashmë ai ishte ligjëruar ideologji sunduese e politikës dhe e shoqërisë sonë. Pikërisht në atë periudhë kohore kemi oshilacione të paimagjinueshëm nga liberalizmi ekstrem më shumë i ngjashëm me skenën pa rregulla, deri te tradicionalizmi politik antiliberal dhe autoritarian. Por është vërtet e dhimbshme kur konstatojmë që këto oshilacione çoroditëse të aktorit politik i ndeshim po njëlloj dhe sot, ndonëse mund të supozonim që si shoqëri e si politikë duhej të ishim shumë më të maturuar se dy dekada më parë.
Cikli i dytë liberalizues pas 2005. Kryesisht aktori politik shfaqet në këtë fazë më i matur dhe më me vullnet liberalizues, ndoshta dhe si një mësim nga pësimet e ekzagjerimeve të fazës së parë. Duke nisur që nga viti 2006 ndërmerren frontalisht tre vektorë të rëndësishëm reformash: ? reformat derregullatore, -reforma strukturore, -reforma fiskale. Reformat derregullatore kanë si produkt të tyre krijimin e QKR e QKL. Pra regjistrimi i një biznesi të ri arriti të kryhej vetëm në një orë me një kosto prej 1 euro nga e pakta 40 ditë që merrte më parë dhe një kosto prej jo më pak se 2000 euro. Nga ana tjetër u eliminuan rreth 300 licenca e leje për kryerje biznesi duke aplikuar për to në një sportel të vetëm çka shkurtoi me rreth 60 % kohën që duhej për marrjen e një licence më parë.
Reforma e Inspektimit shtetëror, procesi i inspektimeve nga agjencitë e ndryshme të shtetit i merrte biznesit jo më pak se 30 ditë në vite me një kosto rreth 1000 euro në vit, tej gjobave korruptive që prodhonin xhandarmëritë e padisiplinuara të inspektimit shtetëror. Kjo reformë u hartua deri në prodhimin e plotë të paketës së ligjeve e nënligjeve deri në qershor të 2013, dhe mbetej vetëm të fillonte realizimi i saj. Ende dhe sot nuk ka filluar as edhe një hap i parë i zbatimit të saj.
Liberalizimi i mëtejshëm i shkëmbimeve tregtare në formën e Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë (MTL). Në 2006 ratifikohet MSA apo ndryshe marrëveshja tregtare me BE. Në 2007 hyn në fuqi CEFTA pra marrëveshja e tregtisë së lirë me gjithë vendet e rajonit. Pozicionimi i Shqipërisë në procesin e CEFTA-s ka qenë më aktivi e më liberali. Privatizimet e pronës publike. Mbas 2005 përfshijnë privatizimin e kuotave shtetërore të AMC, të Albtelekomit, të OSSH, të ARMO-s. Në kurbën e realizimit të këtyre privatizimeve strategjike përgjatë 8 viteve, rezultuan si suksese ashtu dhe dështime. Dështimet më së shumti i dedikohen papërgjegjshmërisë politike në fazën post privatizim në mbikëqyrjen e realizimit të kontratave të privatizimit ashtu dhe rolit të dobët e komprometues të enteve rregullatore përkatëse.
Reforma fiskale e ndërmarrë në vitet 2006-2008 dha stimuj të fortë dhe të menjëhershëm, me një ulje të ndjeshme në taksimin e fitimit e të kapitalit, aksionet liberalizuese të këtij cikli sollën një rritje të menjëhershme të FDI, deri në trefishimin e volumit të tyre vjetor, rritjen ekonomike më të lartë në dekadën e fundit si dhe qëndrueshmërinë latente të ekonomisë sonë ndaj goditjeve të para të krizës financiare botërore të 2008.
Kjo trajektore liberalizuese e viteve 2005-2013, sado e ndërprerë, e luhatur apo dhe e difektuar herë pas here, prej politikës së brendshme apo krizës botërore arriti gjithsesi të krijojë efekte stimuluese e nxitëse, të cilat mund të themi që ishin depozita e fundit e karburantit që mbajtën biznesin shqiptar në dinamizëm deri pak vite më parë. Mbas 2013 fillon të prevalojë një populizëm i ekzagjeruar e konfuz, e për më tepër i imponuar tërësisht nga lart, pra nga aktori politik. Tiparet më të thjeshta të shfaqjes së këtij populizmi politik janë:
? Oratoria deri banale e mohimit absolut të çdo arritjeje të mundimshme që politikat e vështira liberalizuese kishin arritur në këto 25 vjet. Dhe kjo thjesht sepse lideri politik fitues s?kishte patur fatin të ishte as bashkëjetues, as bashkautor, por dhe as dëshmitar i transformimeve të vështira e të dhimbshme reformuese të kryera në ?epokën? para tij.
-Orientimi mbi këtë shtrat populizmi shterpë e deri diku paranojak, ngjizi një amalgamë ndryshimesh, disa prej tyre vërtet ishin të nevojshme të ndërmerreshin për të ridinamizuar mjedisin ekonomik, por dhe atë social, por aksionet e tjera vinin vetëm nga një kalkulim publicitar i fitimit maksimal të simpatisë publike me koston minimale të ndërmarrjeve transformuese. Qeverisja e mbas 2013 ka ndërmarrë disa aksione frontale, ndoshta ndonjërën dhe me një lloj rezultati, por përgjithësisht s?ka treguar asnjë mendësi reformatore e novatore sikundër duhej pritur prej saj. Ndoshta ne shqiptarët jetojmë sot në një kohë kur jemi përditë të sulmuar nga publiciteti i tepërm komercial i mallrave që na ofrohen, e prandaj mundet të gëlltisim si të tillë dhe publicitetin sistematik që na prodhon çdo orë e çdo ditë qeverisja jonë. Mund t?ia dhurojmë qoftë dhe me lehtësi titullimin reformatore kësaj qeverie, por nuk e di a i kemi bërë shërbimin e duhur në këtë rast qenies së mendimtarit liberal e të padiskutueshëm nga gjë tjetër, veçse nga bindjet e filozofisë së tij. Disa drejtime ku duhej të ishte përqendruar vullneti liberal e reformator në këto 3-4 vitet e fundit.
-Afrimi më konkret me BE (sidomos me çeljen e negociatave me KE) kërkon një qartësi e urtësi pragmatike në hapat e mëtejshëm liberalizues që duhen ndërmarrë në disa sektorë të ekonomisë si në tregti, sistemi bankar, në sektorin energjetik, në bujqësi etj. Deri në një anëtarësim të mundshëm (pra ndoshta pas 10-15 viteve) mund të kemi ende lirinë për të mos kopjuar tërësisht tërë atë ngarkesë rregullatore e burokratike që ka krijuar BE, por duke përqasur një superstrukturë rregullash e legjislacioni shumë më të lehtë e më fleksibël. ( BE ka 7% të popullatës së botës, 25% të GDP së botës, por jo më pak se 50% të shpenzimeve sociale të botës).
-Mendoj se është në funksion të liberalizimit të transaksioneve ekonomike, por dhe të konkurrimit të biznesit pa diskriminim, fuqizimi i tërë trupave të Enteve Rregullatore, veçanërisht në ato që janë tregje të rregulluara. Politika po i mban këto ente në gjendje sklerotike, pa autoritet e pse jo të kapura e të ndikueshme prej saj.
-Agjencitë që u krijuan nga reforma derregullatore QKR e QKL pësuan vetëm një tualet sipërfaqësor së fundmi, bashkimin në një agjenci të vetme, por faktikisht agjencitë e tjera të shtetit e kryesisht ministritë nuk i përgjigjen kurrë korrektësisht legjislacionit për lejet e licencat. Reforma aq e rëndësishme e ?Inspektimit shtetëror? është lënë në vegjetim.
? Përdorim i deformuar e diletant i instrumentit të PPP në fushën e shërbimeve publike. Në vetvete PPP në mjaft nga vendet e zhvilluar kanë qenë shprehje e një aksioni liberalizues e një tërheqjeje të shtetit nga hapësira tepër e madhe në ofrimin e shërbimeve publike, por në këto tri vite PPP shqiptare janë vetëm një sifon i thithjes së fondeve publike nga grupe klienteliste të pushtetit.
? Tregu jonë i mallrave e shërbimeve është tepër i cekët kjo dhe për arsyen e një konsumi të brendshëm të kufizuar, por dhe të një volumi eksport-importesh jo shumë të madh. Prandaj ekziston gjithmonë rreziku permanent i kapjes së tij. Jo në formën e monopoleve klasike (sikundër shpesh cilësohen) sepse monopole klasike zor se krijohen në këtë cektësi të tregut kombëtar. Por nëpërmjet përftimit në mënyrë të jashtëligjshme të të drejtave gati ekskluzive në këtë treg, prej bizneseve të klientelës politike. Ky fenomen ka fituar qytetari faktike në këto vitet e fundit.
-Prokurimi i fondeve publike, një sektor jo i vogël për angazhimin e biznesit privat ka humbur krejtësisht transparencën dhe besueshmërinë.
? Së fundi, nën argumentin e luftimit të informalitetit është shtuar deri në tepri barra e rregullimeve e udhëzimeve me koston konkrete të shtimit të veprimeve arbitrare nga agjencitë respektive (lejet e ndërtimit, procedurat tatimore, matja e faturimi i shërbimeve të ujit e energjisë etj.)
Mendoj se debati i kësaj tryeze liberalësh, mund të arrijë në konkluzione më të shumta se sa këto të miat, ndoshta dhe më të ndryshme e pse jo dhe të kundërta. Kjo është në fund të fundit vlera e debatit në këtë Forum që nuk ka si qëllim të tij veç të predikojë liberalizmin, por së pari ta bëjë atë mënyrë të të menduarit, por dhe të të sjellurit.
Po ndjek vëmendje fushatën elektorale në SHBA… Po ndjek edhe...
Dashamir Shehi, kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar ka ...
Dritëroi ishte një kërrmë bolshevike, një coftinë proletare,...
Familja e Tuxharëve bën pjesë ndër familjet më të mëdha të K...
Investimet shkojnë për fasada në vend që të shkojnë për të p...
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u prit në Athinë nga Presid...
Kryeministri, Edi Rama gjatë një takimi me banorë të Manzës ...
Një video me përmbajtje seksuale, e cila për arsye etike nuk...
Ministri i Financave i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, që gjendet...
Policia e kryeqytetit ka arrestuar shtetasi Denis V., 29 vje...
Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Polic...
Kardinali Ernest Troshani është pritur në aeroportin ndërkom...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta gjatë vizitës në...
Guardia di Financa ka deklaruar se vlera e drogës së sekuest...
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan,...
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan,...
Policia e qarkullimit rrugor në Lezhë ka arrestuar në flagra...
Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policis...
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtor...
Kryetari i LDE Arian Galdini ka reaguar sot lidhur me deklar...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...