Video-Protesta në Tiranë/ Qytetarët nuk lejohen të vendosin banderola në Universitetin Politeknik
Mijëra protestues që janë grumbulluar këtë të hënë për pro...
Mijëra protestues që janë grumbulluar këtë të hënë për pro...
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u prit në Athinë nga Presidenti i Greqisë, z. Prokopis Pavlopoulos
Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Greqi, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u prit sot në Athinë në një takim të veçantë nga Presidenti i Greqisë, z. Prokopis Pavlopoulos me të cilin vlerësuan lart stadin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona fqinje.
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u shpreh se vizita e tij në Athinë është në funksion të nxitjes së bashkëpunimit mes dy parlamenteve tona si kontribut për forcimin e mëtejshëm të miqësisë dhe lidhjeve të gjithanshme mes dy vendeve dhe popujve tanë.
Në këtë kuadër, Kryetari i Kuvendit, z. Meta dhe Presidenti Pavlopoulos vlerësuan minoritetin grek në Shqipëri dhe komunitetin shqiptar në Greqi si ura të forta lidhëse dhe kontribuues të rëndësishëm në jetën shoqërore, ekonomike dhe kulturore në të dy anët e kufirit.
Kryetari i Kuvendit u shpreh se Shqipëria vlerëson maksimalisht vlerat evropiane të solidaritetit që Greqia ka treguar në momentet më kritike të krizës së refugjatëve, duke mbajtur një barrë të rëndë e duke mos ngritur mure siç u pa në vende të tjera.
Duke biseduar mbi zhvillimet në rajon, Kryetari i Kuvendit Meta dhe Presidenti Pavlopoulos ndanë bindjen se bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë dhe Greqisë forcon paqen, sigurinë dhe stabilitetin në tërë rajonin tonë.
Gjatë takimit, z. Meta theksoi se sfidat në rritje me të cilat përballen vendet tona na imponojnë të bashkëpunojmë edhe më ngushtë për të fituar së bashku në emër të së ardhmes së dy popujve tanë.
?Ju falënderoj për atë që Greqia ka bërë duke mirëpritur emigrantët tanë këtu. Ka qenë një mbështetje e madhe, jo vetëm për vëllezërit tanë emigrantë në Greqi, por edhe për zhvillimin ekonomik e shoqëror të Shqipërisë gjatë këtyre dekadave. Marrëdhëniet tona duhet të jenë marrëdhënie vëllazërore, siç janë sot marrëdhëniet midis grekëve dhe shqiptarëve, jo vetëm në Shqipëri, por akoma më shumë edhe këtu në Greqi. Këto marrëdhënie kaq të ngushta njerëzore të krijuara sidomos në 26 vjet, na obligojnë ne vetëm për të çliruar energji pozitive dhe për t?i trajtuar edhe çështjet e trashëguara me qetësi, konstruktivitet dhe në përputhje edhe me vlerat dhe standardet evropiane. Për arsye se ne kemi një përkatësi të përbashkët transatlantike, si dy vende të NATO-s, por edhe evropiane?, – tha Kryetari i Kuvendit, z. Meta, ndërsa vlerësoi se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të jenë një shembull në rajonin tonë.
?Ne besojmë shumë në mbështetjen e mëtejshme të Greqisë, për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe jemi të vendosur që marrëdhëniet e Greqisë dhe Shqipërisë të jenë një shembull për të gjithë rajonin tonë dhe mendoj se ky është një detyrim për të ardhmen dhe gjeneratat e ardhshme?, – u shpreh z. Ilir Meta.
Nga ana e tij, Presidenti i Greqisë, z. Prokopis Pavlopoulos, vlerësoi vizionin e z. Meta dhe shprehu bindjen se Kryetari i Kuvendit mund të japë një kontribut të vyer në mbarëvajtjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.
?Jam i sigurt se nisur nga roli juaj institucional, por edhe nga eksperienca juaj politike, që unë e njoh mirë, ju do të kontribuoni shumë pozitivisht në mbarëvajtjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona. Unë e njoh vizionin tuaj, pikëpamjen tuaj ndaj dhe besoj se ju mund të kontribuoni në mënyrë deçizive në mbarëvajtjen e këtyre marrëdhënieve. Ne grekët e kuptojmë mirë bashkërrugëtimin mes dy popujve tanë, kur që në një moment vështirësie shqiptarësh erdhën në Greqi dhe një numër ri madh këtu jeton akoma?, – tha ndër të tjera gjatë takimit Presidenti Pavlopoulos.
Kryeministri, Edi Rama gjatë një takimi me banorë të Manzës ...
Një video me përmbajtje seksuale, e cila për arsye etike nuk...
Ministri i Financave i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, që gjendet...
Policia e kryeqytetit ka arrestuar shtetasi Denis V., 29 vje...
Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Polic...
Kardinali Ernest Troshani është pritur në aeroportin ndërkom...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta gjatë vizitës në...
Guardia di Financa ka deklaruar se vlera e drogës së sekuest...
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan,...
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan,...
Policia e qarkullimit rrugor në Lezhë ka arrestuar në flagra...
Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policis...
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtor...
Kryetari i LDE Arian Galdini ka reaguar sot lidhur me deklar...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për rast...
Policia e Kukësit ka kapur 11 kilogramë kanabis sativa. Për ...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Në sesionin e radhës të APKiE, që po zhvillohet në Strasburg...
Gjobat për shkeljet e Kodit Rrugor janë të ashpra, ndaj edhe...
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka në një deklaratë ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...