web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pesëfishohet sipërfaqja e mbjellë me kanabis

7 Tetor 2016, 14:30, Aktualitet CNA

Raporti i monitorimit të kanabisit në vend nga Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza ka qenë në qendër të fjalës së kreut të opozitës Lulzim Basha. Kryetari i partisë Demokratike tha se sipërfaqja e mbjellë me kanabis është pesëfishuar krahasuar me vitin e shkuar.

Basha tha se shifrat flasin për gjendje të përkeqësuar.

?Sipas vrojtimit të 17% të territorit të Shqipërisë nga ajri, rezulton se 5 fishim i sipërfaqes së mbjellë me drogë. Pra sipërfaqja e mbjellë me drogës është rritur nga 44.7 ha vitin e kaluar në 213 ha këtë vit. Bëhet fjalë jo për të gjithë territorin e Shqipërisë, ndërkohë që 83% e territorit nuk është arritur të vrojtohet. Po kështu, në këtë 17% të territorit të vrojtuar, kemi 5fishim të sipërfaqes së mbjellë me drogë nuk ka rritur të vrojtohet cikli i parë prodhues i farës vietnameze, pasi ajo është korrur në javën e parë të qershorit, ndërkohë që vrojtimi nga ajri i partnerëve italianë ka nisur javën e tretë të qershorit?, theksoi Basha.

Kreu i opozitës tha se policia italiane flet për dhjetëra ton të mbërritura nga brigjet italiane nga Shqipëria ndërsa policia pretendon se ka asgjësuar 99.8%.

?Raportimet e medias italiane tregojnë për dhjetëra ton drogë të ardhur nga Shqipëria në brigjet italiane, ndërkohë që polcia pretendoi se kishte asgjësuar 99.8%. Nëse këto dhjetëra ton drogë, afro 20 ton të kapura nga policia italiane përfaqësojnë 0.2% të sasisë së drogës së prodhuar në Shqipëri, atëherë flasim për një prodhim minimal prej 10 mijë tonë drogë në Shqipëri?, theksoi Basha.

Kreu demokrat tha se asnjë trafikant nuk është proceduar apo arrestuar, ndërsa shtoi se prokurorët e ndershëm dhe me guxim janë denigruar. Basha tha se të arrestuar janë vetëm fukarenjtë dhe ata që punojnë si skllevër në fushat me kanabis. ?Shqipëria është kthyer në hambarin më të madh të drogës në Evropë. Ne kërkuam nga partnerët të nisnin monitorimin, i kërkuam kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm që të nisnin parandalimin muaj më parë, por Edi Rama dhe Saimir Tahiri në vend që të vepronin, u tallën kur sulmuan opozitën. Parandaloni kultivimin e drogës, parandaloni pesëfishimin do të thoshte të sulmonin interesat e veta. Nuk kemi asnjë trafikant të arrestuar, përveç fakirëve e fukarenjve që punojnë si skllevër. Prandaj, habilajve dhe balilajve dhe ushtarëve të tyre nuk u hynë një ferrë në këmbë?, theksoi kreu i opozitës.

Kreu i PD-së tha se kryeministri dhe ministri i Brendshëm luftuan opozitën jo drogën.

?Edi Rama dhe Saimir Tahiri nuk kishin prioritet të luftonin kultivimin e drogës, por të luftonin opozitën dhe median. Kishin prioritet të luftonin dhe denigronin ata prokurorë me integritet që iu kundërvunë me guxim drogës, të pengonin aksionet e tyre, ndonëse nuk arritën dot që brenda tre ditëve të kësaj jave të konfiskoheshin 26 ton drogë, të cilëve ju iku zëri. Parcelat e asgjësuara dhe trafikantët e ndaluar kanë protagonistë vetëm prokurorinë dhe policitë e vendeve fqinje. Policët e Saimir Tahirit, njerëzit e vënë në postet kyçe kanë qenë garantë?, theksoi Basha.

Kreu demokrat tha gjithashtu se parcelat e kanabisit janë asgjësuar vetëm nga prokuroria dhe policitë partnere dhe jo nga Policia e Shtetit. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga