web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-skandali/Rama inaguron në Maliq rrugën e shembur

7 Tetor 2016, 11:04, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ishte në Korçë, ai e gjeti të udhës të shkonte edhe në Maliq, bashki e re nga më të varfërat në Shqipëri.

Atje ai inaguroi edhe një rrugë. Sic do e shikoni edhe në futet e mëposhtme, kryeministri ka inaguruar një rrugë korrupsioni. Fotot tregojnë qartë se rruga është e një cilësie të dobet megjithëse ka kushtuar qinra milionë lekë, traseja e saj ka shkare ne disa pjese. Në pak kohë me pak rreshje ajo rrugë do jetë e destinuar të rikthehet sicc ishte. Është rruga e Fshat Maliqit, një investim që në inagurim duket qartë për cilësi të dobët të punimeve.

Kjo nuk mund të jetë gje tjetër veçse një rrugë korrupsioni, ku janë përfshirë kryebashkiaku i Maliqit, firma e ndërtimit, financuesi dhe certifikuesi që është kryeministri.

Kryebashkiaku që ka pranuar atë cilësi punimesh, firma që nuk ka zbatuar kërkesat sipas zërave të  punimeve, investitori dhe supervizori që janë çertifikuesit.

Fotot flasin vetë, rruga e re ka shkarë dhe ka cilësi skandaloze. Edi Rama i pret shiritin vjedhjes dhe korrrupsionit asgjë më shumë. Fotot janë marë nga faqja zyrtare e kryeministrit Edi Rama dhje zv.kryeministrit Niko Peleshi, këtë e themi për të drejtën e autorit të denoncimit të këtij skandali.  /Citynews





Lajmet e fundit nga