Përshkallëzohen tensionet në protestë/ Forcat e FNSH-së mbërrijnë para Kuvendit
Ka tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të po...
Ka tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të po...
Meqënëse shteti komunist shqiptar ishte zyrtarisht ateist, kur në 1980 u bë në Korçë një muzeum që do të ekspozonte ikonografinë shqiptare, ky nuk u quajt Muzeumi Ikonografik siç do të kishte merituar të quhej, por Muzeumi i Artit Mesjetar. Një emërtim që u diskutua atëherë ishte Muzeumi i Artit Bizantin, që gjithsesi nuk do të kishte qenë i saktë. Sepse ky muzeum nuk përmbante ndonjë gjë tjetër të artit bizantin përveç ikonografisë.
Emërtimi ishte i pasaktë edhe nga pikëpamja shkencore historiografike. Sepse një pjesë e madhe e ikonave të muzeumit iu përkisnin shekujve XVII, XVIII, madje kishte edhe të shekullit XIX. Sipas historiografisë zyrtare shqiptare të kohës, Mesjeta mbaronte me fundin e shekullit XV. Në këtë periudhë përfundonte edhe Mesjeta Europiane. Them se ndarja e epokave historike është e drejtë megjithëse Shqipëria hyri në periudhën e gjatë të
pushtimit otoman, sepse Mesjeta ishte një kategori historike europiane jo aziatike, prandaj fakti që përfundimi i saj në fund të shekullit XV koincidon me pushtimin otoman të Shqipërisë, nuk do të thotë se për Shqipërinë vazhdoi Mesjeta, një periodizim historic europian.
Në 2016, nga Muzeumi i vitit 1980, u krijua një muzeum i ri, për të cilin u përzgjodhën 600 nga mijëra eksponatet e muzeumit të vjetër, ikona dhe ikonostazë, në fakt ato më të çmuarat. Ideja është e mirë sepse kështu, veçanërisht vizitorët e huaj, me kureshtjen e të cilëve nuk duhet abuzuar, mund të shohin koleksionin e përzgjedhur të ikonografisë sonë. Ideja është e mirë. Kryeministri Rama, duke mbajtur fjalimin promovues në hapjen e këtij muzeumi të ri, deshi të marrë meritën për këtë vepër Sidoqoftë, ideja është shumë e mirë.
Por përse duhet që shteti shqiptar i vitit 2016 të sillet si shteti komunist i vitit 1980 duke ruajtur për muzeumin e vjetër dhe të riun, emërtimin e dikurshëm absurd. Vizitorët e huaj që shikojnë ikona të shekujve XVVII, XVIII dhe XIX në këtë muzeum nuk mund të mos bëhen kureshtarë dhe të pyesin se a nuk e dikan shqiptarët që Mesjeta përfundoi me shekullin XV!
Muzeumit duhet t? i jepet emërtimi i duhur që është Muzeumi Ikonografik. Unë, që kam lindur dhe jam rritur në qytetin e Korçës, mbaj mend se kur u hap muzeumi në 1980, korçarët e quajtën atë Muzeumi i Ikonave. Ky emërtim popullor ishte më i saktë se ai zyrtar. Shkruar për Citynews
When you have released your essay, you are going to probably...
Gjigandi boteror i rrjetit global te dyqaneve ushqimore SPAR...
Disa ndeshje tenisi në Wimbledon dyshohet se janë manipuluar...
Deputetët Dogjani dhe Keta vizitojnë vajzat e prekura nga pë...
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtor...
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër. Një vr...
Nëse ka një ministër mbi të cilin janë ngritur akuza krimina...
Partia Demokratike dhe qytetarët e Elbasanit denoncojnë masa...
Stadiumi “Loro Boriçi” Shkodër do të jetë i mbikëqyrur në më...
I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmang...
Policia e Durrësit bën të ditur Më datë 05.10.2016, në fshat...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës ka...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak ka...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi mori p...
Berisha dhe Beqaj kanë debatuar lidhur me helmimin e nxënësv...
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka hedhur poshtë deklarat...
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon në Kuvend fshehjen e ...
Zgjedhjet në parti kanë qenë në qendër të diskutimeve në tak...
Deputeti socialist Pandeli Majko ka deklaruar në seancën e K...
Ai është “pa dorashka”, i vërtetë, por tejet brutal. Në një ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i Vetting-ut u trumbetuan ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy punonjës të IEVP "Jordan Misja" kanë humbur jetën pak o...
Është zbardhur ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Pogra...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Kandidatja e djathtë, Keiko Fujimori, është shpallur zyrta...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...