web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Punonjësit socialë që nuk rifitojnë konkursin do të largohen nga shërbimi

6 Tetor 2016, 14:16, Aktualitet CNA

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi mori pjesë në ditën e dytë dhe të fundit të testimit të 394 punonjësve socialë në qëndrat e përkujdesit.

?Ata që nuk rifitojnë konkursin do të largohen nga ky shërbim, natyrisht do të kërkohet që të jetë brënda të gjitha rregullave kontratave dhe legjislacionit në fuqi? , deklaroi ministri Klosi.

Testimi i këtij viti, ka risinë se për herë në parë në pyetësor, punonjësit e qëndrave nuk testohen vetëm për njohuritë terioke, por më shumti për sjelljen dhe reagimin ndaj situatave konkrete. Ministri Klosi deklaroi se rezultatet e testimit do të shërbejnë për të kuptuar nivelin dhe performancën e secilit prej edukatorëve e kujdestarëve të qëndrave, mjekëve e punonjësve socialë.

Rezultatet e këtij viti do t?i bashkangjiten në dosjen e secilit prej punonjësve të qëndrave, së bashku me rezultatet e një viti më parë. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga