web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama dhe Tahiri i Shqipërisë si Salvo Lima i Sicilisë

7 Tetor 2016, 09:50, Aktualitet CNA

Mafia e vjetër siciliane, sidomos pas goditjes shpartalluese, që i dha Prefekti Mori në fillim të viteve 20-të të shekullit të kalua, e respektonte maksimalisht politikën. Për mafiozët ishte nder i madh, nëse një deputet, kryetar Këshilli province apo të rajoni merrte pjesë në cermoninë e martesës, apo të pagëzimit të fëmijës së një shefi familjeje mafioze. Salvo Lima si politikan i shquar katolik italian ishte 5 vjet kryebashkiak i Palermos, kryeqytetit Sicilian njëlloj si katoliku ynë Edi Rama, krybashkiak i Tiranës. Lima po ashtu ishte 11 vjet deputet në Parlamentin e Italisë dhe 13 vjet deputet në Parlamentin e  Europës. Salvo Lima kishte bashkëpunuar sukseshëm, që kur hyri në politikë, me familjen mafioze La Barbera njëlloj si Edi Rama ynë me ?Hakmarrjen për Drejtësi? dhe jo vetëm.

Mafia e re e Korleonezëve ndryshe nga Mafia tradicionale nuk i trajtonte me respekt politkanët italianë me përjashtim të ikonës Andreoti. Toto Rina i urdhëronte politikanët italianë: ose bëj si të them unë ose të pret plumbi pas zverkut. Katundari katil Toto Rina nuk arrinte të kuptonte se pas mbarimi të luftës së ftohtë Amerikës nuk i interesonte më stabiliteti i Demokracisë kristianje italiane në funksion anti sovjetik e anti Berlinguer qoftë edhe i mbështetur me votat, që mblidhte në jug Mafia siciliane apo ?Le Nuove Famiglie? napoletane. Në këtë kuadër të ri politik europian dhe botëror Lina nuk mund t?i shpëtonte më nga burgimi i përjetshëm shefat e Mafjes siciliane. Pikërisht për këtë e vranë si qen sallahaneje, sepse nuk mund të mbante fjalën e të zbatonte marrëveshjet e bëra nga politika me M<afien.

Sot bandat a strukturuara kriminale shqiptare po u ngjajnë gjithnjë e më shumë korleonezëve. Iku koha,salvo-lima kur e quanin sukses të komprometonin shoferin e ndonjë deputeti apo bodigardin e ndonjë ministri (të shndërruar në deputet vite më vonë) me dreka e darka, me ndonjë FIAT Tipo apo ndonjë ?lopë? moltave dhuratë. Sot mafiozët tanë blejnë për vete apo kushërinjtë vende në listën e deputetëve apo  blejnë kandidaturat për kryebashkiakë. Ata u kërkojnë Ramës dhe Tahirit bëje këtë, që urdhërojmë ne ose?.

Në Vlorë SHIK-u, në bashkëpunim me hyzmetqarët e Llallës e detyrojë policinë me metodën e faktit të kryer të kapte një sasi të stërmadhe hashashi prej 10-23 tonësh, sipas raportimeve të mediave, policisë dhe prokurorisë. Këtu duhen shtuar edhe disa mijëra bimë të pakorrura ende, që u shkatërruan nga halli nga forcat e FNSH-së. Kjo sasi hashashi e stërmadhe nuk mund të kultivohej me lejen e kapterrit në komunitetin lokal, të ndonjë shefi të vockël në Vlorë apo edhe të vetë drejtorit të Vlorës.Më lart, më lart fle lepuri. Cuditërisht plantacionet e kësaj sasie gjigande hashashi nuk u dalluan gjatë inspektimeve ajrore nga avionët e modernizuar Piaggio P166 DP1 të ?kanarinave? të kol. Joselito Minuto-s ashtu sic i premtoi Rebani Jaupit Carlo Verdiglione i Policisë së Shtetit të Italisë. Halli i madh për ministrin Tahiri është se Mafia vlonjate nuk të fal për humbje të tilla deri në 8-20 milion euro bruto (cmim shumice deri në San Foca të Lecce-s). Ne shqiptarët themi vëlla, vëlla, por qesja në mes. Kuptohet, që kushëriri i dytë nuk të fal për shuma të tilla. Lebërit me shkollim të kufizuar nuk mund ta kuptopjnë sesi ca shikas leshi të atij ?malokut?, Vishos apo vartësit e atij katundarit epileptik nga Shënepremtja e Gramshit mund të guxojnë t?i rebelohen minstrit Tahiri madje edhe Ramës vetë. Në këtë rast të vete mendja te batuta e atij filmit soc-realist: ?këtu ka tradhëti burra!? Në Shqipëri tradhëtia zakonisht paguhet me kokë, njëlloj si në Sicilinë e Korleonezëve.

tahiri-mbOperacioni anti kanabis i SHIK-ut dhe prokurorisë në aksin Treblovë-Vranisht ishte një kurth perfekt i  Berishës, që me një shkelm nga pas e hedh Tahirin në ?arenë?  mes ?luanëve? të uritur dhe njëkohësisht i krijon vështirësi serioze tezës së ndonjë diplomati miop për mbështetje të stabilitetit të Shqipërisë edhe te paratë e kanabisit. Tezë kjo e ngjashme me atë të kapiten Colby-t të OSS-së dhe Dr. Shelba-s në vitin 1946 për të mbështetur demokracinë e re italiane edhe te mafia në funksion anti Togliati anti Moskë. Nëse Berisha me anë të ?nënproduktit të kosit? dhe ?jaranit të Ollgës? nën i asistuar me qetësi e dashuri nga Kryeparlamentari Meta do ta detyrojë FNSH-në e Tahirit të asgjësojë minimumi 50 ton kanabis (në tharje e sipër) në trekëndëshin Krujë-Ishëm-Thumanë, një zot e di se cdo të ndodhë në Shqipëri para 16 tetorit ditës së zgjedhjeve në Malin e Zi.

Plehërat dhe Rama

Kryeminsitri Rama me sebepin e përkrahjes së industrisë ricikluese shqiptare e gëlltiti me qef të madh ?pështymën? e vitit 2013 për ndalimin e importit të plehërave. Një kthesë e tillë spektakolare nuk shpjegohet me dashurinë e Ramës për ricilkluesit shqiptarë, por me një marrëveshje me ?eksportuesit? italianë të plehrave italiane dhe jo vetëm. Bëhet fjalë për biznes prej dhjetra milionë eurosh fitime. Me të tilla shifra nuk bëhet shaka. Nëse Berisha arrin që me mjete legale ta sabotojë hyrjen në fuqi të ligjit për importin e plehërave, Kryeminsitri Rama realisht rrezikon kokën. Për shuma të tilla, për heqje qafe të plehërave të ndotura me bojëra të ndryshme,me mbeturina me përzjerje amianti, me mbeturina me përmbajtje metalesh të rënda, mbetje spitalore etj pazari është i leverdisshëm por dhe me shumë zarar. Nëse ?xhentëllmenët? italianë kanë planifikuar të dërgojnë në Shqipëri duke shfrytëzuar ligjin e Ramëes për plehërat edhe apratura të vjetra mjekësore të ndotura me radioaktivitet, kripëra e mbetje tretësirash rama-qukesqë emetojnë radiacion e ?plehëra? të ngjashme me këto, fitimet për tu ndarë në të dyja anët e Adriatikut janë përrallore. Në rast shkeje të kësaj marrëveshje xhentëllmenësh rreziku për Ramën e ngratë është vdekjeprurës. Ky nuk është një vizion apokaliptik, por një realitet i tmerrshëm. Rreziku për jetën e Kryeministrit tim është shumëfish më i madh dhe më probabël se ai i një atentati anti Ramë në vjeshtën e vitit 2010. Njërëzit, që qëndrojnë pas italianëve të plehërave janë shumëfish më gjakatarë se Tit Gjepali ndjesë pastë! Rama nuk mund t?i besojë  brockullave të Erionkës sëë bashkisë se përballë do ketë vetë ca veronezë leshi me emrat Gianpaolo, Andrea, Testi, Venturi apo Alfeo. Përballë ai do ketë MAFIEN më të pashpirt, më katile e më të rrezikshme, një mafie, që nuk dëgjon as këshillat e urta të Toto Rinos nga burgu, por ka filluar të bashkëpunojë edhe me kasapët e Daesh-it. Unë kurrsesi nuk besoj, që Kryeministri im cun mami që në adoleshencë të përballojë të tillë
kriminelë të hurit e të litarit. Kryeminsitri im, kur ishte kryebashkiak i plotfuqishëm i kryeqyteti për leje ndërtimi e tendera, detyrohej t?i kërkonte paraprakisht leje kriminelit të ndjerë Gina sa herë, që dëshironte të bënte qef me bukuroshen Magjistari. Një njeri që trembej nga Denis Gina a mund të përballojë trafikantët e mbeturinave radiokative?!

Kur langaraqi Ramiz Alia ia drodhi Kamorrës për depozitimin e mbetjeve radioaktive në Shqipër, sigurimsi Lorenc dhe zv/ministri i brendshëm, që mbulonte kontrabndën e cigareve dhe jo vetëm, desh shkuan për dhjamë qeni. Ishte vetëm ndërhyrja decisive e ?Mbretit të Biondeve? Michele Zaza, që ua shpëtoi jetën këtyre zorzopëve tanë, që e kishin garama-me-zagarerantuar Kamoprrën se mund të depozitonte në Shqipëri rehat rehat plehëra të ndotura me radioaktivitet. Përfundimisht jetën e këtyre dy sigurimsave tanë e shpëtoi gjenerali Ahmed Abdille, që organizoi depozitimin e mbetjeve radioaktive të Kamorrës në bregdetin somalez.

Nëse Berisha do arrijë edhe me plehërat suksesin e kanabisit të Treblovës unë dyshoj fort që geishat, kokainomanët, debilët e pederasët, me të cilat Rama ka mbushur pikat kyce të administratës shtetërore do t?i bëjnë derman Kryeministrit tim të pafat. Unë, gjithsesi jam plotësisht pozitiv se bodigardesha e gardës, që mban Rama për arësye të marëdhënieve me publikun, pra për spektakël, pa dyshim , do jetë e aftë të sigurojë jetën e Kryeminsitrit tim(Sic!)/GJERGJ THANASI





Lajmet e fundit nga