Fotot ekskluzive/ Policia gjobit makinën e deputetit Bashkim Fino
Patrulla e përgjithshme e policisë ka gjobitur makinën e dep...
Elvi FUNDO
Pazari i Korçës është një nga investimet e Qeverisë Rama, që duhet përshendetur, por pjesërisht. Një zonë e rrënuar u rindërtua, por kostot, cilësia e punimeve dhe abuzimi me fondet i përkasin asaj pjesës tjetër që është përtej fasadave të rikonstrukturara.
Por problemi nuk qëndron vetëm tek punimet me cilësi të dobët, kalldrëmi që në atë shesh edhe kur ishte i vjetër nuk ishte aq i keq, por mund tëe thuhet se ajo ndërhyrje e shpëtoi atë zonë që gati po rrënohej.
Problemi real tashmë nuk qëndron tek puna që ka bërë Bashkia apo qeveria. Përtej politikës mund të vlerësohet hap pozitiv. Problemi qëndron tek pasojat që po vuajnë bizneset, pronarët dhe qiramarrësit në ato dyqane.
Së pari shumë pronarë merrnin qiratë ku 250 apo ku 400 mijë lekë të vjetra, një page e mirë që vinte nga trashëgimia. Dikusht tjetër e përdorte një dyqan shiste mallra dhe fitonte një apo dy rroga duke shlyer edhe qiranë, edhe taksat edhe dritat, ujin e kështu me rradhë.
Prej dy vitesh kjo nuk ndodh më.
Një kohë e gjatë për tu rindërtuar. Bizneset u mbyllën dhe pritën rikonstruksionin. Kjo mbyllje kishte kosto për pronarët dhe qiramarësit, kosto e cila nuk u kërkua asnjëherë për shkak të investimit. Në rast se do shumëzojmë të ardhurat dhe kostot mujore të një dyqani duke i shumëzuar më totalin e bizneseve aty, në dy vite janë shumë më tepër se investimi real. Jo ai në shifra, ku futen dhe ?vjedhjet? dhe përqindjet e niveleve të ndryshme, nga tenderi tek realizimi.
Pra ka një kosto miliona euro të humbura, nga qiratë, tatimet, rrogat, sigurimet, taksat etj etj.
Por kjo nuk mjaftoi Bashkia e Korçës, ka filluar një tjetër sulm kërkon ti detyrojë që të punojnë siç do ajo, të shesin çfarë do ajo, ti hapin kur do ajo, tja japin me qira kur të thotë ajo, e kështu me rradhë.
Një skandal i pa dëgjuar më parë në demokraci. Një abuzim i pastër me ligjin dhe kompetencat e pushtetit vendor. Bashkia padrejtësisht ju heq pronarëve të drejtën e menaxhimit të pronës së tyre. Për këtë ka një zgjidhje.
Që të bëhet siç do bashkia, ajo mund ta shpronësojë pazarin, ta ktheje në pronë të saj dhe ta menaxhojë sipas idesë që ka, por kjo kushton miliona euro dhe Korça ka nevojë për gjera më thelbësore se disa dyqane që të shesin samarë gomerësh në 2016, në mes të një pazari.
Sot pronarët kanë fitim të munguar dhe bashkia nuk flet, por i detyron të paguajnë një taksë speciale si ato që vendosi diktatori Enver Hoxha në ?46. Për fasadën e rregulluar në një dyqan 20 m2, bashkia të ve taksën me të madhe po nuk e përdore, ose do e bësh siç thotë ajo. Këtu pronari sulmohet dy herë. Së pari që nuk bën dot aktivitetin që mendon, se dyti dhe po e la mbyllur do paguajë taksë. Sa e sa dyqane janë mbyllur në Korçë? Sa e sa janë hapur e spaguajnë hiç taksa e kështu me rradhë?
Këto janë politika që Bashkisë ndoshta nuk i sjellin asnjë shqetësim, por në dy vjet po demtojnë me qindra pronarë dhe biznesmenë që ushtronin aktivitet në këtë zonë. Mjafton që dikush ta padisë në gjykatë Bashkinë e Korçës dhe më pas Filos apo kujtdo tjetër do i duheshin buxhetet e disa viteve për të paguar dëmet e shkaktuara.
Veprimet arbitrare në pazarin e Korçës janë shkelje e të drejtave të njeriut. Këtë bësoj e dinë mjaft mirë drejtuesit vendore, por bizneset dhe qytetarët duhet të reagojnë duke kërkuar drejtësi në institucione, deri në Strasburg, për të ndalur përfundimisht pengmarrjen e pronës së tyre./CityNEWS
Patrulla e përgjithshme e policisë ka gjobitur makinën e dep...
Gjermanët në 1933 zgjodhën një piktor për Kryeministër, z. A...
Kreu i qeverisë duket të ketë një kompleks të madh me zonjat...
Dy mjete janë përplasur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka filluar të ketë probleme në t...
Në dukje mund të na ngjaj si një marshim i thjeshtë, por mun...
Kryeministri i vendit, dje nuk ishte vetëm. Vetëm ishin taks...
Botohet për herë të parë pas 72 vjetësh fotoja e rrallë në I...
Në një rrëfim për psikologen e “The Sun” një 21 vjeçar trego...
Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor në Korçë, ka...
Dy persona kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë,...
Përfundon takimi i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me kr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një ta...
Policia e Vlorës njofton se rreth orës 09:55, në lagjen “29 ...
IKMT ka nisur një operacion në Vlorë për shembjen e objektev...
Megjithë masat e rrepta për gjoba deri në arrestime që polic...
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri është përpjekur të dalë n...
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri në një prononcim për medi...
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri i pyetur për eksistencën ...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar: “Nuk i përgj...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një fabrike e përpunimit të drurit në Elbasan është përfsh...
Detaje të reja mësohen nga aksidenti i rëndë që u shënua n...
Dy aksidente janë shënuar këtë të martë në afërsi të Pogra...
Policia e Tiranës ka ndarë të dhënat zyrtare lidhur me aks...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...